70 vjet në shqip Zëri i Amerikës

Nga Gjekё Gjonlekaj

 Kthimi i mendimit nё gjuhё, ka qenё dhe mbetet pa asnjё dyshim aksioni mё i madhёrishёm i njeriut. –Ismail Kadare.
Zёri ose tingulli qё prodhon njeriu nё grykёn e tij ёshtё njё dhunti e madhe natyrore. Nё “Fjalorin e Gjuhёs sё Sotme Shqipe” janё dhёnё shumё sqarime pёr zёrin, bile Faik Konica kishte bёrё njё shpjegim tё veçantё pёr zёrin e fuqishёm tё malёsorëve shqiptarё.
Sivjet me 7 maj nё Washington u pёrkujtua me nderime 70-vjetori i Zёrit tё Amerikёs nё gjuhёn shqipe. Nё kёtё pёrvjetor morёn pjesё shumё personalitete tё larta politike e diplomatike tё Shteteve tё Bashkuara dhe shumё shqiptaro-amerikanё. Shqiptarёt ruajnё shumё kujtime pёr kёtё zё tё dёgjuar. S’ka dyshim se ata qё punuan pёr VOA-SHQIP ruajnё edhe mё shumё kujtime. Vazhdoni leximin

Advertisements

Turqia, “gardiani më i keq në botë” i gazetarëve

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në Nju Jork, e cilëson Turqinë si “gardianin më të keq në botë” të gazetarëve.

“Winston Churchill ka thënë: Historia do të jetë e këndshme me mua, sepse kam ndërmend ta shkruaj. Por, kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, është më i padurueshëm. Ai do shtypin, i cili tradicionalisht ofron draftin e parë të historisë, të jetë i këndshëm me të. Gazetarët që nuk marrin parasysh këtë dëshirë, paguajnë çmim të lartë”. Kështu shkruan në hyrjë të artikullit gazeta prestigjoze “Times”.

Gazeta vë në pah se diskutimi i politikave kurde në Turqi ndiqet penalisht, në bazë të ligjeve të hartuara për kriminalizimin e propagandës terroriste. Dhe, Tayip Temel është një viktimë tipike. Qeveria ka përdorur punën e publikuar të Temelit, së bashku me bisedat e përgjuara telefonike me kolegë dhe burime të lajmeve, si prova kundër tij. Vazhdoni leximin

AK i drejtohet Berishës: Ndale dorën tinëzare ndaj Top Channel

akAleanca Kuq e Zi ka reaguar për vendimet e fundit për largimin e studiove të Top Channel nga ambientet e ish- ekspozitës “Shqipëria sot”.

Myslim Pasha, Sekretar i Përgjithshëm i AK, tha se Berisha po jep sinjale se nuk do e dorëzojë pushtetin me rotacion të natyrshëm.

“Në këtë vend ku janë kapur shteti dhe ku tregtohen pushtete,  sulmohet pushteti i tretë.

Në këtë vend kur Berisha i regjimit jep sinjale se nuk do ta dorëzojë pushtetin në një rotacion të natyrshëm, rijepet shenja tjetër, mësymje të segmenteve shtetërore të policisë ndaj Top-Channel sepse ka filluar fushata elektorale. Vazhdoni leximin

“Albanian Daily News” feston botimin e numrit të 5001-të

Gazeta “Albanian Daily News” organizoi një pritje me rastin e botimit të numrit të 5.001 të kësaj gazete pas 18 viteve përpjekjesh dhe një veprimtarie gjithnjë e në rritje nga ana e kësaj gazete, duke u bërë burimi më autoritar i lajmeve në gjuhën angleze në Shqipëri.
Në pritje morën pjesë ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit, Genc Pollo, gazetarë dhe të ftuar të tjera të veçantë.
Të ftuarit, pronarët dhe stafi i “Albanian Daily News”, patën një mundësi shumë të mirë për të takuar njëri-tjetrin në shoqërinë e një gotë vere dhe nën atmosferën e muzikës.
Shumë pjesëmarrës në pritjen e organizuar në këtë rast thanë gjatë mbrëmjes se “Albanian Daily News” duhet të ndihet krenare që ka qenë një burim i informacionit, si dhe një “tribune” ku ata mund të shprehin opinionet e tyre mbi çështjet e lidhura me marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe vendeve të tyre si dhe për çështje të tjera me interes. Vazhdoni leximin

Vlera e lirisë së medias

Nga Majlinda Bushja

“Është pranuar gjerësisht se Liria e Shprehjes ka një rëndësi të madhe themelore për realizimin e të drejtave të tjera… E drejta për Lirinë e Shprehjes ka të bëj jo vetëm me informacionin dhe mendimet që në përgjithësi konsiderohen të dobishme ose të rëndësishme por ka të bëjë me çdo lloj fakti ose opinioni që mund të komunikohet”, kështu thuhet në librin “ Liria e Shprehjes, Standardet Ndërkombëtare”(f 9-19).
Ndërkohë që unë mendoj se të thuash të vërtetën në liri ciladoqoftë ajo, kjo është liria e vërtetë, e të kesh frikë të thuash të vërtetën në liri kjo konsiderohet liri e cunguar. E të mendosh se je i lirë i rrethuar nga mungesa e saj nënkupton se e ke të deformuar në mendje konceptin e lirisë. Por cila është vlera e saj? Për të fituar lirinë në shekuj janë bërë shumë luftra, sepse çmimi i saj ka vlerën e jetës.

Shumëkush nga ne e ka të qartë në mendje se, mungesa e lirisë është varfëri sepse sjell varfëri, jo vetëm ekonomikisht por edhe mendërisht, sepse prej mungesës së saj njeriu gjithmonë sheh afër, asnjëherë larg. Por sa të lirë jemi ne sot në Shqipëri pas më shumë se 20 vjet demokraci, sa të lirë ndihemi brenda lirisë sonë? Kjo është një pyetje që çdokush duhet t’ia bëj vetes së vet, pasi liria e vërtetë është e rëndësishme sepse na bën të jemi më kritik, e të qenit kritik na ndihmon të vetëkorrigjohemi dhe të ecim vërtet përpara. Vazhdoni leximin