Kur “Zëri i Amerikës” akuzohej nga Beogradi për punë të Kosovës

z-amerikesGjekë Gjonlekaj

Kthimi i mendimit nё gjuhё, ka qenё dhe mbetet pa asnjё dyshim aksioni mё i madhёrishёm i njeriut, ka thënë Ismail Kadare.

Zёri ose tingulli qё prodhon njeriu nё grykёn e tij ёshtё njё dhunti e madhe  natyrore. Nё “Fjalorin e gjuhёs sё sotme shqipe” janё dhёnё shumё sqarime pёr zёrin, bile Faik Konica kishte bёrё njё shpjegim tё veçantё pёr zёrin e fuqishёm tё malёsorve shqiptarё.

Sivjet, më 7 maj  nё Washington u pёrkujtua 70-vjetori i  ‘Zёrit tё Amerikёs’ nё gjuhёn shqipe. Shqiptarёt ruajnё shumё kujtime pёr kёtё zё tё dёgjuar. S’ka dyshim se ata qё punuan pёr VOA-shqip ruajnё edhe mё shumё kujtime. Vazhdoni leximin

Advertisements

Interneti, “shtëpia me kabllo” dhe shoqëria reale

Nga Gëzim TUSHI

Në shoqërinë shqiptare të kohës sonë po bëhen gjithmonë e më prezente realitete të reja sociale, që kanë lidhje me rindërtimin e tipologjisë së lidhjeve individuale dhe të marrëdhënieve sociale. Kanë ndryshuar shumë gjëra, që kanë të bëjë me përpjekjet sociale për të vendosur dhe institucionalizuar lidhjet midis njeriut konkret, individit të përveçëm dhe nevojave të modernitetit për organizimin e komunitetit të njerëzve. Që në kohën e sotme më shumë janë virtual dhe të realizuara me njerëz të lidhur nëpërmjet rrjeteve sociale. Në të vërtetë këto janë probleme të reja sociale, me të cilat po përballet jo vetëm shoqëria jonë, por e gjithë shoqëria njerëzore, globalisht. Kjo është arsyeja që në debatet që zhvillohen sot në vendin tonë për raportet e njeriut me komunikimin elektronik dhe lidhjet në rrjetet sociale shpesh ka keqkuptime, herë individuale e në shumë raste me përmasa sociale. Vazhdoni leximin

Gazetarët e Evropës Juglindore nën presion

Liria e shtypit në Evropën Juglindore ekziston zyrtarisht në këto 20 vitet e fundit. Por në praktikë shumë media janë nën presionin e politikës dhe ekonomisë. Kriza ekonomike e ka përkeqësuar gjendjen.

“Partitë politike në Evropën Juglindore po ushtrojnë presion të madh ndaj gazetarëve”, thotë reporterja nga Bosnjë e Hercegovina, Elvira Jukiq-Mujikiq. Ajo kritikon faktin që politikanët në Bosnje vendosin se kush duhet t’i drejtojë mediat kryesore publike. Kryeredaktorët dhe drejtorët thirren deri në 20 herë në ditë me telefon prej politikanëve dhe u thuhet se cilat informacione apo kronika duhet të bëjnë publike. Një metodë e ngjashme ndikimi vlen edhe për Serbinë, e cila është radhitur në vendin e 63 të listës së World Press Freedom Index 2013, të bërë nga Reporterët pa Kufij. Bosnjë e Hercegovina gjendet në vendin e 68, ndërsa Bullgaria madje në vendin e 87. Vazhdoni leximin

Revolucioni dixhital: Çfarë “fsheh” e ardhmja?

Revolucioni dixhital nuk mund të ndalet më. Po cilat janë trendet më të reja, rreziqet dhe shanset? Për këto u diskutua në konferencën për dixhitalizim NEXT në Berlin. Një kongres për ekonominë dixhitale pa qasje në internet është si një garë e Formulës 1 pa benzinë. Ndaj nuk është ndonjë çudi që fizikanti dhe matematicieni Stephen Wolfram reagon pak i pashpresë, kur i bie lidhja e internetit në konferencën dixhitale NEXT, në momentin kur ai donte të tregonte se si funksionon sistemi për kërkime Wolfram Alpha në rrjetin social Facebook.

“Nëse nuk kemi lidhje me internetin, nuk mund të punojmë”, thotë Wolfram pas disa përpjekjeve për t’u futur në internet.

Rreth 1500 pjesëmarrësit e konferencës filluan të qeshin. Një e treta prej tyre ka ardhur nga vendet e tjera, por secili i kupton problemet e ligjëruesit britanik. Secili e di që pa një internet stabil dhe të shpejtë nuk mund të paramendohet as ekonomia dixhitale. Vazhdoni leximin

Diktatura e Internetit

Ideologjia e webit është totalitare. Na bën të besojmë në zgjidhje të thjeshtësuara. Të diktuara prej algoritmeve dhe të miratuara pa ekzaminimin e kritikës. Teza e një guruje

Ideja themelore e inovatorëve të Sillicon Valley dhe e intelektualëve që u bëjnë interpretimin, është që teknologjia shërben për të na bërë më të mirë, dhe ajo nuk mund të mos na bëjë më të mirë. Pavarësisht kompleksitetit, problemet mund të zgjidhen gjithmonë, në një numër të fundëm hapash, me një algoritëm. Qoftë kur bëhet fjalë për obezitetin apo pagjumësinë, për mangësitë e kujtesës apo demokracinë, për një gatim prej shefi kuzhine për një darkë romantike apo reduktimin e krimit, ka gjithmonë një përgjigje. Vazhdoni leximin