Dhunohet ekipi i Top Channel, filmoi një grup personash që s’lejonin zgjedhësit e majtë të votonin

Një ekip i Top Channel në Laç, i cili po punonte për raportimin e procesit elektoral është dhunuar nga një grup njerëzish ende të paidentifikuar.

policia1Gazetarja e Top Channel, Arta Berisha, raportoi pak minuta më parë se një grup personash kanë sulmuar fizikisht operatorin Lorik Bajrami, ndërsa i kanë thyer kamerën me të cilën po regjistronte.

Sipas Berishës shkak për këtë sulm është bërë sepse ekipi po xhironte, kur ky grup personash iu thoshte zgjedhësve në qendrën e votimit në Sanxhak, se nëse ishin të majtë nuk mund të hynin të votonin e nëse ishin të djathtë, po.

Ky moment është filmuar nga operatori Bajrami, e me ta pikasur këtë gjë, ky grup personash reagoi menjëherë duke sulmuar punonjësin dhe duke shkatërruar tërësisht kamerën.

Gazetarja Berisha dhe operatori Bajrami ndodhen aktualisht në komisariatin e policisë ku po bëjnë edhe një kallëzim për këtë ngjarje, ndërsa Top Channel i bën thirrje Policisë së Shtetit që të gjejë përgjegjësit e këtij akti dhe të reagojë për dhunën e ushtruar ndaj punonjësve të medias./A.Xh

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s