Amel Grami rivlerëson rolin e “mediave të reja”

A kanë qenë mediat sociale ato, që i kanë shkaktuar revolucionet në botën arabe?

Publicistja tuniziane, Amel Grami, është skeptike, madje paralajmëron për potencialin e mediave të reja.

Të ashtuquajturat “media të reja” i japin invididit “empowerment”, me fjalë të tjera fuqizim të vetes. Pra njeriu ka mundësi që me tekste të ndryshme, ide dhe me premisa të ndryshme, të cilat i mban të gatshme rrjeti i internetit, të kalojë në ndërveprim. Ai jo vetëm pret, merr, por edhe shpërndan dhe komunikon. Ai pra mund të bëjë atë, që bën në fakt një nënshtetase e një nënshtetas. Vazhdoni leximin

Advertisements

RTCG diskriminon shqiptarët

Albinot Maloku

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në një intervistë të para disa kohe tek “Bugajski Hour” pati thënë se “Harmonia multietnike dhe stabiliteti në Mal të Zi nuk u vunë asnjëherë në dyshim”, për të vazhduar se me kujdes “jemi duke shikuar në zgjidhjen e problemeve që mund të kenë pakicat, edhe ajo shqiptare”. Ajo çfarë foli KM Gjukanoviq në atë emision tek Janusz Bugajski ishte tentim për të fshehur problemet e thella që kanë shqiptarët në Mal të Zi, por edhe komunitetet e tjera etnike.

Ballafaqimet e shqiptarëve në Mal të Zi përfshijnë shumë segmente të jetës së tyre atje, e që këto ballafaqime vinë sa si produkt i dobësisë për të vepruar të klasës politike shqiptare atje, e sa nga politikat e shpërfaqura diskriminuese ndaj shqiptarëve nga ana e Podgoricës zyrtare. Vazhdoni leximin

Nishani gazetarëve: Zgjedhjet të pasqyrohen me transparencë

b-nishani3Presidenti Bujar Nishani në një mëngjes pune me drejtues të mediave dhe gazetarë, deklaroi se ky takim mbahet lidhur me situatën zgjedhore në vend. “Media përfaqëson një pushtet real, çdo media ka politikën e vetë editoriale, por unë besoj se ndajnë së bashku idenë dhe besimin se në raport me çështje të interesit më të lartë kombëtar, në raport me çështjet e interesit më të lartë shtetërore, politikat redaktoriale do jenë të përgjegjshme. Ndaj e ndërmora nismën për takimin, për të kërkuar ndihmën tuaj, kontributin tuaj përgjatë fushatës elektorale, ditës së zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, për të monitoruar më mirë ecurinë e procesit zgjedhor”, deklaroi Nishani. Në këtë linjë ai kërkoi që zgjedhjet të pasqyrohen me transparencë, për të treguar gjithë atë që ndodh, duke kërkuar që të shmangen emocionet, ndërsa shtoi se është e rëndësishme të evitohet kthimi në dramaticitete dhe tensione të panevojshme.

Interneti, rrjetet sociale dhe shoqëria reale…

interneti1Në shoqërinë shqiptare të kohës sonë po bëhen gjithmonë e më prezente realitete të reja sociale që kanë lidhje me rindërtimin e tipologjisë së lidhjeve individuale dhe të marrëdhënieve sociale. Kanë ndryshuar shumë gjëra që kanë të bëjë me përpjekjet sociale, për të vendosur dhe institucionalizuar lidhjet midis njeriut konkret, individit të përvecëm dhe nevojave të modernitetit për organizimin e komunitetit të njerëzve. Që në kohën e sotme më shumë janë virtual dhe të realizuara me njerëz të lidhur nëpërmjet rrjeteve socialë. Në të vërtetë, këto janë probleme të reja sociale, me të cilat po përballet jo vetëm shoqëria jonë, por e gjithë shoqëria njerëzore, globalisht. Kjo është arsyeja që në debatet që zhvillohen sot në vendin tonë, për raportet e njeriut me komunikimin elektronik dhe lidhjet në rrjetet sociale, shpesh ka keqkuptime, herë  individuale por në shumë raste me përmasa sociale. Vazhdoni leximin

Përshëndetje në 5-vjetorin e radios “Dituria”-Suedi

radio-dituriaNë këtë ditë të shënuar për  Bashkësinë Shqiptare, në Boras e më gjerë në Suedi, por dhe për ju miq suedezë,  ju dërgojmë përshëndetjet dhe urimet  tona më të përzemërta, me rastin e festimit të 5-vjetorit të emisionit të parë në gjuhën amtare shqipe, në Radion Lokale “Dituria”! Në vetë emërtimin e kësaj Radioje, shprehet kaq bukur përmbajtja dhe detyra  kryesore e saj, të cilën ajo e ka kryer dhe po vijon ta kryejë: me sukses të plotë, me atdhetarizëm e profesionalizëm.

Ne jemi të gëzuar e të kënaqur, kur kujtojmë me emocione se, një vit më parë, festuam aty së bashku me ju, 5-vjetorin e Qendrës  Kulturore Shqiptare “Migjeni” dhe të Revistës “Dituria”. Kështu, edhe manifestimi  juaj  sot, është në vazhdimësinë e veprimtarive të bukura, që organizohen nga Bashkësia Shqiptare në Suedi. Vazhdoni leximin