Mediat dhe Politika

Gëzim Mekuli

Flamujt, filmat dhe sloganet janë duke u keqpërdorur pa kufi nga partitë politike. Si rrjedhojë e këtij komunikimi politik, hapësira shqiptare është plot zbrazëti, e thatë, jo bindëse dhe fyese.

Në debatin “për” apo “kundër” reklamës politike televizive, shpeshherë është theksuar se natyra dhe forma e shpejtë e reklamës televizive mund të ndikojë negativisht në mbarëvajtjen e debatit politik. Si rrjedhojë e kësaj, politika është bërë më pak konkrete dhe më shumë e përgjithshme.

Reklama politike (në veçanti në fushatën parazgjedhore) është e orientuar dhe e përqendruar më shumë në individ – person. Para së gjithash, reklama politike televizive është e brumosur dhe e ngjyrosur me slogane. Vetëm për pak sekonda kjo provon dhe synon të jetë mjet – instrument i përkryer i partisë për të komunikuar me opinionin publik para dhe gjatë zgjedhjeve të lira. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Ballkan

Greqi, qeveria mbyll RTV publik. 2656 punonjës pa punë

Qeveria greke vendos mbylljen e Radio-Televizionit publik, ERT.

Mbyllja e ERT nxjerr pa punë menjëherë 2656 punonjës.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë greke, Simo Kedikoglu, sipas të cilit duke filluar që sonte në mesnatë radio-televizioni publik grek nuk do të transmetojë. Shkak sipas qeverisë, janë kostot e mëdha për një audiencë të vogël, shpërdorimet dhe organika e fryrë. Mbyllja e ERT nxjerr pa punë menjëherë 2656 punonjës.

Zëdhënësi i qeverisë deklaroi se mbyllja e ERT synon ristrukturimin e radios dhe televizionit publik. Sipas njoftimit, ERT do të rifillojë pas verës me një regjim të ri, që do të thotë shumë më pak punonjës. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Ballkan

Media dhe shkelja e të dhënave personale

Të gjithë e dimë mirë shprehjen “fjala vret më shumë se plumbi”, apo atë tjetrën, “më mirë syri se sa nami”. Në kohët e sotme, me zhvillimet teknologjike, fjalëve të thëna, e veçanërisht të shkruara, u është rritur jetëgjatësia, për të mos thënë se ato janë bërë të pavdekshme.

Çdo gërmë e zezë e hedhur në letër të bardhë ruhet në eter dhe është plotësisht e arritshme në çdo moment përmes motorëve të ndryshëm të kërkimit në internet. Në këto kushte, të dhënat e gjithësecilit, informacionet apo edhe thashethemet e shpifjet, pra, çdo gjë e botuar apo e hedhur online, mbetet aty duke fomuar për çdo individ një “dosje publike” të dhënash personale, nëse do ta quanim kështu, që dikujt padrejtësisht mund t’i shkatërronte jetën, madje edhe në një të ardhme të largët. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Ballkan

Komisioni i Medias, miratohet pa konsensus ligji për median

Miratohet pa konsensus pr/ligji për mediat audiovizive në Komisionin Parlamentar të Medias. Opozita dhe mazhoranca u ndanë në dy nene të projektligjit për zgjedhjen e anëtarëve të AMA-s dhe bordit të RTSH-së pasi opozita kërkonte për emërimet konsensusin e palëve, nëse nuk arrihet ky konsensus zgjedhjet të bëheshin me short dhe nëse nuk pranohej as shorti të zgjidhej në parlament me shumicë të cilësuar. Ndërsa, mazhoranca ka qenë kundër, duke kërkuar votim në parlament me shumicë të thjeshtë si gjeti institucionet e tjera.

“Po kërkojmë një KKRT të pavarur dhe po kërkojmë një Këshill Drejtues të RTSH të pavarur si garant, jo për PS, jo për PD, por median dhe publikun shqiptar. Për ne është i papranueshëm votimi me shumicë të thjeshtë”, deklaroi Leskaj. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Ballkan

Kultura irracionale socio-kulturore dhe massmedia…

Nga Artur Nura

Parimisht e gjithë tradita zakonore dhe kulturore e çdo shoqërie lind si një nevojë praktike e cila përshtatet me konturet e dinjitetit njerëzor.  Ky element i fundit është ai fenomen që shquan në fakt qënien njerëzore nga të tjerat qënie jo aq inteligjente sa ajo në rruzullin tokësor. Në fakt, ajo që e largon ose afron Njeriun nga qëniet e tjera të gjalla është pikërisht përdorimi i arsyes, apo inteligjencës së tij të cilën ja ka dhënë Zoti, apo Natyra.

Në rrethana të tilla racionale padyshim janë ideuar dhe aplikuar traditat dhe zakonet e lindjes, dasmës dhe vdekjes si institucione themelore socio-kulturore nëpër të cilat kalon eksperiencën personale shumica e individëve në çdo shoqëri. Ky zhvillim në tërësinë e tij dhe në zhvillim sjell edhe bazën juridike të një shoqërie. Sa më afër të jetë baza juridike me realitetin socio-kulturor, apo me zhvillimet zakonore dhe kulturore aq më e emancipuar është shoqëria dhe më efiçent funksionimi i saj. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Ballkan