Bumerangu mediatik i analistëve

Dr. Etleva Smaçi

-Në  Fjalorin e Shqipes së Sotme, (fq 153), për fjalën bumerang gjenden dy shpjegime. Shpjegimi i parë lidhet me origjinën e fjalës, përdorimin e saj për një vegël druri në fiset australiane, që ka cilësinë e përdredhjes në ajër dhe kthimin përsëri në vendin ku është hedhur.Por prej kohësh fjala ka marrë një tjetër kuptim, që lidhet përgjithësisht me aktin e komunikimit dhe veprimit dhe lidh goditjen me fjalën  apo veprën e një personi të caktuar dhe kthimi përsëri te ai (mund të jetë më tepër se një i tillë). Pikërisht një nga perceptimet e para që kam pasur pas përfundimit të  procesit zgjedhor, rezultateve të tij dhe komentimit të tyre ishte pikërisht ky: Pushteti mediatik i analistëve dhe opinionistëve ndodhet përpara një bumerangu. Të përqëndruar masivisht, në idetë e tyre jo thjesht individualiste, se këtu s’do të kishte asgjë të keqe, por në idetë e fabrikuara në selitë e partive pjesëmarrëse në garë, shumë kohë përpara se populli të jepte verdiktin, ata pothuajse kishin arritur të ndanin mandatet, ndoshta edhe kishin projektuar qeverinë e ardhshme, kishin ndërtuar edhe skaletën e programit për datën 24 Qershor. Vazhdoni leximin

Sulmi ndaj Berishës, policia kërcënon gazetarin

Zyrtarë të policisë lokale prej tri ditësh i bëjnë presion gazetarit të rrethit të Dibrës, Hasan Pasha, që të mos shkruajë për fushatën. Ai ndihet i kërcënuar nga policia dhe ekstremistë të PD-së. “Policia e Burreli sajoi akuzën se unë e paskam nxitur Petrit (Halit) Hoxhën të sulmojë Kryeministrin. Më vjen keq, por këtë person nuk kam patur fatin ta takoj dhe ta njoh ndonjëherë. Burime të sigurta më thanë se Bedri Hoxha e Ekrem Spahia (zv/ ministri i Mbrojtjes) i kishin premtuar punë.

Por, sajesa e policisë për incidentin me kreun e qeverisë ka një synim. Duan t’më konfliktojnë me militantët e mbetur të PD-së”- deklaroi dje për “Shekullin” Hasan Pasha. “Dje, shtoi gazetari Pasha, jam ndjerë shumë keq kur një zyrtar i rëndësishëm lokal i policisë më ka prekur nga krahu dhe më kërkoi të hesht, ndryshe do ta kem keq punën. Vazhdoni leximin

Pollo hap zarfat e tenderit të dixhitalizimit, 4 firma në garë

g-polloOrnela Manjani

  • 20 milionë Euro në dispozicion të projektit, dosja në prokurori.
  • Balla kallëzon Pollon: Shkeli kushtet e barazisë në tender
  • Katër kompani ndërkombëtare janë paraqitur në tenderin e transmetimeve dixhitale, ndërkohë që opozita akuzon qeverinë se ka marrë kompetencat e radiotelevizionit publik.

Firmat që kanë dorëzuar dokumentacionin me ofertat e tyre pranë Ministrisë së Teknologjisë dhe Informacionit, janë suedezja “Ericsson”, kompania japoneze “Nec”, kompania kineze “Huawei” dhe ajo gjermane “Rohde&Schwarz”. Kompanitë janë lider në fushën e teknologjisë dhe informacionit, fakt që sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë konfirmon seriozitetin dhe profesionalizmin ndaj procedurës së tenderimit. Vazhdoni leximin

Freedom House, mediat në Shqipëri jo të lira

freedom-house“Freedom House” e ka klasifikuar median shqiptare pjesërisht të lirë, kjo për shkak të presioneve politike dhe ekonomike. Raporti për Shqipërinë paraqet disa problematika, që nga zgjidhja e presidentit, çështja si është trajtuar problemi i 21 janarit, vendimi i fitores së kryebashkiakut Basha në zgjedhjet vendore etj.

Zgjedhja e presidentit Nishani

Kryeministri Sali Berisha ka instaluar ministrin e tij të Brendshëm, Bujar Nishanin, si President të Republikës në qershor të vitit 2012. Nishani ka emëruar kolegët e tij të Partisë Demokratike në pushtet për të udhëhequr Shërbimin e Fshehtë dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë, duke nxitur kritikat nga Partia Socialiste në opozitës që Berisha është duke marrë kontrollin mbi të gjitha institucionet kryesore në vend. Në dhjetor, Nishani zëvendësoi edhe Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, e cila kishte raportuar një numër rastesh të korrupsionit kundër zyrtarëve të lartë të qeverisë. Vazhdoni leximin

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare gazetari Marash Hajati

m-hajatiGazetari i njohur i organeve të shtypit dhe medias në Shqipëri, Marash Hajati është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Hajati njihet jo vetëm për shkrimet si publicist, por sepse për 14 vjet me radhë punoi si gazetar dhe drejtor i TVSH-së.

Në vitet ’74-’88, Hajati ka qenë dhe drejtor i përgjithshëm i RTSH-së.

Marash Hajati lindi në vitin 1934 në qytetin e Shkodrës. Shkollën e mesme e kreu më 1952 në qytetin e lindjes. Nga viti 1952 e deri në vitin 1957 ndoqi studimet e larta në Universitetin e Petërburgut, në Fakultetin e Filologjisë, dega gazetari. Diplomohet publicist. Punoi si redaktor në gazetën “Puna” e më pas, sekretar kolegjumi i saj dhe instruktor për shtypin.  Vazhdoni leximin