Imami “qeras” Aleksandër Frangajn me 400 mijë USD

a-frangajAida Nako

Është një fakt i ditur gjerësisht që kryeministri i vendit ka vendosur të bojkotojë emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Tv Klan. Por nëse raportet e Berishës me Fevzon kanë pësuar luhatje, për pronarin e këtij televizioni, punët me qeverinë dhe me “thesin” e qeverisë duket se po shkojnë për mrekulli.  Aleksandër Frangaj u vu në qendër të kritikave të opozitës vitin e shkuar pasi u zbulua se i vëllai i tij, Eduard Frangaj, nëpërmjet një kompanie private kishte përvetësuar disa dhjetra miliona euro nga entet shtetërore për realizimin e spoteve televizive. Duket se presioni publik e ka bërë të vetën. Milionat vazhdojnë të rrjedhin lumë për Frangajt, vetëm se ka ndryshuar rubineti, fondet nuk kalojnë më nëpërmjet kompanisë së Eduart Frangajt, por nëpërmjet një kompanie të re, të krijuar në janar të këtij viti, e cila drejtohet nga një nëpunës i Aleksandër Frangajt.

faksimilie1

 

 

 

 

 

 

 

 

Kompania “Zoom Events” është krijuar në janar të vitit 2013, pra rreth gjashtë muaj më parë. Ajo është zyrtarisht në pronësi të zotit Eptan Lohja. Nga raportimet e thesarit të shtetit rezulton se kjo kompani vetëm në 2 javët e fundit, ka arritur të marrë rreth 400 mijë dollarë nga dy kontrata të ndryshme ekskluzive me Ministrinë e Mbrojtjes, falë dy urdhrave të firmosur nga vetë ministri Imami. Më datën 6 Qershor në thesarin e shtetit u dizbursua një shumë prej afro 19.4 milionë lekësh për këtë kompani. Ndërsa dje sërish thesari i shtetit ka bërë dizbursimin e një shume prej 20 milionë lekësh sërish për të njëjtën kompani të kontraktuar nga ministri Imami për “realizim spotesh” publicitare për këtë ministri. Siç e ka zakonin kjo ministri, zyrtarisht fondet kalojnë nga “repartet ushtarake” të cilat ndodh shpesh të jenë qëndra kulturore të ushtrisë.   Por kompania që zyrtarisht është fituese e tenderit, në fakt është një kompani që “ka vazhduar traditën” e furnizimit me miliona të zotit Frangaj, pasi pronari në letra i kompanisë, zoti Eptan Lohja është as më shumë e as më pak sesa vartës i zotit Frangaj. Madje ai është edhe një njeri që në bazë të të dhënave të Qendrës së Regjistrimit të Biznesit, rezulton anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të TV Klan, e të njëjtin funksion mban edhe në televizionin ABC. Mjafton fakti që zoti Lohja është anëtar i Këshillave Mbikëqyrës në këto televizione që ta kthejë të gjithë skemën e financimit të ministrit Imami në një “lojë të pistë”, kësaj here edhe me letra, për financim preferencial të medieve në pikun e fushatës elektorale.

faksimilie2

 

 

 

 

 

 

 

 

Braçe: Imami ka “avulluar” 1 miliardë lekë për spote elektorale

Partia Socialiste ka denoncuar përmes dokumenteve një rast, sipas saj flagrant, ku Qeveria ka përdorur fonde publike për fushatën elektorale.  Denoncimi vjen vetëm pak ditë pas publikimit të shifrave që tregonin se financat publike kanë hyrë tashmë në krizë për shkak të rënies së të ardhurave dhe rritjes se shpenzimeve nga Qeveria.  “Të gjithë e kanë në vëmendje spotin politik te Ministrisë së Mbrojtjes dhe sot u them shqiptarëve që ky spot ka kushtuar 1 miliard lekë të vjetra; vetëm për një muaj fushatë elektorale, vetëm për një muaj fushatë të ministrit të Mbrojtjes Arben Imami.  Paratë kanë dalë të gjitha nga buxheti i shtetit, i Ministrisë, nga buxheti i Qendrës Kulturore të Ushtrisë në datë 21 maj dhe pastaj janë transferuar në llogari të tjera për të financuar fushatën elektorale të Partisë Demokratike, të Qeverisë të Partisë Demokratike”, thotë Braçe.

faksimilie3

 

 

 

 

 

 

 

 

Kodi Zgjedhor, përkatësisht neni 84, e ndalon qartësisht përdorimin e fondeve publike për reklama, dy muaj para zgjedhjeve, duke lënë hapësirë vetëm për reklamat informative mbi procesin zgjedhor dhe njoftimet e tenderëve.  “Ky është një rast flagrant në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe në shkelje të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, në të cilin thuhet: Institucioneve publike në nivel qëndror dhe vendor, 60 ditë përpara ditës së zgjedhjeve, u ndalohen reklamat, me përjashtim të atyre që i shërbejnë qëllimit të ndërgjegjësimit të zgjedhësve për aspekte të procesit zgjedhor ose njoftime të tjera të parashikuara nga ligji’”, tha Braçe. Fondi 1 milionë dollarë ka dalë nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes në datën 21 maj dhe përmes një zinxhiri të shpejtë transaksionesh, që përfshin disa kompani private është shpërndarë në media. Por opozita thotë se dokumentet tregojnë një fakt më të rëndë, atë që gjysma e fondit është zhdukur nga transaksionet zyrtare. “Pyetja shtrohet: Po gjysma tjetër ku ka shkuar? Paratë janë paguar të plota. Çfarë po financon gjysma tjetër e këtij 1 miliardi lekësh? Dyshim i madh është që po financon edhe njëherë tjetër veprimtaritë politike të PD-së në një skemë të pastër rryshfetesh brenda për brenda të administratës së shtetit dhe familjes politike dhe mediatike të Sali Berishës”, tha Braçe.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Dita

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s