Roli i medias në fushatën elektorale

Frank Shkreli

Disa ditë më pare, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani pati një takim me përfaqësues të medias shqiptare gjatë të cilit udhëheqsi shqiptar vlerësoi si të pazëvendësueshëm rolin e medias në zhvillimet demokratike të vendit dhe theksoi “kontributin parësor”, të medias në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare.Roli i medias është gjithmonë aktual, por siç u tha edhe presidenti Nishani përfaqësuesve të medias shqiptare javën që kaloi, ky rol bëhet edhe më i rëndësishëm gjatë fushatës së zgjedhjeve, ndërsa zgjedhësit presin nga media që të informojë publikun mbi politikën, fushatën dhe zgjedhjet, në mënyrë objektive dhe të paanshme. Detyra, dhe në të vërtetë arsyeja se pse ekziston shtypi ose media e lirë –sidomos gjatë një fushate elektorale — është që t’i japë publicitet fushatës dhe zgjedhjeve demokratike, duke u komunikuar zgjedhësve çështjet me rëndësi me të cilat përballet vendi dhe për të cilat duhet të interesohen votuesit, nëqoftse dëshirojnë të jenë të mirë-informuar se në favor të cilti kandidat ose parti të hedhin votën e tyre. Vazhdoni leximin

Advertisements

DASH: Presioni politik ka censuruar median në Shqipëri

Vazhdon zbardhja e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi respektimin e të drejtave të njeriut në Europë dhe Ballkan, e mbi të gjitha në Shqipëri në “Telegraf”. Në këtë numër do të paraqesim observimet dhe kritikat që ka hedhur DASH mbi lirinë e fjalës dhe shtypit në Shqipëri. Sa të varura apo pavarura janë mediat shqiptare nga politika dhe biznesi? Pse i trembën zyrtarëve shtetërore gazetarët shqiptarë? Të gjitha këto do t’i gjeni të zbardhura mëposhtme.

Liria e Fjalës dhe Shtypit
Kushtetuta parashikon lirinë e fjalës dhe të shtypit, dhe qeveria përgjithësisht i ka respektuar këto të drejta. Megjithatë, pati raportime që qeveria dhe bizneset kanë ndikuar dhe kanë ushtruar presion tek media.

Liria e fjalës: Individët në përgjithësi mund ta kritikonin qeverinë publikisht ose privatisht pa reprezalje, edhe pse megjithatë ka pasur disa përjashtime. Ka pasur raporte se disa punonjës të administratës e kanë pasur të detyrueshme për të marrë pjesë në mitingjet e qeverisë, përfshirë këtu edhe faktet që qeveria ka transportuar nëpunësit civilë në zonat jashtë Tiranës për të marrë pjesë në një miting të Partisë Demokratike. Vazhdoni leximin

Republika Islamike e Iranit arreston korrespondentët e VOA-s dhe të BBC-së

arrestimi-iranFotot e gazetarëve iranianë të arrestuar — marrë nga portali i organizatës për mbrojtjen e gazetarëve, Korrespondentët pa Kufij.

Nga Frank Shkreli

Mediat ndërkombëtare dhe organizatat për mbrojtjen e gazetarëve njoftuan të djelën për arrestime të reja gazetarësh në Iran, përfshirë edhe korrespondentët e Zërit të Amerikës dhe BBC-së, dy enteve të mëdha të lajmeve ndërkombëtare, të akuzuar për bashkpunim me media të huaja në gjuhën persisht dhe për lidhje, me ato që Irani cilëson, si grupe dhe media ”kundër-revolucionare”, që sipas autoriteteve iraniane bashkpunojnë me kundërshtarët e regjimit. Regjimi i Teheranit i konsideron entet ndërkombëtare të lajmeve, siç janë Zëri i Amerikës dhe BBC-ja, si organizata armiqësore. Lajmet bëjnë të ditur se shumë iranianë dëgjojnë dhe shikojnë programet radio-televizive në gjuhën persishte të Zërit të Amerikës dhe të BBC-së. Vazhdoni leximin

Një vit vdekjeprurës për gazetarët

Frank Shkreli

censura1Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (KMG),  (Committee To Protect Journalists),  një organizatë jo-fitimprurëse me qëndër në Nju Jork e cila promovon lirinë e shtypit dhe mbron të drejtat e gazetarëve, në një raport të posaçëm thotë se viti 2012 ishte një ndër vitet më vdekjeprurëse për gazetarët anë e mbanë botës.   Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se numëri i gazetarëve të arrestuar është më i larti ç’prej vitit 1990, duke identifikuar 232 gazetarë të burgosur anë e mbanë botës, 53 më shumë se vitin e kaluar.   Raporti thotë se burgimet e shumta të gazetarëve gjatë vitit 2012 në Turqi, në Iran dhe në Kinë e kanë ngritur numërin e gazetarëve të arrestuar në një nivel rekord.   Këto tre vende që sipas KMG,  janë vendet më të këqia për të punuar si gazetar dhe përdorin ligje të paqarta për veprimtari anti-shtetërore kundër gazetarëve.  Vazhdoni leximin

Urimet më të mira “Fiksit”

“Sot emisioni i famshëm investigativ “Fiks Fare” kremton 10-vjetorin e transmetimit të emisionit të parë të tij. Nën drejtimin e një Sot emisioni i famshëm investigative “Fiks Fare” kremton 10-vjetorin e transmetimit të emisionit të parë të tij. Nën drejtimin e një mjeshtri të humorit dhe një gazetari të madh si Filip Çakuli, ky emision investigative, që ditën e parë u bë mjaft i dashur për shqiptarët dhe mbi të gjitha i domosdoshëm. Gjetja interesante me humor dhe satirë për të goditur dukuritë negative të një shoqërie me probleme të shumta, me një korrupsion galopant, me një kaos të paparë në qeverisje dhe në segmente të ndryshme të shoqërisë, Fiksi ka krijuar një profil të vetin, të papërsëritshëm dhe të pakrahasueshëm më asnjë emision tjetër televiziv në Shqipëri. Vazhdoni leximin