Skandali i AMA-s, Bushati refuzon të përgjigjet për licencimin

Endira Bushati, kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive, refuzon t’u përgjigjet pyetjeve të ngritura nga “Top Channel” se si po kryhet procesi i licencimit të rrjeteve numerike. Në një njoftim të zëdhënësit të AMA-s mbrëmjen e së premtes bëhej me dije se, zonja Bushati do të dilte në një konferencë shtypi. Por paraditen e së shtunës, me sa duket, ajo ndërroi mendje duke mos dalë vetë e kështu duke mos i dhënë mundësi medias për t’i drejtuar pyetje. “Në kushtet kur AMA ka ftuar televizionin ‘Top Channel’ për të marrë pjesë në procedurën e garës ‘Beauty Contest’, kronikën e transmetuar dje nga ky televizion e konsiderojmë si presion të hapur ndaj një institucioni të pavarur, për të mos kryer detyrat e tij ligjore”, deklaroi Fatbardh Zenelaj, drejtor për marrëdhëniet me publikun pranë AMA-s. “Top Channel” sqaron zonjën Bushati dhe opinionin publik se në raportimet e tij nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se i është përmbajtur misionit të informimit dhe respektimit të ligjit edhe nga AMA e vetë zonja Bushati. Jo vetëm “Top Channel”, por çdo media e ka për detyrë të ngrejë problematika apo t’i drejtojë pyetje titullarëve të institucioneve. “Top Channel” ka denoncuar procesin antiligjor me vetëm tre anëtarë që AMA po çon përpara, ndërkohë që licencimi i rrjeteve kërkon një kuorum prej të paktën pesë anëtarësh. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Televizioni ndikon fuqishëm në jetën tonë, ndaj ka përgjegjësitë e veta

Zamira Çavo

Në një shoqëri jo fort të zhvilluar si e jona, në një shoqëri ku niveli i aftësive personale përthithëse nuk është në lartësinë e duhur, roli i Televizionit merr një ngarkesë të madhe sociale. Në këto shoqëri, që e shikojnë programin televiziv si të vërtetën më të madhe të njerëzimit, që besojnë çdo frazë e video të shfaqur në të, televizioni ka në dorë të luajë rolin historik: ose të ndikojë vrullshëm në modelin e zhvillimit tërësor social ose të realizojë një “vrasje” masive, me përmasa gati “shfarosëse”. Televizioni në Shqipëri, megjithëse ende në formimin e tij të plotë, ka luajtur rolin e madh në ndryshimin e mentaliteteve të vjetra sociale, ka ndihmuar të ecë përpara shoqërinë shqiptare, ka sjellë modele të një jete bashkëkohore. Momenti që po jetojmë, na jep të drejtën të analizojmë me më shumë përgjegjësi, këtë rol e ndikim të madh të televizionit. Momentet ku ndodhemi sot, na detyrojnë të rishikojmë gjithçka ka të bëjë me ne. Le ta nisim nga produkti:

Së pari- Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se televizioni nuk i bën njerëzit më të mençur, por as më të paditur. Ama mund t’i orientojë sjelljet e tyre, pozitivisht apo negativisht. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Heroinat e brutalizuara të televizionit

Fiona Sturges, “The Independent”

Përse u duhet serive të televizionit kaq shumë përdhunim dhe ekspozim të brendshmesh? Një analizë e “The Independent” jep përgjigje për magjinë që i mban njerëzit pas telenovelave.

Nuk e shijoj as pamjen e prostitutave të shekullit të 19 të shpërndara në rrugicat në lindje të Londrës, me gypat e tyre fallopianë të ekspozuara gjatë gjithë rrugës.

Dhe më falni nëse them se nuk jam aspak e gëzuar të shoh një grua të suksesshme dhe punëtore, të përdhunohet egërsisht prej burrit të saj agresiv.

E të gjitha këto i kam parë në muajt e fundit, të transmetuara në seritë më të fundit, si “The Fall”, “Ripper Street” dhe “The Politician’s Husband”. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Gazetari, a mund të jetë gjithçka që shkruhet?

David Carr, NYT

Në një botë mediatike të fragmentarizuar, ku informacioni vjen nga gjithkund, vija ndarëse mes gazetarisë dhe aktivizmit po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u dalluar. Ndërsa organizatat amerikane të lajmeve janë tërhequr nga mbulimi i ngjarjeve ndërkombëtare, organizatat joqeveritare kanë plotësuar hendekun e krijuar me raportime nga vendngjarjet drejtpërsëdrejti nëpër faqe interneti.

Shtëpitë e mëdha mediatike kanë humbur reporterët që raportonin me përgjegjësi dhe jepnin llogari, rrjedhimisht qytetarët u janë drejtuar sipërmarrjeve dixhitale, disa prej të cilave, kanë axhenda partizane. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

AMA në krizë, mbetet me 3 anëtarë

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audivizive, Endira Bushati bëri publike hapjen e procedurave për licensimin e rrjeteve numerike, duke deklaruar se këtë e bën në zbatim të ligjit të ri të medias.

”AMA njofton sot publikisht çeljen e procedurës për dhënien e 3 licensave private kombëtare për transmetimin audioviziv numerik”, deklaroi zonja Bushati.

Ky njoftim rrëzon pretendimin e zonjës Bushati se Autoriteti i Medias Audiovizive, që tashme ka në detyrë vetëm katër anëtarë për shkak se tre të tjerë prej kohesh iu ka përfunduar mandati, ka bërë vetëm miratimin e rregullores për licensimin e rrjeteve numerike. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip