Koha kur të gjithë analistë-opinionistët gabuan rëndë

Në emisionet  e stërzgjatura të News 24 -`Emisioni 360`, në debatet snobiste të zvargura  të Klan-it tek Blendi Fevziu, ne emisionet top-top si turvy (rrokopjekthi) të Top channel, si dhe në stacionet e tjera televizive, u pa qartë se parashikimet partiake të këtyre analistëve të thekur,  ashtu dhe  sondazhet nga firma të mirëpaguara nga partitë e mëdha, gabuan katërcipërisht në vlerësimin e votës së popullit.

Vota e sovranit nuk u përkthye dot as nga politika, as nga profesionistët e medias së shkruar, dhe nga disa `analistë` të  shkundur .

Përse nuk u përkthye dhe përse nuk u kuptua që vota do të shkonte masivisht majtas në të 12 qarqet e Shqipërisë, por u mendua ashtu si dhe e pamë disa ditë përpara zgjedhjeve,  me rezultate të ngushta e  me komente nga më të cuditshmet?

Shkaqet mesa duket ishin shumë të qarta nga populli sepse si Sovran na e dha përgjigjen fare qartë, por politika dhe media e shkruar nuk arriti ti lexojë sepse:

-sepse media, sondazhuesit, dhe politikanët e përhershëm që dalin në TV-ra, kishin  interesa të caktuara ndaj një Partie të madhe të paracaktuar, ose ndaj kundërshtares së saj, dhe helbete duhej folur sipas bonuseve të dhëna, klientelizmi  të pështirë, dhe jo sipas logjikës profesionale:

-sepse të ashtuquajturat  `boom-e` ekonomike shqiptare përfshi dhe vëndin e dytë pas Gjermanisë për nga rritja ekonomike, 11 km rrugë të asfaktuara dhe të rregulluara, futja ne NATO, vizat 3 mujorshe për jashtë shtetit, dhe ` bumi turistik shqiptar`, -nuk mjaftuan për të bindur shqiptarët në drejtësinë ekonomiko-socialo-integruese të Maxhoracës që aktualisht humbi më 23 qershor, si dhe insistimi vetëm në bërjen e rrugëve, duke injoruar shëndetësinë, agrobisnesin, dhe mungesa e një program real për të ardhmen sidomos për një mandate të tretë- ishte një katastrofë e vërtetë, e cila u pa me voten e popullit më 23 qershor,

– sepse largimi i LSI dy muaj para zgjedhjeve ishte një goditje vdekje-prurëse për Maxhorancën qeverisëse të këtij moment, largim i cili u kamuflua me marrjen e 3 individëve të së majtës për të plotësuar numrat parlamentarë 70+!. Kjo marrje e 3 deputetëve socialistë, la pasoja të rënda dhe të pariparueshme për maxhorancën qeverisëse sepse në rradhë të parë ishte një plotësim krejtësisht artificial dhe  duke shfrytëzuar boshllëkun ligjor për rrjedhjen e deputetëve sa majtas djathtas pa asnjë lloj brerjeje ndërgjegjeje dhe në kundërshtim me votën përkatëse elektorale; sepse, në rradhë të dytë krijimi i maxhorance artificiale vetëm me numra por pa asnjë bazamant ligjor dhe programatik, shkaktoi që qeverisja të mos riparonte dot shkatërrimet dhe difektet e rënda që la partia e vogel  e majtë në ikje e sipër, shkatërrime-4 vjecare të cilat do të duan kohë të riparohen edhe neser, pasi qeverisja që duhet  të vije në fuqi – do të përballet keqazi me këtë dukuri negative  me të cilën u përball PD,  për arsëye të dëmtimit të rëndë të administratës nga partitë e vogla (futja e militantëve në vënd të profesionistëve si korrupsioni dramatic që pasoi këto vite),

-mos zbatimi  i përhershëm i ligjeve të shkruara dhe të kodit të punës, shkelja e kontratave të punës, vendosja e militantëve në vënd të konkurimit të ndershëm dhe të përzgjedhjes së profesionistëve, vendosja e drejtuesve të cilët silleshin si pronarë skllevërish me punonjësit e institucioneve publike dhe shtetërore, duke dëmtuar rëndë mbarëvajtjen në punë nëpërmjet shkeljeve të hapura të ligjit,

-Vrasja e 4 kalimtarëve të 21 janarit të cilët dolën në demonstratën e organizuar kundër Ilir Metës, dhe përgjegjësia kolektive e qeverisë së Maxhorancës për këto ngjarje, si dhe akumulimi i problemeve të kaluara për Gërdecin , ngjarje të cilat ndonse ndodhën në qeverisjen e PD, një dozë të fortë fajësie patën partite e vogla në aleancë më PD përkatësisht PR-për Gerdecin dhe LSI për 21 janarin, duke na qartësuar  mëse njëherë se sa e rrezikshme është vendosja në poste drejtuese e individëve nga partitë e vogla të cilat nuk kanë as burimet njerëzore të mjaftueshme por as kapacietet manaxhuese dhe programe reale qeverisjeje,

-Des-informimi i vazhdueshëm i publikut në raport me borxhin public dhe atë të buxhetor, marrja e huave nga organizata jashtë shtetit me përqingje të lartë, për të përfunduar punët publike të bëra me nxitim, budallallëqet të tipit `Shqipëria 1 Euro`, të cilat dëmtuan rëndë shitblerjen  e tokave dhe ndërtimeve, Borxhi i madh prej gati 500 milione Euro ndaj Biznesit shqiptar, borxh i cili ka asfiksuar ekonominë dhe financat shqiptare që prej 5-6 vitesh (sepse një pjesë e borxhit vjen që nga 4 vjecari i parë qeverisës),

– Arroganca dhe Krenaria idiote e Maxhorancës ndaj realizimive brënda dhe jashtë vëndit, si dhe injorimi shumë vjeçar i opozitës në kërkesat dhe idetë e saj për të përmirësuar gjëndjen.

-Mungesa e punësimit real dhe `punësimi  artificial` i njerëzve , e cila po shkakton humbje të mëdha të parave në buxhet.  `Punësimi Artificial` në fakt është një term i ri për të spjeguar futjen në punë të njerzve jo profesioniste e militant, duke fryrë artificialisht organikat e institucioneve shtetërore dhe publike, u bë moto e partive të vogla qeverisëse por dhe e PD duke rënduar gjëndjen nëpër institucione,

– Së fundmi, Konfliktet serioze të dy Partive të mëdha  të gjeneruara nga të dy Liderët të shoqëruara me sharje dhe ofeza, ku sharjet më të këqija si në sasi ashtu dhe në cilësi e me pasoja për popullin, ishin ato të prodhuara nga Maxhoranca e  Zhozit dhe e Berishës; sidoqoftë gjenerimi i konflikteve të tipit të luftës së klasave mërziti popullin, median ( e cila ka një faj të madh në shtimin dhe acarimin e konfliktit),  dhe të dy elektoratet,  deri në ekstrem.

Fitorja madhështore e të majtës në përgjithësi nuk zbeh problematikën e rëndë ekonomiko-financiare të cilën do të përballojë qeverisja e re e cila ndodhet përballë një sfide që nuk dihet se si do ta rregullojë me gjithë Programin ekselent që ka përgatitur.

Sidoqoftë prania e Partive të vogla të cilat kanë hyrë vetëm për të shqyer ndonjë kockë dhe të përlarë ndonjë tender-, do ta vendosë këtë qeverisje në mëdyshjen e madhe: të vazhdojë zbatimin e programit me ndihmën e BE, SHBA, FMN, BB, për të përshpejtuar gjithashtu dhe integrimin në BE, apo të vazhdojë të ndajë  pazaret me LSI e cila e ka provuar vehten e saj si një shaktërruese e administratës dhe keqmanaxhuese me nam- nëpërmjet njerëzve jo-kompetentë që ajo vendosi gjatë qeverisjes me PD (a thua t`i ketë vendosur me kast…?!!).

Të gjitha këto probleme, Media televizive dhe e shkruar e sigurisht e blerë dhe aspak e pavaruar, i denigroi dhe nxorri rezultate komplet të gabuara përsa e i përket zgjedhjeve, dhe aq më pak dorëheqjen spektakolare të Berishës.

Në të ardhmen shumë të afërt, del e nevojshme që këta analistë të tipit Fevziu, Hoxha, Zheji, etj, lakmitarë favoresh, dhe klientelistë të përsosur, dhe servilë të pushteteve (e dhanë shënjën që do t`u lëpihen fituesve), të mos besohen më, dhe më mirë këto televizione të njohura shqiptare të marrin analistë dhe opinionistë të tjerë seriozë se të lënë këta të moshuar  thashethemexhinj, në ekranet serioze shqiptare.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Sot

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s