Alba Malltezi merr çmimin e gazetarisë së Mesdheut

a-malltezi2TIRANE –  Alba Malltezi, merr çmimin e gazetarisë “Caravella del Mediterraneo”, akorduar nga Presidenti Italian Napolitano për gazetarët e pellgut të Mesdheut, krah disa personaliteteve të gazetarisë italiane dhe të vendeve të tjera të pellgut të Mesdheut.

Ceremonia për dhënien e çmimit mbahet me 7 shtator në qytetin e Otrantos.

Me Alba Malltezin e Free and Fair Media Group (Shqiptarja.com & A1Report), në edicionin e pestë të “Caravella del Mediterraneo” vlerësohen edhe disa gazetarë të RAI-it :Aldo Maria Valli Marcello Favale, Francesco Giorgino, Salvatore Della Rocca gazetar i “Corriere del Mezzogiorno”, Alessandro Barbano Drejtor i gazetës “Il Mattino”, Giuseppe Borsellino “Italpress”, Silvana Gaudio gazetare Ansa, Pino Pisicchio editorialist i il Tempo dhe regjisori Daniele Vicari i cili realizoi filmin dokumentar, shumë të vlerësuar «La nave dolce».  Vazhdoni leximin

Advertisements

Fyle: Progres në lirinë e medias por do hetohen rastet e dhunës

fyle2Anila Basha

BRUKSEL-  Liria e medias në këto dy vite, nga konferenca e fundit “speak up” e majit 2011 deri më tani, është përkeqësuar. Këmbanat e alarmit duhet të bien për qeveritë, shoqërinë civile, politikanët, ndërkombëtarët dhe vetë gazetarët. Ka shumë probleme dhe duket se situata nuk mund të zgjidhet as në Vjenë, as në Bruksel e as në Strasburg.

Alarmin e dha dje në konferencën “Speak Up”, Dunja Milatovic, përfaqësuesja më e lartë e OSBE për lirinë e medias, e ftuar nga zyrtarët e Komisionit Evropian në Bruksel në këtë aktivitet njëditor. “Marrëveshjet ndërkombëtare, nuk janë një zgjedhje për qeveritë, por janë të detyrueshme” tha zonja Milatovic, duke nënvizuar nën prezencën e 400 gazetarëve nga Ballkani dhe Turkia, dhe në prezencë të komisionerit Fyle se sidomos ndërkombëtarët, duhet të kuptojnë se kjo nuk është “liri për median”, por “liri për të gjithë”. Vazhdoni leximin

Abdullai dënon Bollinon: I prishi Olldashit imazhin brenda PD

dok3TIRANE – Ishte 9 nëntor 2011. Prej pesë ditësh kishte dalë në treg gazeta e re e përditshme Shqiptarja.com themeluar nga Alba Malltezi (ish-kryeredaktore e News24) dhe nga Anila Basha (ish-drejtoreshë e “Gazeta Shqiptare”).

Eshtë një grup i ri editorial i pavarur, të cilit i bashkohen shumë gazetarë të tjerë që kishin punuar prej shumë vitesh te “Gazeta Shqiptare”, News24 dhe Balkanweb dhe që nuk donin të punonin në atë grup që nga 11 maji 2011 u ble nga dy biznesmenë shqiptarë. Ishin dhe janë gazetarë që duan të rrinë të pavarur.

Një koncept që e ka frikësuar gjithmonë Sali Berishën dhe shumë nga ministrat e tij, duke filluar nga Sokol Olldashi, të cilët një gazetar të pavarur e konsiderojnë “armik”. Vazhdoni leximin

Kasetat e montuara, Totozani mbështet Unionin e Gazetarëve

i-totozaniTIRANË – Avokati i Popullit, Igli totozani u dha mbështetjen Unionit të Gazetarëve Shqiptarë lidhur me protestën e bërë dy ditë më parë për vendimin e KQZ që mediat private mund të pranojnë nga partitë politike kasetat e tyre të montuara nga aktivitetet elektorale.

Kryetari i Unionit Aleksandër Çipa dhe drejtorja e “Shqiptarja.com”, Anila Basha kanë ngritur para Totozanit të gjitha shqetësimet që kanë ardhur nga meiat në vend pas vendimit të KQZ.

Çipa shprehu shqetësimin se këto vendime jo vetëm që cënojnë pavarësinë e informimit publik, por shkelin dhe Kushtetutën në nenet për të drejtën e informimit. Vazhdoni leximin

Fushata, monitorimi i RTV: Më mirë në Tiranë, më keq lokalet

kqz4TIRANË – Raporti i Bordit të Monitorimit të Medias, i cili u lexua në mbledhjen e KQZ-së nga përfaqësuesi i Bordit të Monitorimit të Medias, theksoi se nga data 24 maj, kur ka filluar fushata e deri më 30 maj, rezulton se puna e bordit përgjithësisht ka qenë efektive, por nga analizat e përditshme ditore të bordit, rezultoi se disa operatorë duhet të bëjnë plotësimet e nevojshme sipas Kodit Zgjedhor.

Bordi vërejti se përgjithësisht janë respektuar minutazhet e vëna në dispozicion, por ka minuta për t’u plotësuar nga thuajse gjithë televizionet e mëdha në vend. Më shumë probleme janë vënë re te operatorët radio-televizivë të rretheve. Vazhdoni leximin