Vendet më të këqija për të qenë gazetar

Çdo vit në këtë kohë, Freedom House publikon një raport mbi gjendjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve nëpër botë. Të dhënat e përgjithshme të vitit 2012 ishin të mjerueshme. Vetëm 14 për qind e popullsisë së botës jeton në një shoqëri ku gëzojnë mbulim vibrant të çështjeve të brendshme dhe të jashtme, një mjedis ligjor të favorshëm për ushtrimin e shtypit të lirë dhe mungesën e ndërhyrjes nga ana e qeverisë apo forcave politike në punët e medias.

Ndërkohë, vendet e listuara më poshtë janë pjesë e një liste akoma më të errët. Ata janë dhunuesit më të egër të lirisë së shtypit në botë. Një pjesë e mirë e këtyre vendeve kanë një Kushtetutë që njeh dhe mbron të drejtën e fjalës dhe informimit, por në realitet kjo mbrojtje shkelet me këmbë nga ligjet që kriminalizojnë shtypin, i cili sipas qeverisë, ofendon lidershipin politik, përhap urrejtje, mbështet terrorizmin apo kërcënon sigurinë kombëtare. Vazhdoni leximin

Zeja e analistëve, specialistë për gjithçka!?

Ylli Xhaferri

Në këto vitet e fundit është instaluar në median vizive, madje ulur dhe shtruar këmbëkryq, shqiptarçe, zeja e analistëve, e politikanëve pa kufij, përkthyer me gjuhën e popullit zanati i fjalamanëve, rrahja e ujit në havan, tjerrja e rërës, mbjellja e mjegullës. Nga njëri ekran në tjetrin, shtrirë në mënyrë lineare në të gjitha ditët e javës dhe orët e mbrëmjes, ekranet gëlojnë nga të njëjtët artizanë të analizës, të njëjtat fytyra, të njëjtat tema, sinonimi fjalori, sherresh banale, fyerjesh ekstreme që vetëm civilizim nuk dëshmojnë, zëra të çjerrë dhe të acaruar që nuk edukojnë, por çedukojnë, duke i kthyer ekranet private (!) në arena dhe kapërcyell të politikave ekstreme, të denja vetëm për mitingje rrugësh. Temat që zgjidhen nga drejtuesit e emisioneve, herë me të drejtë dhe herë jo, sjellin problematikën e ditës, shqetësimet e kohës, rrahjen e evenimenteve të spikatura kombëtare, historike, politike dhe ekonomike që u interesojnë të gjithë atyre që quhen elektorat. Vazhdoni leximin

Nis epoka e akullnajave për gazetarinë cilësore gjermane

g-gjermaneGazetat e mëdha gjithmonë janë konsideruar si garantuese të gazetarisë cilësore. Por konkurrenca e internetit po lë gjurmët e veta. Tirazhet bien, numri i falimentimeve rritet. Po bie kështu edhe niveli i gazetarisë?

Përmes një fushate të cilësuar si “Print-i ka influencë” Shoqata e Botuesve të Shtypit Gjerman po përpiqet që gazetat e printuara t’i rezistojnë fundosjes dhe të mbajnë klientët që rregullisht kalojnë në median online. Tirazhet e gazetave të printuara kanë rënë ndjeshëm. Disa syresh madje kanë falimentuar, apo ndodhen pak para fundit. Fillimisht shpalli falimentimin “Frankfurter Rundschau”, më pas gazeta ekonomike “Financial Times Deutschland”. Madje edhe vetë “Süddeutsche Zeitung” po përgatitet për kursime masive. Të prekur në masë të madhe janë edhe gazetat rajonale, ku fuzionimi apo shkurtimi i vendeve të punës janë të vetmet mënyra për të siguruar ekzistencën. Arsyeja për këtë gjendje të rrënuar është sa e thjeshtë aq edhe revolucionare: Gjenerata e re përdor si burim informacioni internetin pa kosto dhe nuk blen gazetën që kushton diçka. Vazhdoni leximin

100 vjet Agjenci Telegrafike Shqiptare…

Artan Gjata

Shpesh, kur njerëzit pyesin se ç’është ATSH, ose çfarë pune bëhet aty, përgjigjja më e thjeshtë është se, “ATSH thotë vetëm të vërtetën”. ATSH ka qenë dhe është një makinë gjigande informacioni, që më tepër se çdokush e njohin më mirë të gjithë ata gazetarë, përkthyes, fotoreporterë dhe teknikë, që punojnë dhe kanë punuar në ATSH. ATSH, ashtu si dhe homologët e saj në mbarë rruzullin, ka përgjegjësinë maksimale për të publikuar vetëm lajme të vërteta, bazuar mbi fakte e ngjarje reale, apo duke cituar deklarata të personave publikë të intervistuar, apo të lëshuara vetë prej tyre. Vazhdoni leximin

Spotet dhe reklamat e Ramës vetëm nga studiot e Maznikut

Motra e Arbër Maznikut, këshilltar i kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, ka qenë përfituesja e vetme e prodhimit të spoteve të Bashkisë Tiranë për vitet 2009-2010.

Juela Shamku (Mazniku) ka prodhuar për llogari të Bashkisë Tiranë pesë spote në vitin 2009 dhe disa të tjera në vitin 2010, vlera e së cilave nuk është bërë transparente për qytetarët. Sikur mos mjaftonin paratë që merrte për prodhimin e spoteve, Juela Shamku (Mazniku) përmes Universal Albania dhe Unlimited Media, kishte edhe ekskluzivitetin e shpërndarjes së këtyre reklamave. Vazhdoni leximin