OSBE citon rastin e gazetares Çela dhe thekson: “Media publike është në duart e qeverisë”

10 gazetarë janë burgosur dhe 21 të tjerë janë dhunuar gjatë ushtrimit të profesionit të tyre, ndërkohë që autorët ende nuk janë identifikuar. Ndërkohë paditë penale vazhdojnë të mbeten kërcënim për median e lirë, sidomos në vendet në zhvillim.
Në raportin vjetor mbi lirinë e mediave, dorëzuar nga përfaqësuesja për lirinë e medias në OSBE, Dunja Mijatoviç, flitet për të gjitha incidentet dhe presionet që janë ushtruar mbi median në mbarë Europën gjatë këtij viti.
E ndërsa raportohen rastet e burgosjes së gazetarëve, përfaqësuesja për lirinë e medias në OSBE-së ka shprehur shqetësim ndaj shtimit të padive penale ndaj gazetarëve.
Sipas Dunja Mijatoviç, kjo situatë duhet të ndryshojë menjëherë. Sipas saj, për këtë nuk ka nevojë ndryshime ligjesh apo reforma të thella, por për një vullnet më të mirë të respektimit të fjalës së lirë të qeverive të këtyre vendeve.

Shqipëri, media publike në duart e qeverisë
Dunja Mijatoviç, duke folur për respektimin e lirisë së medias në Shqipëri, është ndalur në dy momente, atë të padisë penale ndaj gazetares Lindita Çela dhe drejtimit të mediave publike nga partia në pushtet.
Për rastin e padisë ndaj gazetares, përfaqësuesja për lirinë e medias në OSBE tha se është informuar nga ish- ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, se çështja penale ndaj saj është pushuar me 3 dhjetor të vitit 2012. Në fakt, beteja ligjore e gazetares me përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes vazhdon në gjykatë si një padi civile dhe seanca e radhës është në fillim të korrikut.

Me tej, Dunja Mijatoviç është ndalur dhe në projektligjin për veprimtarinë audio-vizive në Shqipëri, që sipas saj bën që  KKRT-ja dhe RTSH-ja të mbeten instrumente të shumicës parlamentare.
Duke shprehur shqetësimin e saj për këto ndryshime, Mijatoviç shprehet se për këtë ajo ka vënë në dijeni edhe kryeministrin Berisha.
“Më 1 mars i kam shkruar kryeministrit Sali Berisha, duke shprehur shqetësimin në lidhje me draftin e ligjit për veprimtarinë radio-vizive, duke sugjeruar se drafti i miratuar nga Komiteti i Arsimit dhe Medias, nuk ka qenë në konsensus me KKRT-në dhe transmetuesin publik, RTSH-në. Ky projektligj rrezikon që të dy institucionet të mbeten instrumente politike të shumicës parlamentare. Zyra ime do të vazhdojë të monitorojë zbatimin e legjislacionit të ri,” shprehet Mijatoviç në raportin e saj për Shqipërinë.
Pasi raporton të gjitha problematikat e konstatuar gjatë një viti, përfaqësuesja e OSBE-së deklaron se ka ardhur koha që shtetet pjesëmarrëse në këtë organizëm të tregojnë vullnet politik për të zgjidhur problemet e krijuara me median.
Po kështu ajo ka ftuar vendet anëtare të OSBE-së të miratojnë  rezolutën e Këshillit të Europës për lirinë në internet dhe sigurinë e gazetarëve.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s