Skandali i reklamave te Imamit vazhdon

Vijon skandali i reklamave shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes. Dikasteri i drejtuar nga ministri Imami ka shpenzuar 1 milion dollarë për të financuar media pranë qeverisë, duke i shpërndarë këto fonde si reklamë shtetërore. Ky skandal ka ndodhur pikërisht në muajin e fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme. Sipas dokumenteve të publikuara në media, në datë 21 maj, Ministria e Mbrojtjes, përkatësisht Qendra e Kulturës, xhiroi nga buxheti 99.9 milionë lekë për llogari të kompanisë “Zoom Event”, e themeluar në muajt e parë të këtij viti. Ndërsa një ditë më vonë, në datën 22 maj, kompania ne fjale, ia transferoi fondin nje tjetre,te quajtur, “Pro Image”. Kjo kompani ka shpërndarë fondin në media prefereciale. Mënyra e shpërndarjes së reklamës dëshmon se paratë e taksapaguesve shpërdorohen në mënyrë skandaloze. Pjesa dërrmuese e parave, ose mbi 71 për qind e tyre, kanë shkuar vetëm për një grup mediatik, “Media 6” që i përket televizionit “Klan”. Vazhdoni leximin

Aferë me tenderin 20 milionë euro?

20 milionë euro para, që do të paguhen prej taksapaguesve shqiptarë, po jepen në një tender që mbart me vete shumë dyshime dhe pikëpyetje mbi ligjshmërinë e tij.

Deputeti Alfred Dalipi denoncon nismen e ministrit te Inovacionit, Genc Pollo, që në kundershtim me ligjin ka lajmeruar zhvillimin e tenderit per ndertimin e rrjeteve te reja dixhitale te TVSH-së, ne nje kohe kur kjo nuk eshte kompetence e zotit Pollo, por e AMA-s ose ish-KKRT-se dhe qe po kryhet ne shkelje te ligjit te prokurorimeve publike.

“Ka dy momente për këtë prokurorim, që e bëjnë të paragjykuar dhe që e bëjnë tërësisht antiligjor. Shkelja e statusit të transmetuesit publik dhe tentativa për të kolektivizuar operatorët lokalë nëpërmjet rrjetit që duhet të realizojë Ministria e zotit Pollo, për llogari të Radio Televizionit Publik, për operatorët lokalë”, tha Dalipi. Vazhdoni leximin

Mazhoranca mban peng KKRT-ne

Edhe pse prej kohësh bënte thirrje për plotësimin e vendeve vakante në KKRT, mazhoranca ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit të Medias për këtë qëllim. Përmes një vendimi të paargumentuar, por të denoncuar nga opozita si të qëllimshëm për motive politike, deputetët demokratë kanë lënë bosh karriget e tyre në mledhjen e komisionit të Medias, ku në rend të ditës ishte parashikuar shpallja e vendeve vakante për plotësimin e AMA-s dhe Këshillin Drejtues të RTSH-së, përfshirë kryetarin e tij. Sipas kryetares së Komisionit parlamentar të Medias, Valentina Leskaj, bojkoti i PD-së është një vendim politik, për të mos i dhënë mundësi Kuvendit të plotësojë vendet vakante. “Arsyeja e mungesës së mazhorancës është mungesa e vullnetit politik, se padyshim këtu nuk është çështje e deputetëve, deputetët kanë marrë urdhër, është mungesa e vullnetit politik për të plotësuar vendet vakante dhe për t’i bërë të ligjshme, e theksoj, për ti bërë të ligjshme dy entet rregullatore mediatike, të cilat aktualisht janë të paligjshme për sa kohë që KKRT-ja vepron vetëm me përfaqësuesit e mazhorancës dhe Këshillit Drejtues të RTSH-së i ka mbaruar mandati një vit e gjysmë përpara, jo vetëm Këshillit Drejtues, por edhe drejtorit dhe një sërë institucionesh që derivojnë nga Këshilli Drejtues dhe nga kërkesa e këtij ligji,” tha Leskaj. Mbledhja e Komisionit të Medias ishte publikuar edhe në faqen online të Parlamentit.  Vazhdoni leximin

Sulmet qeveritare ndaj Top Channel, Unioni i Gazetarëve: Veprimet e drejtësisë, me qëllime politike

Unioni i Gazetarëve ka reaguar ashpër nëpërmjet një deklarate të shpërndarë të martën lidhur me veprimet e organeve të drejtësisë dhe Përmbarimit, ndaj ambienteve të televizionit Top Channel.

Aleksandër Çipa, kreu i këtij Unioni e konsideron rrethimin e studiove televizive me policë, si dhunë dhe presion psikologjik ndaj gazetarëve.

“Dënojmë aktin e rrethimit të një mjedisi, të një kanali kombëtar televiziv nga forca policore apo edhe forca përmbarimore. Ky është një akt që në një lloj pikëpamje reflekton një dhunë psiqike mbi gazetarët mbi një staf profesionistësh televizivë, mbi vetë audiencën që e dëshiron kaq shumë një kanal të tillë”, tha Çipa.

Në prag të zgjedhjeve elektorale, Çipa i konsideron këto veprime të organeve të drejtësisë, si qëndrime politike ndaj medias. Vazhdoni leximin

Ligj i dhunës së pushtetit ndaj mediave të pavarura

Valentina Leskaj

Së pari, duhet të them se projektligji që po diskutojmë nuk është thjesht një amendim i ligjit për mediat elektronike apo një bashkim i tij me ligjin për transmetimet numerike. Është një reformë e rëndësishme, që synon një rregullim të plotë të tregut audiovizual, në përputhje me direktivat e BE si dhe krijimin e garantëve ligjorë për lirinë e medias. Është kjo arsyeja që ne kërkuam një proces të hapur e të konsultuar, për të pasur një produkt cilësor. Falë insistimit tonë, projekti ka marrë konsulencën më përfshirëse me aktorë lokalë të interesit, operatorë mediatikë, organizata që operojnë në fushën e lirisë së shprehjes, në çdo hap të tij. Falë kërkesës së opozitës dhe përgjigjes së partnerëve ndërkombëtarë, ka marrë edhe një konsulencë shumë të specializuar ndërkombëtare. Gjej rastin t’i falënderoj BE, KE, OSBE, për mbështetjen që i kanë dhënë procesit dhe ekspertizën e specializuar që na kanë ofruar.

Synimi ynë për këtë projekt ligj, është harmonizimi me legjislacionin europian, veçanërisht detyrimet që burojnë nga MSA, e padyshim konsiderimi i nevojave të zhvillimit të shpejtë të teknologjisë së komunikimeve elektronike. Vazhdoni leximin