AMA në krizë, mbetet me 3 anëtarë

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audivizive, Endira Bushati bëri publike hapjen e procedurave për licensimin e rrjeteve numerike, duke deklaruar se këtë e bën në zbatim të ligjit të ri të medias.

”AMA njofton sot publikisht çeljen e procedurës për dhënien e 3 licensave private kombëtare për transmetimin audioviziv numerik”, deklaroi zonja Bushati.

Ky njoftim rrëzon pretendimin e zonjës Bushati se Autoriteti i Medias Audiovizive, që tashme ka në detyrë vetëm katër anëtarë për shkak se tre të tjerë prej kohesh iu ka përfunduar mandati, ka bërë vetëm miratimin e rregullores për licensimin e rrjeteve numerike.

Ndërsa deklarohet e vetëdijshme se vendimi për hapjen e procedurave të licensimit shënon një moment kulmor per zhvillimin e medias ne vend, po aq e vetedijshme zonja Bushati tregohet per mungesen e  shumices se cilesuar ne AMA, qe ligji kerkon per hapjen e procedurave te lincensimit, por kjo nuk e ka penguar qe ne kushte te tilla te hape kete procedure.

”Me shkresën numër 781, 3 prill 2013, KKRT, pasi atëherë akoma s’quhej AMA, ka njoftuar Kuvenduin mbi situatën e vendeve vakante në institucion, por me keqardhje më duhet të informoj që ky komision nuk nisi procedurat e parashikuara nga ligji për zëvendësimin”, pranoi Bushati.

Arsyetimi më interesant në përgjigjet e kreut të AMA-s është se përse ajo ka pranuar që njërit prej anëtarëve, të cileve iu ka përfunduar mandati, Gent Ibrahimi, të firmosë në rregulloren për licensimit.

”Po, ai është firmosës dhe kjo nuk është e jashtëligjshme, pasi ligji i ri ka një dispozitë që parashikon se anëtar të qëndrojë në detyrë deri në plotësimin e vendeve vakante. Ju më pyesni mua, por është Kuvendi që konstaton mbarimin ose jo të mandatit të anëtarit, unë s’mund ti them asnjërit të ka mbaruar mandati dhe duhet të vijë një tjetër”, arsyetoi kryetarja e AMA-s.
Ndërkaq, duket se Autoriteti i Medias Audivizive ka hyrë në një ngërç edhe më të thellë. Njëri prej katër anëtarëve të mbetur në detyre, Zylyftar Bregu, deklaroi dorëheqjen nga ky proces.

”Në kushtet e ndjeshmërisë publike dhe kur opizita e deridjeshme nuk është e përfaqësues në Autoritetin e Mediave Audiovizuale, i kërkoj publikisht kryetares që të pezullojë procesin dhe personalisht nuk bëhem pjesë e këtij procesi”, deklaroi Bregu.

Dorëheqja e zotit Bregu çon në tre numrin e anëtarëve të këtij institucioni, duke e bërë atë praktikisht jo funksional, pasi nuk mundësohet as kuorumi i prezencës.

Dixhitalizimi, procesi i kompromentuar

Përveç një procedure të hapur me ngut, me një gjysmë institucioni, në shkelje të nenit 139 të ligjit te medias, që për licensimin në mënyrë taksative thotë se duhet të behet nga pesë anëtarë, kryetarja e AMA-s shkoi edhe me tej kur deklaroi se ky proces eshte gjeresisht i konsultuar me operatoret.

Por, nga vetë deklarimi i saj rezulton se ne dy tryezat e organizuara nga AMA, nuk i jane pergjigjur 3 nga 5 operatoret e ftuar ne to, Televizioni “Top-Channel”, “Digitalb” dhe Televizioni “Klan”.

Ne sqarim te mungeses se televizionit “Top-Channel” ne tryezat e organizuara prej AMA, theksojme se ne kete leter i eshte bere me dije ketij institucioni verejtjet dhe sugjerimet per procesin  e rendesishem dhe delikat te digitalizimit, qe ne nisje i  kompromentuar.

Ishte Autoriteti i Medias Audivizive, qe i ngarkuar nga ligji duhet te hartonte strategjite, amendimet ligjore, kriteret dhe rregulloren e lincensimit, por qe ne procesin me te rendesishem, ate te hartimit te strategjise se dixhitalizimit ky institucion u la jashte tij.

Hartimi i dokumentit strategjik  u krye Ministria e Inovacionit dhe Teknologjise.

Dokumenti u perpilua pa marre parasysh asnje nga mendimet, verejtjet dhe sugjerimet e medias private, e cila duhet te zbatoje kete strategji.

Per rrjedhoje, strategjia percakton parametra teknikë të pazbatueshem ne realitetin mediatik te vendit. Percakton gjithashtu nr. rrjetesh e frekuencash duke mos patur asnje studim apo plan te detajuar teknik per kete.

Kjo pasi eshte detyre funksionale e AMA dhe jo e MITIK te administroje brezin radio frekuencor.

Eshte ky institucion qe do te nise e perfundoje ndarjen e frekuencave bazuar pikerisht ne kete strategji.

Por, ajo qe Autoriteti i Medias Audivizive nuk ka pergjigje eshte pyetja nese AMA disponon planin teknik te detajuar te caktimeve frekuencore.

Pa patur keto dokumente, si edhe pergjigjet per shume probleme te tjera qe TCH ka ngritur askush nuk mund te investoje ne ndertimin e nje rrjeti dixhital.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s