OKB shqetësim për lirinë e medias në Shqipëri: Janë përgjuar gazetarët

Komiteti i Kombeve te Bashkuara për të drejtat e njeriut shpreh shqetësim për lirinë e medias në Shqipëri. Gjatë seancës së radhës në Gjenevë ku delegacioni nga Shqipëria raportoi sërish mbi të drejtat civile dhe politike në vend, anëtarët e këtij komiteti shprehën shqetësim lidhur me raportimet për sulmet ndaj gazetarëve dhe përpjekjet për të kufizuar lirinë e medias. Madje sipas njërit nga anëtarëve të këtij komiteti, ka raportime se Parlamenti shqiptar është përpjekur të përgjojë bisedat telefonike të gazetarëve.

Pyetja ime ka të bëjë me mënyrën se si garantohet liria e medias. Do të doja që delegacioni të na komentonte raportimet për kërcënim të gazetarëve dhe sulmet fizike ndaj tyre. Po kështu ka patur edhe raportime se Parlamenti është përpjekur të përgjojë bisedat telefonike të gazetarëve si dhe disa padi ligjore ndaj medias, lidhur me një rast kur një ministër u akuzua për ngacmim seksual dhe u filmua gjatë këtij akti. Pra do të doja të dija nëse liria e medias garantohet në Shqipëri sepse këto raportime janë më të vërtet shqetësuese.

Anëtarët e komitetit kanë shprehur shqetësim edhe për ndalimin e romëve për të mbledhur mbeturinat e riciklueshme nga koshat e plehrave duke kërkuar informacion nëse qeveria ka gjetur ndonjë mënyrë tjetër për tu siguruar të ardhura këtyre individëve që sigurojnë jetesën në këtë mënyrë.

Kam gjithashtu një pyetje sa i përket politikës që ndiqet për ndalimin e mbledhjes së mbeturinave të riciklueshme nga romët në Shqipëri. A ka ndërmarrë qeveria paralel me këtë politikë një program për tu garantuar këtyre individëve një mënyrë tjetër për të siguruar të ardhura duke qenë se ata sigurojnë jetesën në këtë mënyrë.

Shqetësim u shpreh edhe lidhur me mbipopullimin e burgjeve dhe kushtet në të cilat mbahen të burgosurit, veçanërisht për të rinjtë që qëndrojnë në qendrat e paraburgimit dhe mënyra se si trajtohen. Një nga anëtarët e komitetit kërkoi gjithashtu të dijë rezultatet e inspektimeve që kryhen nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve, çka delegacioni nga Shqipëria deklaroi se do ti përgjigjet me shkrim në ditët në vijim. Sipas Marrëveshjes Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, të cilën e ka nënshkruar që në vitin 1991 Shqipëria duhet t’i nënshtrohet kontrolleve të rregullta të Komitetit për të Drejtat e Njeriut. në lidhje me zbatimin e të drejtave të njeriut. Hera e fundit që delegacioni shqiptar u paraqit përpara këtij Komiteti ishte në vitin 2004.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Dita

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s