Nishani: Liberalizimi i vizave me SHBA, i mundshëm

-Qeverisë i takon të punojë fort bashkë me institucionet e tjera për të plotësuar standardet dhe kriteret-

Kreu i shtetit kërkon nga mediat monitorim transparent të procesit të zgjedhjeve – apel forcave politike të njohin rezultatin

Presidenti i Republikës Bujar Nishani gjatë një mëngjesi pune me drejtues të mediave elektronike dhe të shtypit të shkruar, kërkoi bashkëpunimin e tyre për të për të monitoruar më së mirë ecurinë e procesit zgjedhor, për të transmetuar në mënyrë transparente mënyrën e realizimit të zgjedhjeve, plotësimin e stadardeve dhe sjelljen e aktorëve gjatë procesit zgjedhor në Shqipëri. Vazhdoni leximin

Advertisements

Gazetaria përtace dhe gazetaria e instrumentalizuar

Nga Gani MEHMETAJ

Gazetarët në Kosovë në vend të hapin dhjetë dyer për ta pasuruar shkrimin e tyre problemor, në pjesën më të madhe përtojnë të hapin një web faqe që do t’u merrte pesë minuta kohë!

Gazetaria në Kosovë është në pozitën e njëjtë më atë të shoqërisë. Përpëlitjet e tranzicionit, i cili po zgjatet tërkuzë pa ia parë fundin, kapitalizmi i egër, që duhet ta kalojmë si fëmijët kollin e fruthin, dhe sistemi i pa konsoliduar, ku secili grupim më i fuqishëm mund të veproj si t’ia thotë mendja pa iu druajtur ligjit, kanë ndikuar që gazetaria të jetë në një pozitë më delikate se sa segmentet e tjera të shoqërisë. Gazetaria do të duhej t’u printe fenomeneve, por nuk e bënë një gjë të këtillë, sepse është e mbarsur me presionet negative; gazetarët do të duhej të luftonin dukuritë e shëmtuara: krimin e organizuar, korrupsionin, prirjet kaotike të shoqërisë sonë, por është e pamundur ta bartin këtë barrë, meqë janë në thumb të kreut të veprimeve devijante; mediet do të duhej të jenë të pavarura nga ndikimi i partive politike apo nga qeveria, ndërsa nuk janë autonome, sepse financohen nga partitë politike, nga grupet e interesit apo madje edhe nga pushteti- me reklama, më shpalljen e konkurseve apo me format e tjera të financimit të tërthortë. Vazhdoni leximin

VOA – 70 vjetori i transmetimit të parë në shqip

Këtë javë, Shërbimi Shqip i Zërit të Amerikës festoi 70 vjetorin e transmetimit të parë në gjuhën shqipe më 13 maj të vitit 1943. Në praninë e shumë të ftuarve, zyrtarë të Zërit të Amerikës, politikanë, ambasadorë, ish kolegë të Shërbimit Shqip dhe miq të ndryshëm, folësit përshëndetën punën prej 7 dekadash të këtij shërbimi fillimisht në radio dhe më pas në televizion dhe internet. Presidentë, diplomatë, anëtarë të Kongresit amerikan, zyrtarë dhe analistë të çështjeve të Ballkanit morën pjesë në një ceremoni emocionale që u zhvillua me këtë rast në selinë e Zërit të Amerikës në Uashington. Drejtori i Divizionit të Euro-Azisë, Dr. Elez Biberaj dhe Shefi i Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho përsëritën angazhimin e Zërit të Amerikës dhe të Shërbimit Shqip për të vazhduar misionin e njoftimit të lajmeve në mënyrë objektive, të saktë dhe të balancuar në përputhje me kartën e Zërit të Amerikës. Vazhdoni leximin

Zhvillohet trajnimi për bashkëpunimin polici- media në kuadër të procesit zgjedhor

trajnimi2Në ambientet e Qendrës së Formimit Policor, ditën e sotme u zhvillua seminari trajnues “Mbi rolin dhe detyrat e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor Qershor 2013 dhe bashkëpunimi Polici-Media”, ne qendër të të cilit janë marrëdhëniet Polici-Media në kuadër të procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë. Vazhdoni leximin

Virusi i rrugaçërisë po na imponohet si trendi që modernizon median

Nga Eden Babani

Nën titullin “8 Marsi i femrave në Tiranë, fotot lakuriq”, një e përditshme e Kryeqytetit solli fundjavën e kaluar në versionin e saj online një biçim kronike, biçim shkrimi shpjegues, për një biçim feste, biçim orgjie, organizuar në një klub nate të Kryeqytetit. Biçim-biçimi ishte shoqëruar me fotot përkatëse.
Nisur nga pjesa e parë e titullit, mendja të shkonte doemos te Dita Ndërkombëtare e Grave. Pjesa e dytë të fuste në qorrsokak, ngase “fotot lakuriq” s’kanë asgjë të përbashkët me të. Qëllimi i organizimeve festive për nder të 8 Marsit është sensibilizimi i opinionit për barazi mes femrave e meshkujve në të gjitha rrafshet e jetës, pasi në ato intime s’ u është mohuar kurrë, qoftë njërës, qoftë tjetrës palë. Kush, pra, ua ka ndaluar femrave ose meshkujve të drejtën e zhveshjes lakuriq ndaj partnerit, që femrat e Tiranës ta kërkonin me anë të një manifestim asisoj?  Vazhdoni leximin