Skandali i reklamave te Imamit vazhdon

Vijon skandali i reklamave shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes. Dikasteri i drejtuar nga ministri Imami ka shpenzuar 1 milion dollarë për të financuar media pranë qeverisë, duke i shpërndarë këto fonde si reklamë shtetërore. Ky skandal ka ndodhur pikërisht në muajin e fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme. Sipas dokumenteve të publikuara në media, në datë 21 maj, Ministria e Mbrojtjes, përkatësisht Qendra e Kulturës, xhiroi nga buxheti 99.9 milionë lekë për llogari të kompanisë “Zoom Event”, e themeluar në muajt e parë të këtij viti. Ndërsa një ditë më vonë, në datën 22 maj, kompania ne fjale, ia transferoi fondin nje tjetre,te quajtur, “Pro Image”. Kjo kompani ka shpërndarë fondin në media prefereciale. Mënyra e shpërndarjes së reklamës dëshmon se paratë e taksapaguesve shpërdorohen në mënyrë skandaloze. Pjesa dërrmuese e parave, ose mbi 71 për qind e tyre, kanë shkuar vetëm për një grup mediatik, “Media 6” që i përket televizionit “Klan”. Shpërndarja tregon përdorim klientelist të parave te shqiptareve, duke diskriminuar mediat qe nuk i shërbejnë dhe duke favorizuar ato qe ia kthejnë paratë me hapësira televizive ne fushate. Neni 88 i Kodit zgjedhor pengon përdorimin e burimeve publike për të mbështetur subjekte të caktuara. Ky është një fenomen i shtrirë gjatë gjithë kësaj fushate ku inaugurime te veprave ndërtuar me para te buxhetit te shtetit, përdoren si elemente elektorale. Përgjatë 5 viteve të fundit, sipas shifrave zyrtare, qeveria dhe agjencitë në varësi të saj kanë shpërndarë rreth 16 milionë dollarë reklama shtetërore per te cilat opozita depozitoi dhe një denoncim ne Prokurorinë e Tiranës.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s