Koha kur të gjithë analistë-opinionistët gabuan rëndë

Në emisionet  e stërzgjatura të News 24 -`Emisioni 360`, në debatet snobiste të zvargura  të Klan-it tek Blendi Fevziu, ne emisionet top-top si turvy (rrokopjekthi) të Top channel, si dhe në stacionet e tjera televizive, u pa qartë se parashikimet partiake të këtyre analistëve të thekur,  ashtu dhe  sondazhet nga firma të mirëpaguara nga partitë e mëdha, gabuan katërcipërisht në vlerësimin e votës së popullit.

Vota e sovranit nuk u përkthye dot as nga politika, as nga profesionistët e medias së shkruar, dhe nga disa `analistë` të  shkundur .

Përse nuk u përkthye dhe përse nuk u kuptua që vota do të shkonte masivisht majtas në të 12 qarqet e Shqipërisë, por u mendua ashtu si dhe e pamë disa ditë përpara zgjedhjeve,  me rezultate të ngushta e  me komente nga më të cuditshmet? Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Sot

ERT nuk do të mbyllet, magjistratura anulon vendimin

ert1Athinë – Magjistratura greke shpëton transmetuesin  kombëtar ERT. Pasditen e së henës  drejtësia  greke vendosi të anulojë vendimin  për mbylljen e radiotelevizionit publik ERT. Gjykata e Apelit ishte duke proceduar me cështjen  e  sjellë para saj nga sindikata e punonjësve të  ERT.  “ERT” nuk transmeton më asnjë program dhe në frekuencat ku dikur ishte sinjali i Televizionit Publik Grek, tashmë shfaqin vetëm lajmërimin  “nuk ka kanal”. E ardhmja  e “ERT”-së, rrezikon  të zhysë Greqinë në një krizë të re politike  ndërsa ka shkaktuar protesta masive në kryeqytet.

ERT u mbyll papritur  në fillim të javës së kaluar e  kryeministri Antonis Samaras  ka propozuar  hapjen e një  televizioni më të vogël duke akuzuar hapur stacionin  publik për shpërdorim fondesh dhe korrupsion.

nga moderatori Postuar te Sot

Pirateria, bankat dhe call center në listën e zezë të ZSHDA

Mosrespektimi i të drejtës së autorit në vendin tonë vijon të mbetet një problem, i cili prej shumë vitesh ka bërë që të ketë një vëmendje ndaj autorëve dhe krijuesve të cilët jo pak herë denoncojnë dhe vjedhjen e produktit të tyre intelektual. Pirateria në Shqipëri është në muzikë, filma, botime, programe të ndryshme televizive, etj, dhe përballë kësaj situate drejtori i ZSHDA, Mujë Buçpapaj tregon se jo vetëm se janë rritur masat ndëshkuese ndaj gjithë atyre që shkelin pronën intelektuale, por shumë rëndësi ka marrë këto muaj dhe një fushatë sesibilizimi. Drejtori Mujë Buçpapaj ndërsa pranon se ka jo pak problem në këtë fushë me të drejtën e autorit, pohon se zyra që ai drejton është e vendosur që në vendin tonë të zbatohet ligji mbi pronën intelektuale, dhe në këtë drejtim sipas tij është punuar jo pak, jo vetëm me 4 agjencitë e administrimit kolektiv, por dhe me subjekte përdorues. Por ndërsa më herët muzika apo prodhimi kinematografik ka qenë më shumë i piratuar, gjatë viteve të fundit drejtori Buçpapaj pohon se rritja e përdorimit të internetit ka shtuar jo pak këtë problematikë. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

KQZ kërkon bllokimin e spoteve të PS kundra Berishës, bordi i mediave në shërbim të PD

kqz5Katër anëtarë të djathtë të Bordit të Monitorimit të Medias, kërkuan dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të bllokojë një spot publicitar të Partisë Socialiste, që transmetohet në media gjatë fushatës kundër qeverisë Berisha. Në mbledhjen e ditës së djeshme të KQZ, anëtarët paraqitën kërkesën duke arsyetuar se gjatë monitorimit të medias, anëtarët e bordit kanë vërejtur se reklama e PS për taksën e sheshtë bie në kundërshtim me ligjin e radiotelevizionit. “BMM pas monitorimit të përgjithshëm vëren se spoti i Partisë Socialiste që transmetohet nga operatorët televiziv që ka të bëjë me uljen e taksave dhe ku thuhet shprehimisht taksa e sheshtë ka rrënuar shqiptarët, një mësues paguan çdo muaj 42 mijë lekë më shumë prej taksës së sheshtë bie në kundërshti me ligjin 84/10 për radiot dhe televizionet publike dhe private. Mbështetur në konstatime vërehet se kjo reklamë është mashtruese dhe keqpërdoren në vlerën në lekë dhe mashtron konsumatorin. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

Gazetarët, në protestë kundër vendimit të KQZ për kasetat e montuara

Unioni i Gazetarëve ka protestuar dje para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kundër vendimit të këtij institucioni për pranimin e kasetave të montuara nga partitë politike. Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, apeloi të anulohet ky vendim e të ndalohet kjo praktikë në emër të raportimit të ndershëm e të pavarur.“Në emër të solidaritetit për një raportim të paanshëm dhe të pavarur dhe të drejtpërdrejtë nga mjedisi dhe terreni zgjedhor Unioni i Gazetarëve proteston para KQZ, për ta anuluar këtë lloj vendimi. Për të krijuar një negocim midis editorëve shqiptarë dhe përfaqësuesve institucionalë të KQZ që kjo praktikë të ndërpritet, se është një sjellje e shëmtuar e marrëdhënies që krijohet mes dy pushteteve, midis pushtetit politik dhe atij mediatik për llogari dhe interes të elektoratit shqiptar. Në emër të gazetarëve Çipa kërkoi që vendimi të mos hyj në fuqi. “Ne kërkojmë si Union që ky vendim të zhbëhet, të griset për të mos pasur forcë vepruese dhe për më tepër që të mos kthehet në një praktikë të përditshme të operimit midis selive partiake dhe enteve mediatike në Shqipëri”, tha kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot