Mediat sociale mund të dëmtojnë tregjet e aksioneve

Twitter ka deklaruar se do të marrë masa, që të mos ndodhin më situata si ajo e vitit 2003, ku për shkak të një statusi, Wall Street pësoi dëme të mëdha. Por, cili është roli e mediave sociale në tregjet e aksioneve?

Bursa e Frankfurtit mund të jetë një nga më të mëdhatë në botë, por me rreth 30 njerëz, që punojnë aty, është e vështirë të besohet se ata mund të qarkullojnë miliona dollarë. Kjo për shkak se transaksionet janë automatike.

“Është si shpërndarja, që bëhet në sektorin e aviacionit, ku kompanitë punësojnë autopilotët”, thotë Miroslav Budimir, ekspert për kapitalin e tregjeve në kompaninë Deutsche Borse, e cila zotëron edhe bursën e Frankfurtit. Vazhdoni leximin

Advertisements

KQZ urdhëron operatorët radiotelevizivë: Korrigjoni spotin e Ramës, gabim me shifrat për taksat

kqz6Florenc Drizari

Bordi i Monitorimit të Medias për reklamat në fushatë elektorale

Lleshi: Operatorët Top Channel, Tv Klan, News 24, Top news të identifikojnë qartë sasinë e lekëve për të cilat flet spoti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të urdhëronte disa operatorë radiotelevizivë kombëtarë dhe privatë që të ndërhyjnë në korrigjime shifrash, lidhur me spotin elektoral të Partisë Socialiste për uljen e taksave. Vendimi i KQZ-së edhi pas rekomandimit të anëtarëve të Bordit të Monitorimit të Medias gjatë shqyrtimit të raportit të parë të tyre. Vazhdoni leximin

Spiunimi ndaj agjencisë “Associated Press”

Administrata Obama ka dështuar në ofrimin e një justifikimi të besueshëm për konfiskimin e regjistrimeve telefonike të gazetarëve dhe redaktorëve të agjencisë “Associated Press”, shkruan gazeta “New York Times”.

Të premten, Departamenti i Drejtësisë ka bërë të ditur se ka hulumtuar me muaj të tërë nëpër regjistrimet e AP-së, një prej organizatave më të vjetra dhe më me reputacion të lajmeve.

Zëvendësprokurori i përgjithshëm, James Cole, nuk ka ofruar ndonjë shpjegim të mëtejshëm, por vetëm ka thënë se hulumtimi ka qenë pjesë e “një hetimi penal, që përfshin materiale të klasifikuara” nga fillimi i vitit 2012. Vazhdoni leximin

Ku vendoset kufiri

Jonathan Frëdland

liria2Speciale/ Në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave

Hebrenjtë janë më se të lumtur të dëgjojnë mendimet e kritikëve të tyre dhe t’u përgjigjen atyre nëse këta kritikë dëshirojnë që hebrenjtë të mbijetojnë dhe të lulëzojnë.

Hebrenjtë dhe liria e shprehjes? Duket si fillimi i një barcalete. Forma më e parashikueshme do të ishte sikur barcaleta të vazhdonte: “Gjeni dy hebrenj dhe do të gjeni tri mendime”. Nëse hebrenjtë janë populli i librit – ata janë edhe populli i fjalës, i fjalisë dhe i paragrafit. I gjithë qytetërimi hebre është ngritur mbi bisedën dhe argumentimin. Liria e shprehjes nuk është thjesht një e drejtë që hebrenjtë e kërkojnë dhe i gëzohen, por është diçka shumë pranë vetë të qenit hebre. Vazhdoni leximin

Raporti vjetor i KKRT-së në Komisionin e Medias

kkrt2Florenc Drizari

Endira Bushati: Operatorët radiotelevizivë nuk shlyejnë detyrimet. Mark Marku: PS të plotësojë vendet në KKRT

Kryetarja e KKRT-së: Rojet private të antenave në Dajt nuk lejojnë inspektorët e KKRT-së të hyjnë brenda.

Valentina Leskaj: Nëse ka vakanci, kjo s’do të thotë anëtarët e KKRT-së të shkelin ligjin

Raportimi vjetor i drejtuesve të Këshillit Kombëtare të Radios dhe Televizionit u shoqëruar me debate dhe akuza të forta mes përfaqësuesve KKRT-së dhe anëtarëve të Komisionit Kuvendor të Medias. Kryetarja e KKRT-së, Endira Bushati theksoi pamundësinë fizike të këshillit për monitorimin e 250 mediave në të gjithë territorin e vendit, ndërsa i bëri thirrje disa prej operatorëve radio-televiziv në vend që të respektojnë detyrimet e tyre për pagesat vjetore që kanë, për ushtrimin e licencave. Vazhdoni leximin