Heroinat e brutalizuara të televizionit

Fiona Sturges, “The Independent”

Përse u duhet serive të televizionit kaq shumë përdhunim dhe ekspozim të brendshmesh? Një analizë e “The Independent” jep përgjigje për magjinë që i mban njerëzit pas telenovelave.

Nuk e shijoj as pamjen e prostitutave të shekullit të 19 të shpërndara në rrugicat në lindje të Londrës, me gypat e tyre fallopianë të ekspozuara gjatë gjithë rrugës.

Dhe më falni nëse them se nuk jam aspak e gëzuar të shoh një grua të suksesshme dhe punëtore, të përdhunohet egërsisht prej burrit të saj agresiv.

E të gjitha këto i kam parë në muajt e fundit, të transmetuara në seritë më të fundit, si “The Fall”, “Ripper Street” dhe “The Politician’s Husband”.

Këta janë shfaqur në ekranin tim pikërisht në çastin kur po shijoja me padurim një pjatë të mirë ushqimi shtëpie. Dhe më besoni se nuk ishte aspak e këndshme, e aq më tepër tërheqëse.

Në serinë më të re të dramës së krimit në BBC, të titulluar “Luther”, shfaqet imazhi i një gruaje të vetmuar, që ecën nëpër rrugët bosh për në shtëpi, teksa një psikopat e pret i shtrirë poshtë shtratit të saj.

Më pas shfaqet imazhi kaq shumë i lakmuar prej të gjithë regjisorëve të serive, një grua e lidhur me shirit, e veshur keq dhe e përdhunuar për vdekje.

Kështu, pyeta me vete “Vërtet? Përsëri? Duhet patjetër? A nuk është koha për pak mundësi të barabarta krimi? Ku janë ato gra që i torturojnë meshkujt dhe më pas i përdorin të brendshmet e tyre si vathë?”

Nuk e kam seriozisht kur flas për kaq shumë dhunë, por a nuk është më mirë të tregosh sasinë e duhur të shkeljes së ligjit, as më shumë e as më pak?

Pamjet që transmetohet tani janë akoma më shqetësuese. Ja edhe kamera që lëviz me kaq melodramë rreth siluetës së një gruaje të shtrirë, me këmbët e zhveshura që i shtyn me dhunë për të larguar mashkullin e fuqishëm që po e sulmon dhe së fundmi fytyra e shpërfytyruar prej tualetit.

Dhuna seksuale tashmë përmbush një farë kërkese në dramat televizive të të rriturve, që dikur plotësohej prej seksit të drejtpërdrejtë dhe konsensual.

Sigurisht që përdhunimi është një skenë më e mprehtë. Pritet që shikuesi të habitet, por edhe të pushtohet emocionalisht. Sakrilegji që kërkojnë seritë, rrallë ndalon, pasi viktima ka dhënë shpirt, pasi regjisorit i mbetet një trup i tërë, me të cilin mund të ngjallë akoma më shumë tronditje te shikuesit.

Mesazhi që nënkuptohet nuk është vetëm që femrat duhet të shmangin takat nëse dëshirojnë të mos përdhunohen prej maniakëve të rastit. Mesazhi është se nëse je një grua e pavarur që preferon të largohet më herët nga një festë, ka shumë mundësi që një burrë të bëjë veprime të dhunshme me ty në cilëndo kohë.

Kështu ndëshkohet rëndë pavarësia e femrës, që paraqitet si shumë e rrezikshme, në kuadër të maskilitetit dhe shtypjes së feminizmit, për të ndaluar emancipimin e lirë femëror, pa frikën e dukshme mashkullore.

Ashpërsia e këtyre serive që shohim çdo ditë, me burra që rrahin, përdhunojnë dhe vrasin femrën e parë tërheqëse dhe shpërfillëse që i del përpara, nuk është edukimi i duhur për shikuesin e sotëm dhe të ardhshëm.

Nuk do t’u kushtonte asgjë veçse më shumë talent regjisorëve përgjegjës, të gjenin mënyra të tjera për t’i bërë filmat e tyre më tërheqës për audiencën.

Ata duhet të shmangin në mënyrë kategorike dhunën që reklamojnë. Dhe mbase, ndonjëherë kur ta shohin të arsyeshme ta lënë një femër të kthehet në shtëpi e qetë pa askënd që i fshihet nën shtrat për ta vrarë dhe përdhunuar.

Dhuna që reklamon ekrani në filmat me seri, është jo vetëm e dëmshme për shoqërinë, por dobëson dukshëm imazhin femëror në sytë e meshkujve

Seritë televizive janë të mbushura me vrasje, përdhunime, tortura dhe maniakë, që presin me padurim për gruan e parë që do të marrë kthesë

Dhuna seksuale tashmë përmbush një farë kërkese në dramat televizive të të rriturve, që dikur plotësohej prej seksit të drejtpërdrejtë dhe konsensual

Kështu ndëshkohet rëndë pavarësia e femrës, që paraqitet si shumë e rrezikshme, në kuadër të maskilitetit dhe shtypjes së feminizmit

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s