Kur “Zëri i Amerikës” akuzohej nga Beogradi për punë të Kosovës

z-amerikesGjekë Gjonlekaj

Kthimi i mendimit nё gjuhё, ka qenё dhe mbetet pa asnjё dyshim aksioni mё i madhёrishёm i njeriut, ka thënë Ismail Kadare.

Zёri ose tingulli qё prodhon njeriu nё grykёn e tij ёshtё njё dhunti e madhe  natyrore. Nё “Fjalorin e gjuhёs sё sotme shqipe” janё dhёnё shumё sqarime pёr zёrin, bile Faik Konica kishte bёrё njё shpjegim tё veçantё pёr zёrin e fuqishёm tё malёsorve shqiptarё.

Sivjet, më 7 maj  nё Washington u pёrkujtua 70-vjetori i  ‘Zёrit tё Amerikёs’ nё gjuhёn shqipe. Shqiptarёt ruajnё shumё kujtime pёr kёtё zё tё dёgjuar. S’ka dyshim se ata qё punuan pёr VOA-shqip ruajnё edhe mё shumё kujtime.

Kёtё zё, qё depёrtonte atje nga hapësirat   qiellore ndёroqeanike dёgjuesit shqiptarё e prisnin me gёzim dhe pёr ta ishte si njё melodi lirike. Nё ora 6 tё mbrёmjes ata dёgjonin zёrin e vendit mё tё pasur dhe mё demokratik tё botёs. Rrethanat ekonomike e politike tё shqiptarёve nё Ballkan e bёnin VOA-shqip mё tё dashur e mё tё nderuar. Amerika dhe zёri i saj u bё i njohur sidomos nё dy luftёrat botёrore, kur ushtritё çlirimtare amerikane kapёrcyen Atlantikun  pёr t’i kthyer Evropёs  lirinё e humbur. Populli shqiptar kishte njё dashuri tё natyrshme pёr Tokën e Re, pёr faktin se ata  kishin filluar imigrimin me shumicё njё shekull mё parё.Spikerёt shqiptarё tё Zёrit-shqip ishin tё veçantё. Nuk e kisha paramenduar kurrё se njё ditё do t’i bashkohesha  kёtij ekipi nё Washington. Por pas shumё pёrpjekjesh u realizua ёndёrra ime e jetёs. Nё vitin 1982 fillova punёn aty.

Zёri i Amerikёs transmetohej drejtpërdrejtë, kёshtu qё spikerёt fillestarё pёr do kohё bёnin vetёm hapjen e mbylljen e programit.

VOA-shqip dёgjohej (kjo ndodh edhe sot) me vёmendje nga shqiptarёt dhe nga autoritetet e qeverive ballkanike, pёr arsye se ёshtё organ zyrtar i Qeverisё amerikane. Autoritetet diplomatike amerikane nё Ballkan dёrgonin vazhdimisht nё zyrёn tonё nё Washington kasetat e dёgjueshmёrisё atje. Ata ishin shumё tё ndjeshёm sidomos pёr transmetimet e VOA-shqip pёr Kosovёn. Pёr ngjarjet dhe zhvillimet nё Kosovё VOA-shqip kishte informata tё vazhdueshme. Amerikanёt ishin shumё tё ndjeshёm pёr transmetimet tona nё Kosovё, bile nё njё rast ambasadori amerikan nё Beograd kishte kёrkuar mbylljen e VOA-shqip,sepse Ministria e Jashtme e Jugosllavisё kishte protestuar ashpёr pёr njё reportazh nё lidhje me Kosovёn. Shёrbimi Shqiptar ato ditё iu nёnshtrua njё kontrolli tё rreptё ku mori pjesё edhe drejtori i Ministrisё Amerikane tё Informatave. Ministria e Jashtme e Jugosllavisё dhe ambasada e tyre nё Washinton bёnin akuza nga mё tё ndryshme kundёr VOA-shqip.

Problemi ynё i madh dhe i ndjeshёm ishte Shqipёria. S’ka asnjё dyshim se VOA-shqip ёshtё themeluar pёr Shqipёrinё. Fakti qё nuk kishim asnjё informatё pёr dёgjueshmёrinё dhe asnjё vrejtje ose urim pёr punёn tonё ishte problem shqetёsues. Nё momente tё caktuara Qeveria amerikane dёrgonte mesazhe e thirrje pёr rivendosjen e lidhjeve amerikano-shqiptare. Bile kohё mё parё u zbulua nё arkivin e Seksionit Shqip mesazhi i Departamentit tё Shtetit dёrguar Shqipёrisё me 28 Nёntor 1965 me rastin e 20-vjetorit tё çlirimit nga forcat naziste dhe fashiste. Ishte mё shumё njё thirrje pёr mundёsinё e lidhjeve me Shqipёrinё. Ata qё punonin pёr VOA-shqip ishin tepёr tё lidhur me Shqipёrinё. Ata kishin frikё persekutimin e familjeve nё atdhe. Ata nuk i tregonin kurrё emrat e tyre tё vёrtetё nё radio-transmetime. Pёr spikerёt nga Shqipёria “Dita e Dёshmorёve nё Amerikё” kishte rёndёsi tё dyfishtё. Ndёrsa lexonin historinё e dёshmorёve tё Amerikёs kishin shumё emocione edhe pёr dёshmorёt shqiptarё dhe pёr ata qё ishin pushkatuar nga diktatura. Sot e gjithmonё i kujtoj emocionet e Fehime Pipёs dhe tonin e dhimbshёm tё zёrit tё saj. Nё mbarim tё emisionit njёherё e pyeta: Fehime pse sot kishe aq shumё emocione ? Ajo u pёrgjegj:” Nё kёto çaste kujtova vёllaun tim Myzafer Pipёn, tё pushkatuar nga diktatura”.

Pёr shqiptarёt e Zёrit tё Amerikёs  kjo nuk ishte njё punё e rёndomtё ose  thjeshtё njё emision lajmesh. Dёgjuesit shqiptarё nga zёri i tyre mund tё kuptonin dhembjet pёr familjarёt e tyre nё Shqipёri. Aty kishte monologje e dialogje tё heshtura, thua se dёgjuesi ynё ishte zёnё rob. Ne i flisnim dёgjuesit siç i flet prindi djalit ose vajzёs nё gjendje kome. Heshtja e dёgjuesit shqiptar ishte si njё ankth. Mbylljen hermetike tё Shqipёrisё nuk e harrojmё kurrё, sepse misioni ynё ishte i shenjtё. Nga transmetimet tona ata dёgjuan lajme tё mira dhe tragjike, bile edhe kumtin e vdekjes sё Mbretit Zog dhe tё Imzot Nolit e tё shumё patriotёve tё tjerё shqiptarё. Ky zё ishte lajmtari i sinqertё dhe serioz i shpresёs dhe shpёtimit tё popullit shqiptar jo vetёm nё Shqipёri por edhe nё Kosovё e kudo nё Ballkan. Aty u dёgjuan thirrjet e personaliteteve mё tё njohura tё botёs pёr lirinё e Shqipёrisё dhe pavarёsinё e Kosovёs.

Drejtori i mirёnjohur i VOA-shqip, Dr. Elez Biberaj nё mesin e viteve ’80-ta, bёri ndryshime kolosale ku mes tjerash themeloi edhe rubrikёn e famshme  “Shqiptarёt e Amerikёs”. Kjo rubrikё speciale dёgjohej çdo tё mёrkurё.Aty shfaqeshin mendimet dhe dёshirat e qindra shqiptaro-amerikanёve .Kjo rubrikё shёrbente si njё lidhje e drejtpёrdrejtё familjare me Shqipёrinё. Ne e shikonim Shqipёrinё si njё tokё e premtuar. Çdo lajm tё mirё pёr Shqipёrinё e prisnim me gёzim.  Pёr Radio Tiranёn dhe pёr shtypin e Shqipёrisё VOA-shqip  ishte edhe burim informatash.

Ndёrsa revista “Danas” e Beogradit e 2 nёntorit 1989 shkroi gjerёsisht pёr gjoja shkёmbimet VOA-shqip me Radio Tiranёn nё lidhje me Kosovёn, duke mё akuzuar edhe mua personalisht. Akuzat e tyre ishin krejtёsisht tё pavёrteta. VOA-shqip dhe Radio Tirana nё mёnyrё absolute nuk kishin asnjё bashkёpunim. Ne ishim dёgjues tё Radio-Tiranёs dhe lexues tё shtypit tё Shqipёrisё dhe kurrgjё mё shumё. Nё fillim tё viteve ‘80

“Zёri i Amerikёs” e bёri gjuhёn letrare kombёtare tё detyrueshme,qё ishte njё hap me rёndёsi. Seksioni Shqiptar ishte shumё i kujdesshёm ndaj gjuhёs shqipe, bile sot e kёsaj dite janё te kujdesshёm ndaj fjalёve tё huaja,edhe mё shumё se radio-televizionet e Shqipёrisё ose tё Kosovёs.Nё Shёrbimin tonё kurrё nuk pushonin diskutimet pёr fjalёt e fjalitё mё tё pёrshtatshme pёr dёgjuesin shqiptar. Pёr njё kohё tё gjatё kompjuterin e kemi quajtur (makinё llogaritёse elektronike)vetёm pёr t’ia bёrё sa mё tё qartё dёgjuesit. Populli shqiptar e adhuron Amerikёn mё shumё se asnjё popull tjetёr nё botё, bile ekziston thёnja:”duaje atdheun tёnd siç e duan shqiptarёt Amerikёn”! Ekonomia dhe demokracia amerikane janё faktori kryesor i dashurisё sё shqiptarёve pёr Shtetet e Bashkuara, kёtu bёn pjesё edhe pёrkushtimi serioz i presidentёve amerikanё, W.Wilson, B.Clinton dhe G. W. Bush. Pёr dashurinё dhe respektin e shqiptarёve rolin kryesor e luan “Zёri i Amerikёs”. Pёr 70 vjet VOA-shqip ka qenё dhe ёshtё zёdhёnёsi kryesor i popullit amerikan dhe politikёs sё Shteteve tё Bashkuara ndaj çёshtjes shqiptare. Ky zё epik vazhdon rrugёn e vet legjendare pёr tё mirёn e çёshtjes shqiptare. S’ka dyshim liria e demokracia dhe personalitetet e shquara tё politikёs amerikane kanё luajtur role me rёndёsi qё mendja dhe syri i shqiptarit tё kthehet kah Amerika, por VOA-shqip ka meritat mё tё mёdha pёr kultivimin e kёtyre lidhjeve shpirtёrore. Presidentёve amerikanё u janё bёrё shtatore nё Shqipёri dhe nё Kosovё. Edhe VOA-shqip meriton monumente dhe muze nё Tiranё, nё Prishtinё, nё Shkup dhe nё Ulqin. Zёri i Amerikёs nuk ёshtё thjesht njё radio-televizion por ёshtё si njё rreze drite pёr liri e demokraci. Pёr 70 vjet ‘Zёri i Amerikёs’ shqip mbolli nё tokёn arbёrore farёn e mirё tё lirisё e demokracisё amerikane dhe frutet e kёsaj fare kanё filluar t’i vjelin tani.

(Autori Gjekë Gjonlekaj është ish gazetar i “Zërit të Amerikës”, aktualisht botues e biznesmen në New York)

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s