Pirateria, bankat dhe call center në listën e zezë të ZSHDA

Mosrespektimi i të drejtës së autorit në vendin tonë vijon të mbetet një problem, i cili prej shumë vitesh ka bërë që të ketë një vëmendje ndaj autorëve dhe krijuesve të cilët jo pak herë denoncojnë dhe vjedhjen e produktit të tyre intelektual. Pirateria në Shqipëri është në muzikë, filma, botime, programe të ndryshme televizive, etj, dhe përballë kësaj situate drejtori i ZSHDA, Mujë Buçpapaj tregon se jo vetëm se janë rritur masat ndëshkuese ndaj gjithë atyre që shkelin pronën intelektuale, por shumë rëndësi ka marrë këto muaj dhe një fushatë sesibilizimi. Drejtori Mujë Buçpapaj ndërsa pranon se ka jo pak problem në këtë fushë me të drejtën e autorit, pohon se zyra që ai drejton është e vendosur që në vendin tonë të zbatohet ligji mbi pronën intelektuale, dhe në këtë drejtim sipas tij është punuar jo pak, jo vetëm me 4 agjencitë e administrimit kolektiv, por dhe me subjekte përdorues. Por ndërsa më herët muzika apo prodhimi kinematografik ka qenë më shumë i piratuar, gjatë viteve të fundit drejtori Buçpapaj pohon se rritja e përdorimit të internetit ka shtuar jo pak këtë problematikë. Sipas drejtorit Buçpapaj, ZSHDA ka qenë tërësisht e foksuar në problematikën që është sot me të drejtën e autorit, që është dhe një problem global. “Por e rëndësishme në parandalimin e këtij fenomeni për ne si ZSHDA ka qenë dhe sensibilizimi i subjekteve përdorues. Gjatë këtyre 3 muajve të fundit kemi nisur me mijëra njoftime ndaj të gjitha subjekteve që kryesisht përdorin programe kompjuterike, softweret dhe që kanë të bëjnë me piraterinë e kësaj fushe. Kjo është një fushë e re, sepse te futja e teknologjisë dhe dixhitalizimit të institucioneve, kompanive, etj, ka sjellë bashkë me anën pozitive edhe piraterinë. Nëse para 8 vitesh në Shqipëri përdorimi i internetit ishte 4 përqind tani ka arritur në deri në 66 -70 përqind. Çështja e përdorimit të paautorizuar në yotube, shkarkimit në internet, përdorimi i softwreve të paauritorizuar, sepse në Shqipëri shikojmë çdo ditë që tregtojnë kompjutera, kemi qendra të internetit”, pohon drejtori Buçpapaj. Më tej duke folur mbi problemet mbi piraterinë sot në vendin tonë, ai pohon se aktualisht të gjitha kompanitë e mëdha të shërbimeve, bankat, call center, etj, që më parë nuk janë kontrolluar në këtë proces të ZSHDA tashmë janë të përfshira në këto kontrolle, ku nuk mungon edhe procesi i sensibilizimit për të drejtën e autorit, gjë që më herët nuk ka pasur rëndësinë e duhur. Nga janar i këtij viti dhe deri tani ZSHDA, ka vendosur rreth 30 gjoba, të cilat tashmë janë mbi vlerën e 1 milionë lekëve. “Pas datës 15 mars me mendimin e ligjit mbi të drejtën e autorit, gjobat janë mbi 1 milionë lekë dhe jemi duke inspektuar pasi subjekte duhet të paguajnë mbi autorizimet. Gjobat janë të shpërndara në qendra biznesi, call center, ku deri tani ne kemi vënë gjoba në 3 call center. Banka po ashtu përdorin programe kompjuterike të palicencuara, njëlloj si dhe kompanitë e sigurimeve apo call center. Përshembull disa banka kanë në zyrat qendrore kompjuterët që kanë programe të licencuar, por në degët e rretheve madje edhe brenda Tiranës si kemi gjetur të tilla. Ne i kemi lënë afatet përkatëse që ata dhe të ndërgjegjësohen dhe të riparojnë këto probleme. Për call centrat, qendrat biznesit, etj, gjoba mund të shkojë deri në 20 milionë lekë”, tregon drejtori i ZHSDA.

Mediat elektronike dhe pirateria

Ndërsa sa i takon televizioneve dhe radiove të ndryshme drejtori Mujë Buçpapaj pohon se përgjithësisht institucionet transmetues radiot dhe televizionet këto vite të fundit kanë bërë përpjekje për të rritur prodhimtarinë origjinale të tyre, kanë blerë programe që janë të licencuara. “Disa media kanë bashkëpunuar dhe me agjencitë si TvKlan që ka vënë në dispozicion një spot publicitar për 2 muaj e gjysmë që bën thirrje për ndërgjegjësimin e mbrojtjes së të drejtave të autorit. Në fund të inspektimeve ne do të dalim dhe me masa. Në rast se këta transmetues nuk i kanë 4 autorizimet e agjencive të menaxhimit kolektiv ne si ZSHDA do të marrim masa. Me amendimin që i janë bërë ligjit mbi të drejtën e autorit tashmë gjobat në një bar, restorant, etj, mund të arrijnë nga 1 milionë lekë deri në 10 milionë lekë”, pohon ai, duke shtuar se tashmë radiot, televizionet, baret, lokalet, duhet ta dinë se gjoba nuk është 100 dollarë. Nga Julia Vrapi

Advertisements
nga moderatori Postuar te Sot

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s