Media kineze hedh vështrimin fort nga Shqipëria

Nga Genc Mlloja

TIRANE – “Mediat kineze dhe shqiptare duhet të forcojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre në mënyrë që popujt e këtyre vendeve të afrohen më tepër”, tha zonja Ma Li, zëvendëskryeredaktore e gazetës “Zhenminzhibao”, e njohur në botimin e saj në gjuhën angleze si “People’s Daily”, ditën e mërkurë në Tiranë. Ajo, e shoqëruar nga një delegacion prej katër anëtarësh të stafit editorial, bënë një vizitë dyditore në Shqipëri të ftuar nga redaksia e gazetës shqiptare që botohet në gjuhën angleze, “Albanian Daily News”.
Gjatë vizitës dhe bisedimeve të zhvilluara në redaksinë e “Albanian Daily News”, znj. Ma Li së bashku me bashkëpunëtorët e saj, si dhe Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Je Hao, u shpreh dëshira e tyre për të shtuar kontaktet me këtë gazetë, por edhe me media të tjera në Shqipëri.
“Gazeta jonë nuk është një gazetë e thjeshtë. Ne kemi 10 lloje të ndryshme mediatike. Kështu që ne mendojmë të dërgojmë gazetarët tanë për të shkruar reportazhe mbi Shqipërinë, të cilat mund t’i botojmë”, – tha Ma Li. Vazhdoni leximin

Gazetarët, këta “injorantë” të gjithëditur

skica1Adriano Amati

Gazetarët flasin për gjithçka. Por për gazetarët kush flet? Ngaqë për vite ma radhë kam qenë një prej tyre, më bie barra të vë kësisoj në dukje disa prej tipareve të sotme të atyre që merren me këtë profesion të nderuar, nderi i të cilit është nëpërkëmbur dhe përbaltur shpesh prej vetë gazetarëve.

E di, tanimë edhe kritika është e pamjaftueshme.

Por nëse është ende e vërtetë se autokritika, qoftë dhe forma më ironike e saj, mbetet një nga elementet e rëndësishëm të unit shoqëror të një individi, mendoj se më shumë arsye për ta bërë këtë duhet të ketë autokritikë në kohën tonë është vetë gazetari.  Vazhdoni leximin

Media, termometri i demokracisë

Nga: Rudina Hoxha

megafoniKonferenca 9-orëshe “SPEAK UP 2”, e organizuar të enjten e kaluar në zemrën e Brukselit nga Komisioni Europian, me praninë e 400 pjesëmarrësve, nga të cilët edhe gazetarë nga Shqipëria, Ballkani Perëndimor e Turqia, do t’i mëshonte edhe një herë faktit se, nëse do të shikosh nivelin e zhvillimit të demokracisë së një vendi, shikoji median.
Para gjithë atij auditori të madh, Komisioneri i Lartë për Zgjerimin, Stefan Fule do ta shpjegonte këtë ide thjesht dhe në mënyrë shumë informale, që edhe një qytetar i thjeshtë ta kuptonte. “Mbaj mend se kur isha i vogël, nëna ime do të më maste temperaturën sa herë nuk do të ndihesha mirë. Në të njëjtën mënyrë, do të thoja se liria e medias është termometri i një demokracie të vërtetë”, – tha ai. Vazhdoni leximin

Aidan White: Raportimi i zgjedhjeve është testi më i madh për gazetarinë

Rudina Hoxha

Drejtori i “Rrjetit të Gazetarisë Etike”, Aidan White, thekson në një intervistë ekskluzive për “Gazetën Shqiptare” se zgjedhjet janë testi më i madh për etikën gazetareske dhe se në kohë zgjedhjesh, qytetarët kanë nevojë për gazetari të mirë me qëllim që ata të informohen saktë.
“Raportimi i zgjedhjeve nuk është aktiviteti i radhës në kalendarin e medias; ai është momenti i së vërtetës për gazetarinë dhe ne duhet të bëjmë gjithshka që mundemi për ta bërë atë mirë”, – thotë White.
Irlandezi 62-vjeçar, i cili ka punuar më parë edhe për “The Guardian” dhe që njihet si një luftëtar në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve, prej shumë kohësh mendon se zgjedhjet janë testi më i fortë i ngjyrave të vërteta etike.
“Gazetarët duhet të mbrojnë veten e tyre, me qëllim që të mos manipulohen për propagandë politike. Dhe mbi të gjitha, ata duhet t’u shmangen komprometimeve me anë të dhuratave apo ryshfeteve. Gazetarët dhe Media duhet të sigurohen që ata nuk janë të përfshirë në konflikte interesash të papranueshme. Nëse na ofrohet ndonjë formë përfitimi personal, ne duhet ta deklarojmë atë; kjo është e vetmja mënyrë që gazetaria të qëndrojë e ndershme”, – thotë gazetari. Vazhdoni leximin

Manual për integrimin për gazetarët shqiptarë

Dy gazetare italiane me eksperiencë ndërkombëtare në fushën e komunikimit dhe raportimit të integrimit europian u gjendën në Tiranë për të ndarë me gazetarët shqiptarë eksperiencën e tyre në fushën e komunikimit dhe raportimit të integrimit europian. Ndërkohë që prezantuan edhe manualin e integrimit, që së shpejti do të gjendet në duart e gazetarëve shqiptarë.

E gjithë kjo u bë e mundur në sajë të programit “Support to the EU Integration Process” të SMEI 3, të financuar nga Bashkimi Europian nëpërmjet IPA 2010.

SMEI 3 është një program që ndihmon institucionet shqiptare ta çojnë përpara procesin e integrimit.  Vazhdoni leximin