Një ftesë për Tarifën: Analyse This

a-lelaAlfred Lela

Republika e Katërt, e cila pritet të konturohet në Shqipëri në fillim të shtatorit, kur të mblidhet Kuvendi i ri, të formohet qeveria etj, duket se po paraprihet nga një revansh i cili mund të jetë frustrim ideologjik, politik, kulturor ose personal. Një shtjellë e kësaj shihet në ditët pas 24 qershorit, kur fitorja e së majtës filloi të formësohej, te reagimet e forta, përçmuese, tëhuajëzuese, zhbërëse ndaj atyre që ashtuquhen, vetëquhen apo janë analistë politikë.

Në shumicë, ky zemërim është derdhur nga psika e tekste anonimësh të internetit, të cilët me sa duket pjesëmarrjen e të tjerëve e përbuzin pikërisht prej paguximit të vet për të marrë pjesë. I gjen këta dallkaukë të virtualitetit sajt më sajt e degë më degë, duke e mbjellë verbërinë e zemërimit të tyre, sikur duan të shartojnë shejtanin që kanë brenda me botën jashtë tyre. Vazhdoni leximin

Advertisements

“Brahmanët” metafizikë të medias shqiptare Çfarë analizojnë “analistët” tanë?

f-tarifaFatos Tarifa

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri, me qetësinë dhe rregullsinë me të cilën u zhvilluan dhe, sidomos, me rezultatet “surprizë” të tyre, më shtyjnë të reflektoj mbi një dukuri që s’është aspak e re për vendin tonë, por që këtë herë u manifestua edhe më qartësisht. Për muaj me radhë, politikat, qëndrimet taktike dhe strategjitë e fushatave elektorale të partive politike kryesore janë diskutuar e analizuar në shtypin shqiptar dhe në studiot e televizioneve të vendit nga një duzinë individësh të njohur nga publiku si analistë politikë. Një pjesë e tyre janë përpjekur të bëjnë sinteza të mbështetura në fakte dhe perceptime të realitetit nga pozita pak a shumë objektive. Ata kanë dhënë e japin një kontribut të dobishëm për informimin e opinionit publik. Vazhdoni leximin

Të menaxhosh lajmin online

Idaver Sherifi

Përhapja e internetit si një mjet komunikimi nga fundi i shekullit XX, ka ndryshuar shumëçka në jetën e njeriut. Interneti jo vetëm që ka ndryshuar në masë të madhe mënyrën e komunikimit mes njerëzve, por edhe e ka zëvendësuar atë me një formë të re, për formësimin e së cilës, me apo pa vetëdije, të gjithë ne kontribuojmë çdo ditë.

Shtimi i numrit të përdoruesve të internetit në një anë dhe lehtësitë që teknologjia ofron në komunikimin e përditshëm në anën tjetër, kanë detyruar median tradicionale që të ndryshojë shumëçka nga “të vërtetat e pandryshueshme” të deri para disa viteve. Në fakt, duhet pranuar se ndryshimi në masë të madhe në median tradicionale është një ndryshim i imponuar dhe jo një zgjedhje e tyre. Vazhdoni leximin

Politika black out medias; kjo e fundit nuk ka këllqe të hakmerret

Pesë gazetarë, pikë e pesë thuhet në Malësi të Gjakovës për të rralluarit, janë shfaqur dje para dyerve të dy partive të mëdha PD e PS dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku u kanë zgjatur, rojeve apo zëdhënësve, sipas rastit, një DVD. Ka qenë një përpjekje për ironi dhe protestë e çuar dëm, sidomos sepse ka shprehur pafuqi të medias përballë politikës. Ata të pestë, me protestën e tyre të vakët dje, dhe të tjerët që kanë shkruar kundër trusnisë së politikës ndaj medias, përfshirë edhe autorin e këtyre radhëve, në vend që të ankohen dhe mbledhin supet në habi apo dëshpërim, duhet të mundohen të gjejnë se pse, ai që duhej të ishte pushteti i katërt (media) ka humbur përballë pushtetit të parë, politikës në një mënyrë që duket e pakthim. Vazhdoni leximin

Kasetat, KQZ dhe partitë hapin Zyrat e Censurës dhe Propagandës

a-lelaNga Alfred Lela

Nëse kjo fushatë zgjedhore që u vjen nëpërmjet televizioneve orë pas ore, e nganjëherë edhe minutë pas minute, ju duket film i vjetër tashmë, kjo e ka një shpjegim. Televizionet kombëtarë apo lokale, nuk dërgojnë më gazetarë apo korrespondentë në mitingjet dhe takimet e partive politike, por marrin një sinjal, frekuencën e të cilit ua bëjnë me dije zyrat e PR-it të partive politike. Pra, në fushatë nuk është ‘syri i medias’ por ‘syri i partisë’. Kjo është arsyeja që kamerat, të cilat zakonisht janë të pamëshirshme me të pamësuarit me to, duket sikur ‘bëjnë dashuri’ me portretet e shqiptarëve të thjeshtë që dalin në mitingjet e Berishës apo ‘këndet e fjalës’ të Ramës. Ndoshta u kanë bërë përshtypje portrete vajzash të reja simpatike në fushatat e të dy krahëve, pleq të mbarë e të fismë a thua se kanë zbritur nga skicat e Eposit të Kreshnikëve, mesoburra që dëgjojnë me vëmendje, e gjëra të ngjashme të llojit ‘shumë të bukura për të qenë të vërteta’. Vazhdoni leximin