“Liria e medias, përmirësim në Shqipëri”

Intervistoi: Keida Kostreci

Organizata Freedom House nxori dje indeksin per lirine e shtypit ne bote, ku Shqiperia u rrit me dy pike duke shenuar prirje pozitive ne drejti te permiresimit. Sipas raportit, Shqiperia ka shenuar perparim, ndersa Kosova ka shenuar nje hap prapa. Rezultati i Shqiperise eshte 49, dy pike me lart nga 51 vitin e kaluar, ne nje shkalle ku 0 eshte rezultati me pozitiv dhe 100 me negativi. Persa i takon renditjes se vendeve, Shqiperia eshte e 96-ta mes 197 vendesh, ne krahasim me vendin e 107-te te vitit te kaluar. Rezultati per Kosoven eshte po 49, por ne renditjen e vendeve eshte e 102-ta ne krahasim me 98 vitin e kaluar. Drejtorja e Projektit per Lirine e Shtypit ne Freedom House, Karin Karlekar foli per gjetjet kryesore per Shqiperine dhe Kosoven ne nje interviste per Zerin e Amerikes Vazhdoni leximin

Advertisements

Transmetimet përsëritëse, Bushati: S’ka pengesë ligjore

Mjafton nje muaj kohe per te bere te mundur, qe mediat kosovare te transmetojne ne Shqiperi dhe anasjellat, i rendesishem eshte vullneti. Kryetarja e keshillit Kombetar te Radio-Televizionit Endira Bushati, gjate nje takimi informues me drejtorin dhe zevendes drejtorin e Radio-Televizionit te Kosoves, theksoi se ana ligjore nuk perben asnje pengese. “Ligji aktual lejon transmetimin e televizionit tuaj, permes perseritesve dhe ne do te bejme c’eshte e mundur, qe te realizojme ne kohe te shkurter procedurat e duhura ligjore dhe administrative. Eshte nje veprimtari rutine ne punen e institucionit, sic e kemi bere edhe para pak javesh me radio te ndryshme”, eshte shprehur kryetarja e keshillit Kombetare te Radio-televizionit, Endira Bushati. Perfitues i nje nisme te tille, eshte audienca. “Plotesojne njera tjetren ne krijimin e asaj qe ne e konsiderojme qe eshte nje interes i perbashket, i nje kombi dhe i dy shteteve tona”, eshte shprehur Bekim Hasani, drejtor i RTK. Vazhdoni leximin

Hapësirë unike e valëve Shqipëri-Kosovë

Rozeta Rapushi

Krijim i hapesires unike te valeve Shqiperi-Kosove. Kjo eshte nje nga nismat e prezantuara dje ne mbledhjen e qeverise per tu realizuar gjate ketij viti, ne kuader te projektit madhor “Te bashkohemi njeri me tjetrin, te bashkohemi me Europen”. “Duhet te kemi parasysh se pse jetojme ne pese shtete, nuk jemi pese kombe. Ne jemi nje e vetem nje. Te mos mendoje kush kurre se ekzistencen tone ne pese shtete do mund ta interpretoje si per pese kombe shqiptare. Kjo nuk mund te ndodhe. Ndaj ta fillojme me keto hapa”, – prezantoi dje kryeministri ne mbledhjen e qeverise nismen e re. Ai shpjegoi se krijimi i hapesires shqiptare, unike, te valeve, do te thote se te gjitha mediat e Kosoves qe deshirojne te operojne ne Shqiperi duhet te kene licence per transmetim ne Shqiperi. “Po ashtu, Radio Televizioni Shqiptar, ashtu sic u krijon lehtesira mediave shqiptare ne pika transmetimi, dhe duhet t’u krijoje, ai duhet t’u krijoje mundesi edhe te gjitha mediave te Kosoves qe te vendosin repetitoret e tyre dhe ato te shihen nga Konispoli ne Vermosh. Vazhdoni leximin

Berisha: Mediat, rol të pazëvendësueshëm në shoqëri

Si çdo vit duke respektuar traditen tashme, kryeministri Berisha ka shtruar nje kokteil per te gjithe gazetaret, kryeredaktoret, drejtoret, analistet dhe botuesit e medieve me rastin e festes se Vitit te Ri 2013. I ndodhur si mes miqsh, kryeministri Berisha i ka falenderuar per bashkepunimin intensiv gjate ketij viti dhe ka uruar qe ky bashkepunim te vazhdoje edhe ne vitin e ardhshem. Duke vleresuar rrolin e padiskutueshem te medieve, kryeministri gjate fjales se tij u shpreh se mediat kane luajtur nje rol te rendesishem ne shoqeri, si pasuria me e madhe e vendit. “Mediat kane nje kontribut te jashtezakonshem. Roli juaj i pazevendesueshem ne shoqerine shqiptare. Sollet pluralitetin me te fuqishem te vendit. Vazhdoni leximin

Pse BBC-ja është në krizë dhe cfarë duhet të bëjë?

Nga Luke Allnutt – Radio Evropa e Lirë

Transmetuesi Publik i Britanise (BBC) eshte ne krize. Ne ditet e fundit kane dhene doreheqje drejtori i pergjithshem, George Entwistle, dhe shefja e lajmeve Helen Boaden. Doreheqjet kane ndodhur vetem pak dite pasi programi i lajmeve i BBC-se ka akuzuar gabimisht nje ish-politikan per abuzim seksual me femijet. BBC ka pranuar se kjo demton edhe me tej besimin ne transmetues, i cili ka rene per shkak te vendimit per te mos transmetuar dyshime te njejta kunder moderatorit, tashme te ndjere, Jimmy Saville. Vazhdoni leximin