Media kineze hedh vështrimin fort nga Shqipëria

Nga Genc Mlloja

TIRANE – “Mediat kineze dhe shqiptare duhet të forcojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre në mënyrë që popujt e këtyre vendeve të afrohen më tepër”, tha zonja Ma Li, zëvendëskryeredaktore e gazetës “Zhenminzhibao”, e njohur në botimin e saj në gjuhën angleze si “People’s Daily”, ditën e mërkurë në Tiranë. Ajo, e shoqëruar nga një delegacion prej katër anëtarësh të stafit editorial, bënë një vizitë dyditore në Shqipëri të ftuar nga redaksia e gazetës shqiptare që botohet në gjuhën angleze, “Albanian Daily News”.
Gjatë vizitës dhe bisedimeve të zhvilluara në redaksinë e “Albanian Daily News”, znj. Ma Li së bashku me bashkëpunëtorët e saj, si dhe Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Je Hao, u shpreh dëshira e tyre për të shtuar kontaktet me këtë gazetë, por edhe me media të tjera në Shqipëri.
“Gazeta jonë nuk është një gazetë e thjeshtë. Ne kemi 10 lloje të ndryshme mediatike. Kështu që ne mendojmë të dërgojmë gazetarët tanë për të shkruar reportazhe mbi Shqipërinë, të cilat mund t’i botojmë”, – tha Ma Li.
“People’s Daily” është një ndër gazetat më të mëdha dhe më të vjetra në Republikën Popullore të Kinës. Për të krijuar një ide ajo sqaroi se stafi i saj kishte 800 punonjës dhe së bashku me të gjithë punonjësit e tjerë ky numër arrinte në 15.000 vetë. Por interesante ishte fakti që uebsite i “People’s Daily” kishte një audiencë prej më tepër se 600 milionë lexuesish dhe çka e bënte atë më interesante ishte se ajo ishte tashmë në bursë dhe vlera e saj arrinte në 16 miliardë jen, që e konvertuar në dollarë arrin shifrën 3 miliardë.
Ajo vlerësoi në mënyrë të veçantë punën e ambasadës kineze dhe veçanërisht të ambasadorit Je Hao për të shtuar lidhjet ndërmjet mediave të dy vendeve, si ura lidhëse midis dy popujve.
Në këtë frymë, znj. Ma Li kërkoi një institucionalizim të lidhjeve të gazetës së saj me “Albanian Daily News”. “Ne mund të shkëmbejmë gazetarë që të shkruajnë për dy vendet tona në mënyrë reciproke”, – tha ajo.
Mesazhi i qartë i delegacionit të gazetës kineze “People’s Daily” nëpërmjet numrit dy të saj, Ma Li, ishte: “Mediat e të dyja vendeve duhet të kontaktojnë më shumë, që të nxisin lidhjet njerëzore midis dy popujve tanë.”

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s