Skandali i AMA-s, Bushati refuzon të përgjigjet për licencimin

Endira Bushati, kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive, refuzon t’u përgjigjet pyetjeve të ngritura nga “Top Channel” se si po kryhet procesi i licencimit të rrjeteve numerike. Në një njoftim të zëdhënësit të AMA-s mbrëmjen e së premtes bëhej me dije se, zonja Bushati do të dilte në një konferencë shtypi. Por paraditen e së shtunës, me sa duket, ajo ndërroi mendje duke mos dalë vetë e kështu duke mos i dhënë mundësi medias për t’i drejtuar pyetje. “Në kushtet kur AMA ka ftuar televizionin ‘Top Channel’ për të marrë pjesë në procedurën e garës ‘Beauty Contest’, kronikën e transmetuar dje nga ky televizion e konsiderojmë si presion të hapur ndaj një institucioni të pavarur, për të mos kryer detyrat e tij ligjore”, deklaroi Fatbardh Zenelaj, drejtor për marrëdhëniet me publikun pranë AMA-s. “Top Channel” sqaron zonjën Bushati dhe opinionin publik se në raportimet e tij nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se i është përmbajtur misionit të informimit dhe respektimit të ligjit edhe nga AMA e vetë zonja Bushati. Jo vetëm “Top Channel”, por çdo media e ka për detyrë të ngrejë problematika apo t’i drejtojë pyetje titullarëve të institucioneve. “Top Channel” ka denoncuar procesin antiligjor me vetëm tre anëtarë që AMA po çon përpara, ndërkohë që licencimi i rrjeteve kërkon një kuorum prej të paktën pesë anëtarësh. “Top Channel” ka kërkuar nga zonja Bushati të bëjë publike dokumentin e rregullores me firmat e pesë anëtarëve. Nisur nga shqetësimi i fundit i zonjës Bushati, “Top Channel” ka lexuar vetëm ligjin, të cilin zonja Bushati pretendon se po e zbaton. Dhe rezulton që kryetarja e KKRT-së është në shkelje të tij. Prandaj e vlerësojmë të nxituar daljen në konferenca shtypi të AMA-s sa herë që TCH trajton probleme të medias elektronike në kronika televizive. Por me sa duket, zonja Bushati, e zënë ngushtë në këtë situatë, ku është duke shkelur ligjin, gjen si kamerdare shpëtimi atakimin e medias më të madhe në vend. Në kronikën e së enjtes, ne e pyetëm zonjën Endira Bushati përse nuk e bëri AMA strategjinë e dixhitalizimit siç e kërkon ligji 8410, por ministria e Genc Pollos? Ishte vetë zonja Bushati gjatë një seance dëgjimore në Parlament, më 13 shkurt 2012, që shprehu pakënaqësitë e saj, pikërisht për strategjinë e transmetimeve dixhitale. “Me keqardhje, konstatoj se vërejtja jonë kryesore nuk merret parasysh. Cila është ajo? Ka një proces të miratimit të strategjisë për kalimin nga transmetimet analoge në transmetimet numerike. Ky projektligj, pavarësisht se nga anëtarët e grupit të punës është përpjekur të parashikojë disa nga alternativat, në qoftë se miratohet siç është i tillë, ai ngelet i paaplikueshëm në praktikë dhe rrezikon të sjellë pasoja që vështirë se mund të jenë të ndreqshme me amendimet e ndryshme që mund t’i bëhen pas miratimit të strategjisë. Prandaj, vërejtja jonë kryesore dhe propozimi ynë kryesor është që projektligji të mos miratohet në formën që është, por të bashkërendohet me miratimin e strategjisë në kalimin e transmetimeve dixhitale”, deklaroi atëherë Bushati.

Përse gjatë këtyre tri viteve nuk është hartuar plani i caktimit të frekuencave, dokument bazë për licencimin e rrjeteve numerike? Po ashtu e pyetëm, përse ajo është duke e nxituar këtë proces kur nuk e ka kuorumin e nevojshëm për realizimin e procesit të licencimit të rrjeteve numerike? Sikurse i kemi kërkuar zyrtarisht të na vërë në dispozicion vendimin e miratimit të rregullores për këtë proces kaq të rëndësishëm, për të cilin ende nuk kemi marrë përgjigje. Në një njoftim të zëdhënësit të AMA-s mbrëmjen e së premtes bëhej me dije se, zonja Bushati do të dilte në një konferencë shtypi. Por paraditen e së shtunës, me sa duket ajo ndërroi mendje, duke mos dalë vetë e kështu duke mos i dhënë mundësi medias për t’i drejtuar pyetje.

“Në kushtet kur AMA ka ftuar televizionin ‘Top Channel’ për të marrë pjesë në procedurën e garës ‘Beauty Contest’, kronikën e transmetuar dje nga ky televizion e konsiderojmë si presion të hapur ndaj një institucioni të pavarur, për të mos kryer detyrat e tij ligjore”, deklaroi Fatbardh Zenelaj, drejtor për marrëdhëniet me publikun pranë AMA-s. “Top Channel” sqaron zonjën Bushati dhe opinionin publik se në raportimet e tij nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se i është përmbajtur misionit të informimit dhe respektimit të ligjit edhe nga AMA e vetë zonja Bushati. Jo vetëm “Top Channel”, por çdo media e ka për detyrë të ngrejë problematika apo t’i drejtojë pyetje titullarëve të institucioneve. “Top Channel” ka denoncuar procesin antiligjor me vetëm tre anëtarë që AMA po çon përpara, ndërkohë që licencimi i rrjeteve kërkon një kuorum prej të paktën pesë anëtarësh. “Top Channel” ka kërkuar nga zonja Bushati të bëjë publike dokumentin e rregullores me firmat e pesë anëtarëve. Nisur nga shqetësimi i fundit i zonjës Bushati, “Top Channel” ka lexuar vetëm ligjin, të cilin zonja Bushati pretendon se po e zbaton.

Dhe rezulton që kryetarja e KKRT-së është në shkelje të tij. Prandaj e vlerësojmë të nxituar daljen në konferenca shtypi të AMA-s sa herë që TCH trajton probleme të medias elektronike në kronika televizive. Por me sa duket, zonja Bushati, e zënë ngushtë në këtë situatë, ku është duke shkelur ligjin, gjen si kamerdare shpëtimi atakimin e medias më të madhe në vend. Në kronikën e së enjtes ne e pyetëm zonjën Endira Bushati përse nuk e bëri AMA strategjinë e dixhitalizimit siç e kërkon ligji 8410, por ministria e Genc Pollos? Ishte vetë zonja Bushati gjatë një seance dëgjimore në Parlament më 13 shkurt 2012, që shprehu pakënaqësitë e saj pikërisht për strategjinë e transmetimeve dixhitale.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s