BE edhe në takimin e mediave flet mbi KQZ

Ambasadori i BE-së Ettore Sequi gjatë një komunikimi me gazetarët pas hapjes së seminarit për lirinë e medias bëri një pasqyrë të temave që priten të diskutohen aty.

Diplomati i BE, duke folur për zgjedhjet e ardhshme politike, tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve luan një rol të rëndësishëm për mbarëvajtjen e tyre. “Cilësia e zgjedhjeve është çështje tepër e rëndësishme, për këtë arsye është mëse e qartë që nuk flasim vetëm për ditën e zgjedhjeve, por edhe për kohën e parapërgatitjes. Mendojmë që përgatitja shkon tek cilësia. Është tepër e qartë që KQZ ka rol një ky në cilësinë e zgjedhjeve. Në fund të vitit të shkuar jam takuar me kryetaren e KQZ dhe kam tepër besim në profesionalizmin e tyre”, tha ambasadori. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Agon

“Lamtumirë Mubarak”, udhëtim në Egjiptin e para revolucionit

Egjipt! Vjeshtë 2010, përpara zgjedhjeve! “Goodbye Mubarak!” na çon në këtë vend dhe në këtë kohë, ku zbulojmë një prag revolucioni, i cili tashmë zien në sipërfaqen e shoqërisë egjiptiane. “Goodbye Mubarak!”,ky është filmi dokumentar që do të shfaqet nesër në Tiranë si një aktivitet nën organizimin e Institutit të Medias. Për disa javë, stafi i dokumentarit udhëton në gjithë vendin, duke na njohur me aktivistë, politikanë dhe njerëz të zakonshëm.

Ndërkohë që aktivistët e rinj të mediave sociale marrin meritën për demonstratat, dokumentari “Goodbye Mubarak!” tregon se sa i thellë ishte kundërshtimi ndaj regjimit disa muaj para revolucionit. “Goodbye Mubarak!” është një portret i vyer i një moment thelbësor për shoqërinë egjiptiane. E pranishme gjatë shfaqjes së filmit do të jetë edhe regjisorja e dokumentarit, Katia Jarjoura.

nga moderatori Postuar te Agon

“Shooting vs Shooting” – Kur ‘shënjestrohen’ gazetarët!

Nga: Blerina Goce

Lufta mbetet përherë luftë. Sado që të përpiqemi të ndryshojmë fytyrën e saj dhe sado pamja e saj të grimohet apo të mbulohet, nuk mund të fshihet shëmtia dhe cungimi që natyrshëm e shoqëron.

Gazetarët e pavaruar janë ata që përpiqen të tregojnë “të vërtetat” e luftës, por  “Në luftë, e vërteta,- siç perifrazohet Eskili,- është gjithmonë viktima e parë”. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Agon

Abuzuan me paratë e të drejtës së autorit, gati heqja e licensës për “Albautor” dhe “AKDIE”

Problemet më të drejtën e autorit vijojnë të jenë një nga problemet më shqetësuese sot për autorët dhe krijuesit, ndërsa më herët nuk kanë munguar dhe akuzat ndaj Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, për më tepër vëmendje ndaj pronësisë intelektuale. Përballë këtyre akuzave, duket se ZSHDA ka rritur punën e saj edhe në kontrollin e Agjencive të Administrimit Kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, të cilat janë 4 të tilla të licensuara nga Ministria e Kulturës me propozim të ZSHDA. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Agon

Po qeshin fëmijët?… Atëherë ky është TV

Nga Frrok Çupi

Një grua, e shoqja e grevistit të urisë që e dogjën, u shfaq me lot në sy dhe tha se kishte katër fëmijë që presin të atin. Gruaja fliste jashtë shtëpisë, në një park. Thashë “o zot të jenë fëmijët larg televizorit, të paktën duke luajtur me shokë…”. Në një gazetë, po dje, rreth një ngjarje të ndodhur këto ditë, ishte shkruar se kur burri vrau të shoqen, fëmija i lutej “babi, mos e vrit mamin!”. Edhe kësaj here i kam parë lajmet me frikë se mos del dikush e thotë këto fjalë në sy të fëmijëve. Në një grevë urie të deputetëve të Partisë Socialiste kemi dëgjuar një deputet që thoshte: “gruaja po lind tani në maternitet, por do ta shikoj fëmijën vetëm kur të hapen kutitë”. Ndërsa një tjetër tha se “djali do të bëhet qen roje për votat e babit”… Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Agon