OKB shqetësim për lirinë e medias në Shqipëri: Janë përgjuar gazetarët

Komiteti i Kombeve te Bashkuara për të drejtat e njeriut shpreh shqetësim për lirinë e medias në Shqipëri. Gjatë seancës së radhës në Gjenevë ku delegacioni nga Shqipëria raportoi sërish mbi të drejtat civile dhe politike në vend, anëtarët e këtij komiteti shprehën shqetësim lidhur me raportimet për sulmet ndaj gazetarëve dhe përpjekjet për të kufizuar lirinë e medias. Madje sipas njërit nga anëtarëve të këtij komiteti, ka raportime se Parlamenti shqiptar është përpjekur të përgjojë bisedat telefonike të gazetarëve.

Pyetja ime ka të bëjë me mënyrën se si garantohet liria e medias. Do të doja që delegacioni të na komentonte raportimet për kërcënim të gazetarëve dhe sulmet fizike ndaj tyre. Po kështu ka patur edhe raportime se Parlamenti është përpjekur të përgjojë bisedat telefonike të gazetarëve si dhe disa padi ligjore ndaj medias, lidhur me një rast kur një ministër u akuzua për ngacmim seksual dhe u filmua gjatë këtij akti. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Dita

Vrima në ekran ose fundi i “Berishës mediatik”

Ardian Vehbiu

Ca kohë më parë, kryeministri i atëhershëm Berisha vendosi t’i bënte mbledhjet e qeverisë të hapura për publikun, kinse në emër të transparencës.

Pishaku pat shkruar atëherë për këtë dukuri, duke vënë në dukje si një nismë e marrë për të shtuar transparencën, në fakt e shndërronte veprimtarinë e qeverisë në teatër.

Ministrat nuk komunikonin mes tyre dhe me shefin e tyre, por luanin për kamerat; dhe kryeaktori ishte Berisha vetë, i cili e kish zëvendësuar ushtrimin e detyrës së përditshme të kryeministrit me një performance act. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Dita

Imami “qeras” Aleksandër Frangajn me 400 mijë USD

a-frangajAida Nako

Është një fakt i ditur gjerësisht që kryeministri i vendit ka vendosur të bojkotojë emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Tv Klan. Por nëse raportet e Berishës me Fevzon kanë pësuar luhatje, për pronarin e këtij televizioni, punët me qeverinë dhe me “thesin” e qeverisë duket se po shkojnë për mrekulli.  Aleksandër Frangaj u vu në qendër të kritikave të opozitës vitin e shkuar pasi u zbulua se i vëllai i tij, Eduard Frangaj, nëpërmjet një kompanie private kishte përvetësuar disa dhjetra miliona euro nga entet shtetërore për realizimin e spoteve televizive. Duket se presioni publik e ka bërë të vetën. Milionat vazhdojnë të rrjedhin lumë për Frangajt, vetëm se ka ndryshuar rubineti, fondet nuk kalojnë më nëpërmjet kompanisë së Eduart Frangajt, por nëpërmjet një kompanie të re, të krijuar në janar të këtij viti, e cila drejtohet nga një nëpunës i Aleksandër Frangajt. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Dita

“Opinione” dhe “opinionistë”

Kemi 22 vjet që po shijojmë mendjen e lirë. Ashtu dalëngadalë, por u rrit dhe eci shkallë-shkallë e gradë pas grade, kjo gazetaria e veçantë, tepër e veçantë e opinioneve dhe sidomos e analizave të të gjitha problemeve të jetës, pas sistemit njëpartiak. Ekranet tona “bubullojnë prej debateve produktive”, rrahjes së mëndjeve, për problematika që e shqetësojnë opinionin publik, sidomos në këto situatat parazgjedhore. Gazetarë të spikatur kanë gjetur edhe emra të cilësuar për të tërhequr shikuesit.

Njëri prej tyre, përshembull “si më i shikuari”, sipas vetë Zhejit, është emisioni i tij, ”360 Gradë”. Nuk ka asnjë dyshim se gazetari Zheji, ka qënë qëllimmirë kur “i ra në mendje”, të programonte një emision të tillë. Domosdo, në mënyrë që shikuesit dhe dëgjuesit të përjetonin moment emocionesh, natyrisht edhe reagimesh, në analizat bazuar në realitetet, në debatet rreth çështjeve sipas vizioneve të kundërta, ku në epiqendër të tyre do të ishin hallet, problemetqe perjeton shoqeria, mangësitë, arsyet, përgjegjësitë, shkaktarët, e gjer në arritjen te përfundimet, pse qeverisjet e gjersotme nuk po kanë mundur ta bënin këtë vënd dhe këtë popull, për të qenë, në mos më mirë, së paku jo kaq keq? Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Dita

OSBE, bashkëpërgjegjëse në shkeljen e ligjit për kasetat e partive

n-jahoOSBE është bashkëpërgjegjëse në shkeljen e ligjit që po bën KQZ-ja lidhur transmetimin e kasetave filmike të partive politike? Ky është konkluzioni që del nga kjo intervistë me konstitucionalistin Niazi Jaho. Shqetësimi i ditëve të fundit i ngritur nga Bordi i Monitorimit të Medias dhe Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, sipas zotit Jaho është mëse i drejtë. Mirëpo ku e gjen këtë siguri KQZ-ja që shkel haptazi ligjin? Zoti Jaho thotë se në këto veprime KQZ duket se ka mbrojtjen e OSBE/ODIHR-it. Kështu, sipas tij, është vepruar edhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 dhe në zgjedhjet vendore të 2011-s. Për këtë ai citon raportet përkatëse të OSBE/ODIHR-it, të cilët i kanë hapur dritën jeshile këtyre shkeljeve ligjore. Në këto raporte del qartë se OSBE-ja konstaton të njëjtën dukuri që përsëritet nga një palë zgjedhjesh në tjetrën dhe nuk merr asnjë masë për ndalimin e shkeljeve ligjore. Rëndësi për OSBE-në me sa duket ka vetëm certifikimi i zgjedhjeve, qoftë dhe me shkelje të rënda ligjore. Mirëpo, si mund të konsiderohet të lira, të ndershme dhe transparente këto zgjedhje? Zoti Jaho ngre shumë pikëpyetje… Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Dita