Alba Malltezi merr çmimin e gazetarisë së Mesdheut

a-malltezi2TIRANE –  Alba Malltezi, merr çmimin e gazetarisë “Caravella del Mediterraneo”, akorduar nga Presidenti Italian Napolitano për gazetarët e pellgut të Mesdheut, krah disa personaliteteve të gazetarisë italiane dhe të vendeve të tjera të pellgut të Mesdheut.

Ceremonia për dhënien e çmimit mbahet me 7 shtator në qytetin e Otrantos.

Me Alba Malltezin e Free and Fair Media Group (Shqiptarja.com & A1Report), në edicionin e pestë të “Caravella del Mediterraneo” vlerësohen edhe disa gazetarë të RAI-it :Aldo Maria Valli Marcello Favale, Francesco Giorgino, Salvatore Della Rocca gazetar i “Corriere del Mezzogiorno”, Alessandro Barbano Drejtor i gazetës “Il Mattino”, Giuseppe Borsellino “Italpress”, Silvana Gaudio gazetare Ansa, Pino Pisicchio editorialist i il Tempo dhe regjisori Daniele Vicari i cili realizoi filmin dokumentar, shumë të vlerësuar «La nave dolce». 

Veç vlerësimeve të personaliteteve të gazetarisë, “La Caravella” del Mediterraneo është dhe një garë gazetarie për shkrimet më të mira. Me 7 shtator do të shpallen dhe fituesit e çmimeve për artikujt më të mirë mes gazetarëve të Mesdheut.

Në një vit e gjysëm të krijimit të grupit mediatik Free and Fair Media Group kanë qenë të shumta vlerësimet për punën profesionale në shërbim të lirisë së medias dhe të së vërtetës. Edhe Anila Basha, Drejtore e të përditshmes Shqiptarja.com pjesë e Free and Fair Media u vlerësua nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë si gazetarja më e mirë e vitit. Ndërsa Revista e OSBE e muajit qershor bëri një vlerësim të kurajos së grupit mediatik Free and Fair përmes një shkrimi duke e vendosur në fokusin kryesor të revistës prestigjoze (http://www.osce.org/gender/102922)

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s