AMA shkel rëndë ligjin

Me strukturë të cunguar dhe në mungesë të pothuajse gjysmës së anëtarëve, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka deklaruar hapjen e procedurave për praktiken e përcaktimit të operatorëve strategjikë dhe historikë.

Bëhet fjalë për atë që në gjuhën teknike quhet ‘Beaty Contest’, që do të thotë hapja e proçedurave për liçencimin e rrjeteve numerike kombëtare. Por kjo procedurë në ligjin e ri të medias kërkon shumicë të cilësuar prej 5 votash nga një përbërje prej 7 anëtarësh të ish-KKRT-së, që tani njihet si AMA.

Prej disa muajsh, ky institucion ka të ligjshëm vetëm katër anëtarë, ndërsa anëtarit të pestë, Gent Ibrahimit i ka përfunduar mandati përpara se ligji i ri të hynte në fuqi. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Garda e Republikës kërcënon ekipin e Fiksit

tuneliNjë grup xhirimi i emisionit “Fiks Fare” është ndaluar dhe kërcënuar nga Garda e Republikës si edhe i janë sekuestruar pamjet filmike të xhiruara në inaugurimin që kryeministri i vendit i bëri tunelit të Krabës paraditen e së dielës.

Operatori Eno Çuçallari është ndaluar të xhirojë pak momente para se të nisë fjalimi i kryeministrit, ndërsa në kërcënim e sipër i kanë marrë edhe kasetën që kishte xhiruar mitingun e organizuar me këtë rast nga Partia Demokratike.

Mesa duket këtë radhë shqetësimi nuk ka qenë pjesëmarrja në mitingje, e cila ka kohë që është në investigimin e emisionit “Fiks Fare”, por lëvizjet dhe përgatitja e vetë kryeministrit përpara fjalimit që do të mbante me këtë rast. “Fiks Fare” do ta ketë në fokusin e saj në emisionin e të hënës, si edhe do të zbulojë mënyrën se si u urdhërua për kërcënimin dhe sekuestrimin e kasetës filmike. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Projekti i çadrave: KQZ nxjerr mediat live jashtë institucionit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur disa çadra jashtë ambientit të godinës me qëllim që të krijojë hapësira për mediat televizive për të transmetuar live mbi situatën në ditën e 23 qershorit. Një vendim i çuditshëm, i cili ka befasuar çdo përfaqësues të medias, pasi për herë të parë në këto zgjedhje, mediat do të jenë jashtë ambientit të KQZ-së. Burime nga KQZ-ja theksuan se kjo gjë ndërmerret që të mos prishen ambientet në ditën e zgjedhjeve. Ky ishte argumenti që bën që mediat live të qëndrojnë jashtë në tendat që të kujtojnë takimet Gedafit nën efektin e temperaturave të larta. Mënyra se si është menduar që mediat të lihen jashtë duket se nuk krijon kushte të përshtatshme për gazetarët, të cilët do t’i duhet të përballojnë dhe ditën e nxehtë të 23 qershorit, jo vetëm atë të barometrit politik, por edhe të temperaturave të së dielës së ardhshme. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Raporti i OSBE-së: KKRT-ja dhe RTSH-ja, instrumente politike të mazhorancës

Mijatoviç: Diskriminim financiar me reklamën shtetërore

mijatovic5Dunja Mijatoviç, përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, gjatë paraqitjes së raportit të saj për periudhën 30 nëntor 2012-qershor 2013, ku flitet edhe për Shqipërinë, nënvizon shqetësimin se KKRT-ja dhe Radio Televizioni Shqiptar rrezikojnë të mbeten instrumente politike të pushtetit. “Më 1 mars i shkrova kryeministrit Sali Berisha, duke i shprehur shqetësimin mbi projektligjin e transmetimeve numerike, duke treguar se ligji, ashtu siç ishte miratuar nga Komisioni për Edukimin dhe Masmedian dështoi për t’i kërkuar organizmave kryesore të përfshira politikisht për Rregullatorin e Transmetimeve Kombëtare, KKRT dhe Transmetuesin publik RTSH, për pasojë duke rrezikuar që të dy institucionet të mbeten instrumente politike për shumicën parlamentare. Zyra ime do të vazhdojë të vëzhgojë zbatimin e legjislacionit të ri”, thotë Mijatoviç. Gjatë vizitave në Shqipëri, Dunja Mijatoviç ka përmendur diskriminin financiar që u bëhet mediave me reklamën shtetërore. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

“Çmenden” partitë, hedhin 850 mijë USD për një javë

rama-obama

Ard Kola

Reklamat në TV, PD paguan më shumë, por Rama del më tepër

Bie në sy fakti se Televizioni Publik Shqiptar është më pak i “preferuar” nga forcat politike

Televizionet – 8 janë stacionet televizive të monitoruara: “Top Channel”, “Top News”, “Vizion Plus”, “Klan TV”, “ABC News”, “Ora News”, “News 24” dhe TVSH-ja

Ishte parashikuar se do të bëhej “nami” me fushatën sa u takon fondeve dhe ja ku vijnë të dhënat paraprake nga monitorimi i kryer vetëm për një javë. Lëvizja “Mjaft!”, me mbështetjen e ambasadës holandeze në Tiranë dhe zyrës së marrëdhënieve me publikun e ambasadës së SHBA-së, publikoi dje shifrat e shpenzimeve të partive kryesore në garën e zgjedhjeve të 23 qershorit, bazuar në numrin e spoteve, minutat, sa herë janë shfaqur dhe tarifat. Drejtuesit e projektit thonë se rezultati final ka dalë nga informacionet e marra në rrugë zyrtare dhe përkon me periudhën 23 deri më 31 maj. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip