Nga Ilva Tare
Fushata 2013 e ka gjetur median shqiptare në sediljen e spektatores. Televizionet riprodhojnë përmes frekuencave televizive që i ofrojnë të gatshme partitë politike spektaklet ditore, ndërsa gazetat riprodhojnë mitingjet që shfaqen në televizione
Fushata elektorale e këtij viti dallon dukshëm nga ajo e fushatave të meparshme, jo se në të kaluarën kemi pasur më shumë përmbajtje e më pak formë, porse për zgjedhjet e 23 Qershorit dominon vetëm forma. Në vend të takimeve elektorale tani kemi spektakle të mirë inskenuara dhe teatër politik me protagonistët e njëjtë, Berisha, Rama, Meta dhe figurantët e pandryshuar që janë votuesit shqiptarë. Vazhdoni leximin