Brikena Kasmi*
Duke pasur parasysh rolin e shumëfishtë të Gjyqësorit, një magjistrat është subjekt i kufizimit të të drejtave të tij në proporcion me rëndësinë e ushtrimit të funksionit dhe detyrës që ai ushtron. Kështu, disa të drejta themelore të cilat zakonisht nuk janë subjekt i kufizimit për qytetarët e tjerë, të tilla si liria e shprehjes ose liria e mbledhjes, janë të kufizuara për gjyqtarët e prokurorët. Nga ana tjetër, është i pamohueshëm roli që një media luan në informimin e drejtë të publikut. Kjo për arsye reale, sepse të drejtat dhe detyrimet, pavarësisht nëse është qytetar apo magjistrat, ndërveprojnë me detyrat që përfshihen në funksionin apo pozicionin e tij/saj. Detyrat mund të rrjedhin në përputhje me të drejtën penale të përgjithshme apo me konfidencialitetin për shkak të profesionit (p.sh. sekreti), por edhe nga rregullat disiplinore apo kërkesa thjesht etike. (Rasti i veshjes së një gjyqtareje). Komunikimi i Gjyqësorit me median duhet në radhë të parë të shihet nga këndvështrimi i kërkesave etike dhe ligjore për gjyqtarët dhe prokurorët. Vazhdoni leximin