Shtypja e medias në Turqi

Shtypi turk është kritikuar fuqishëm brenda vendit dhe në botë për mënyrën se si i mbuloi trazirat politike në Turqi – mbulim që u karakterizua nga vetë-censura si pasojë e presionit qeveritar. Megjithatë, autoritetet turke janë duke vazhduar të ushtrojnë presion mbi mediat e vendit.

Sindikata e gazetarëve turq pretendon se 22 gazetarë janë pushuar nga puna lidhur me mbulimin e protestave anti-qeveritare, ndërsa 37 të tjerë janë detyruar të japin dorëheqjen.

Gazetat e ekstremit të majtë janë bastisur nga policia dhe gazetarët janë ndaluar në bazë të ligjeve anti-terrorit. Kryeministri Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar vazhdimisht median lokale dhe ndërkombëtare se ka qënë pas kryengritjes si pjesë e një konspiracioni kundër tij dhe partisë AK në pushtet. Por, sipas Asli Aydistasbas, gazetar për rrjetin CNN në turqisht, shtypja është zgjeruar edhe tek mediat kryesore. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Kongresi duhet ta miratojë mburojën ligjore për gazetarët

Presidenti Barack Obama duket se është me dy mendje kur kemi të bëjmë me lirinë e informacionit dhe rolin e shtypit, shkruan në fillim të editorialit të vet, e përditshmja Washington Post, dhe shpjegon se në ditën e parë në zyrë, ai e kishte shprehur përkushtimin e administratës së tij për “krijimin e një niveli të paprecedent të hapjes në qeveri” dhe aktualisht ka deklaruar, gjatë një fjalimi, se shtypi i lirë është esencial për demokraci.

Njëherësh, administrata e zotit Obama ka udhëhequr fushatën më të gjerë kundër rrjedhjeve në një periudhë aktuale që e mbajmë mend, meqë ka pasur dy herë më tepër akuza se në të gjitha administratat e mëparshme së bashku.

Derisa, të dy këto ide mund të mbahen fuqishëm nga presidenti, ato janë në konflikt. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

Burrecat dhe mediat po vrasin gratë shqiptare!!!

b-gjikondiNga Brizida Gjikondi

Ky është nga ato shkrime që fjalët të bëhen lëmsh në fyt dhe në mëndje dhe nuk di nga ta kapësh fillin.

Gratë që hanë dhe tashmë shtohen me një ritëm makabër, ritëm skizofren, ritëm që veç burrecat e një vendi (jo shteti) barbar mund ta arrijnë.

Nuk po dua të imagjinoj skenën e fundit të jetëve të tyre, ankthin, tmerrin, sytë e shqyer dhe vetminë makabre, nuk po dua të imagjinoj, por vuajtjen, ankthin dhe frikën i kam në sy dhe në shpirt.

Armata e hiç-ëve

Një lukuni kaotike shqiptarësh arsimohen prej vitesh në fusha universitare si psikologji, sociologji, punonjës socialë etj, por kjo lukuni e çorganizuar në strukturën dhe thelbin e saj kurrë nuk i uli të ndenjurat dhe të studiojë pikërisht këtë fenomen kaq kriminal shqiptar, fenomenin e shqyerjes dhe krimit në familje sidomos atë të vrasjes barbare ndaj grave. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

Dhunohet ekipi i Top Channel, filmoi një grup personash që s’lejonin zgjedhësit e majtë të votonin

Një ekip i Top Channel në Laç, i cili po punonte për raportimin e procesit elektoral është dhunuar nga një grup njerëzish ende të paidentifikuar.

policia1Gazetarja e Top Channel, Arta Berisha, raportoi pak minuta më parë se një grup personash kanë sulmuar fizikisht operatorin Lorik Bajrami, ndërsa i kanë thyer kamerën me të cilën po regjistronte.

Sipas Berishës shkak për këtë sulm është bërë sepse ekipi po xhironte, kur ky grup personash iu thoshte zgjedhësve në qendrën e votimit në Sanxhak, se nëse ishin të majtë nuk mund të hynin të votonin e nëse ishin të djathtë, po.

Ky moment është filmuar nga operatori Bajrami, e me ta pikasur këtë gjë, ky grup personash reagoi menjëherë duke sulmuar punonjësin dhe duke shkatërruar tërësisht kamerën. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

Edi Rama dhe “dumsalistët” e medias

s-berisha5Nga Petrit Qejvani

E ndjej te nevojshme të shpjegoj kuptimin ë termit “dumsalistë”, i krijuar për analogji me termin “dumbabistë”, një term që për njerëzit e shkolluar, që lexojnë letërsi artistike apo historike, është i njohur dhe nënkupton fanatikët haxhiqamilistë, që donin “Babën” (Sulltanin), pikërisht atëherë kur forcat progresive shqiptare kërkonin europianizimin ë Shqipërisë. Dumsalistët janë ata që duan me çdo kusht Saliun, sulltanin tonë. Tani mund të vazhdojmë me shtjellimin ë shkrimit.

Sa më shumë afrohet 23 qershori, aq më e nxehtë bëhet fushata elektorale, shtohet arsenali i mjeteve luftarake si dhe aktivizohen të gjitha rezervat njerëzore dhe materiale. Në këtë drejtim shquhet veçanërisht qeveria dhe dervishët ë saj mediatikë. Është shfaqur kështu një specie e re, dumbabistët dumsalistë ose ushtarët e propagandës së regjimit. Ata riciklohen herë pas here, si tani, në prag të ndryshimeve të mëdha. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema