Edi Rama dhe “dumsalistët” e medias

s-berisha5Nga Petrit Qejvani

E ndjej te nevojshme të shpjegoj kuptimin ë termit “dumsalistë”, i krijuar për analogji me termin “dumbabistë”, një term që për njerëzit e shkolluar, që lexojnë letërsi artistike apo historike, është i njohur dhe nënkupton fanatikët haxhiqamilistë, që donin “Babën” (Sulltanin), pikërisht atëherë kur forcat progresive shqiptare kërkonin europianizimin ë Shqipërisë. Dumsalistët janë ata që duan me çdo kusht Saliun, sulltanin tonë. Tani mund të vazhdojmë me shtjellimin ë shkrimit.

Sa më shumë afrohet 23 qershori, aq më e nxehtë bëhet fushata elektorale, shtohet arsenali i mjeteve luftarake si dhe aktivizohen të gjitha rezervat njerëzore dhe materiale. Në këtë drejtim shquhet veçanërisht qeveria dhe dervishët ë saj mediatikë. Është shfaqur kështu një specie e re, dumbabistët dumsalistë ose ushtarët e propagandës së regjimit. Ata riciklohen herë pas here, si tani, në prag të ndryshimeve të mëdha.

Njëlloj si haxhiqamilistët ë dikurshëm, që luteshin për babën (Sulltanin), edhe dumbabistët ë rinj dumsalistë (sepse duan Saliun) edhe këta luten për sulltanin shqiptar jetë e mot në pushtet. Nën hijen e tij, amin gjithë jetën! Ekranet zhurmojnë nga dumsalistët mediatike, që marrin pozën e orakullit ogurzi për ç’thotë opozita.

Nga ekrani në ekran këta soj “analistësh” predikojnë mosndryshimin. Në qendër të sulmeve të këtyre “yxhymxhinjve” të medias është Edi Rama.

Ata shprehin jo thjesht kontestim apo kundërshtim ndaj liderit të opozitës, por një lloj urrejtje gati patologjike.

Emri i Edi Ramës i eksiton, i shpërqendron.

Para tij atyre iu humbet logjika. Edhe kur me zor pranojnë ndonjë paarritje te qeverisë së sulltanit tonë, menjëherë hidhen përpjetë dhe thonë se as opozita s’do bënte më tepër, se qeveria e Sali Berishës nuk ë luftoi dot me sukses korrupsionin, por as Edi Rama, as opozita nuk e lufton dot, duke na futur qëllimisht në një rreth vicioz.

Se gjersa nuk e bëri Doktori, nuk mund ta bëjë Piktori! Pra, ky vend s’ka shpresë.

Cinike është veçanërisht marrja me jetën personale dhe familjare të Ramës. Këtu “analistët” dumsalistë kalojnë çdo normë dhe etikë.

Kurrë më parë në jetën politike shqiptare nuk ka një rast ku familja, me gjithë çka të shenjtë ajo e një politikani, të jetë sulmuar kaq poshtërsisht, amoralisht.

Një agresivitet i tillë është njëherësh dhe shenjë paniku. Përse? Këtë e dinë më mirë vetë ata. Po me siguri s’është çështje parimesh. Sipas logjikës së tyre dumsaliste, sa të shkojmë nga një korrupsion në tjetrin, mirë jemi me këtë korrupsion që kemi!

Më tepër të djallëzuar dhe të paguar sesa të paditur, këta avokatë të mos ndryshimit, ndonëse formalisht të shkolluar e diplomuar, ndonjëherë dhe pjesë e stafeve akademike, janë aq anakronikë dhe reaksionarë në qëndrimet dhe dëshirën e tyre për mosndryshim, sa do t’i bënin xhelozë dhe dumbabistët e Haxhiqamilit për besnikëri ndaj sulltan Saliut.

Në pothuaj të gjitha bisedat dhe ekranet ku shkumëzojnë këta janë shfaqur si një sekt fundamentalist.

Të sikletosur për fatin e ‘babait” të tyre shpirtëror s’pranojnë asnjë logjikë dialektike, veç këndojnë refrenin “dum babën” duke shpërndarë një duhmë mbytëse anadollake.

Avaz tjetër nuk ka për ta. Nuk të lejojnë në asnjë çast të preket “baba”, ndërsa mund ta shesin babanë e tyre!

Nëse u thua se “baba” duhet të ikë, se ka bërë shumë zullume, se i ka mbaruar ora politike, të sulmojnë, të anatemojnë, të asgjësojnë, me sy gati të përlotur për hatanë që mund të ndodhë po iku bacë Saliu!…

Sipas këtyre myteberëve, ikja ë Saliut është një herezi…

Por fanatizmi i tyre i verbër u duk ndoshta më qartë në emisionin “Opinion”, të enjten në TV Klan ku po prezantohej programi elektoral i PS-së, ku rojet mediatike të pushtetit u shfaqën shëmtueshëm, pa edukatë dhe shumë ordinerë përballë liderit të PS-së.

Veçanërisht shkëlqyen dy megafonë të pushtetit, njeri i rruar dhe tjetri me mjekër.

Ishin aq pikëllimtarë në qëndrimet e tyre, sa nuk kish si të mos të vinte keq që këta “kalorës” të fjalës, të ndodhur midis së vërtetës dhe shërbimit ndaj pushtetit, shkelnin mbi veten e tyre për hir të “babës”.

Fati i “babës” për ta është më i rëndësishëm se fati i Shqipërisë. Nëse dumbabistët e fillimshekullit të kaluar ishin të sinqertë dhe naivë në dashurinë për “babën”, këta të sotmit janë hileqarë dhe të vetëdijshëm për shërbimin ndaj “Babës”, pasi ia kanë parë hajrin shërbimit të tyre, duke u pasuruar padrejtësisht. Për ta ikja ë babës është edhe ikje e privilegjeve të tyre.

Duke kënduar refrenin “dum babën”, këta dumsalistë kërkojnë mosndryshimin, kënetëzimin e politikës shqiptare dhe qelbjen e saj.

Këta janë bretkosat e kënetës së sotme politike.

Nga kjo pikëpamje këta janë shoqërisht të rrezikshëm, prandaj, beteja propagandistike kundër Saliut duhet shoqëruar me demaskimin e këtyre riciklimeve të mbetjeve të shëmtuara të fillimshekullit të kaluar. Që të jetë i plotë ndryshimi…

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s