PD-PS, 710 mijë USD për spotet

mjaft1PERFAQESUESIT E “MJAFT” DJE DUKE PUBLIKUAR SHIFRAT E MONITORIMIT TE FUSHATES

Lëvizja “Mjaft” publikon raportin e shpenzimeve të partive për një javë fushatë elektorale. Shpenzimet, më shumë se fondet që partitë morën nga KQZ.

Për vetëm një javë fushatë, pesë parti kanë shpenzuar 830 mijë USD për spotet publicitare. Lëvizja “Mjaft” ka publikuar dje të dhënat e para të projektit “Për monitorimin e shpenzimeve të partive politike gjatë fushatës elektorale 2013”, ku rezulton se pjesën kryesore të kësaj shume e kanë shpenzuar Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Raporti është mbështetur nga Ambasada Holandeze në Tiranë dhe Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

RAPORTI
Lëvizja ka monitoruar reklamat e transmetuara në televizione për periudhën 23 maj – 31 maj dhe ka përllogaritur numrin e spoteve televizive të shfaqura duke e shumëzuar me çmimet e tregut për këtë shërbim. Më konkretisht, rezulton se PDja ka përgatitur 12 spote elektorale, të cilat i ka transmetuar gjithsej 664 herë, ose 8.44 orë. Në total demokratët kanë shpenzuar për spote 36.8 milionë lekë, ose 11 milion më shumë se sa fondi që KQZ-ja i akordoi një javë më parë. Në vend të dytë për nga shpenzimet renditet PSja, me 34.1 milionë lekë, ose 8 milionë më shumë se fondi që i dha KQZ-ja. Partia kryesore e opozitës ka përgatitur 6 spote, të cilat i ka shfaqur 746 herë, ose 7.57 orë për një javë. Pas dy partive të mëdha është LSI-ja, me 11.8 milionë lekë shpenzime, nga 3 milionë që mori nga KQZ-ja dhe LDK me 178 mijë lekë e AK me 368 mijë lekë.

Në listën e “Mjaft” rezulton se në vend të gjashtë renditet Ministria e Punëve Publike, që ka shpenzuar 89 mijë lekë për një spot dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që ka shpenzuar 3.6 milionë lekë për dy spote. PD-ja shumicën e spoteve e ka transmetuar te ABC Neës, TV Klan dhe Neës 24. TV Klan ka marrë nga PD-ja për një javë 11 milionë lekë, Vizion Plus 8.5 milionë dhe Neës 24 rreth 6 milionë. Partia Socialiste, numrin më të madh të spoteve e ka transmetuar te ABC Neës dhe pas saj janë TV Klan dhe A1 Report. TV Klan ka marrë shumicën e fondit të PS-së, rreth 9.3 milionë për një javë, dhe në vend të dytë renditet Top Channel, me 8.1 milionë. LSI-ja numrin më të madh të spoteve e ka transmetuar te ABC Neës dhe A1 Report, ndërsa fondin më të madh të kësaj partie e kanë marrë TV Klan, 5 milionë dhe Top Channel 1.5 milionë.

TAKIMET ELEKTORALE
Pjesa e dytë e raportit të lëvizjes “Mjaft” përqendrohet te numri i takimeve elektorale dhe mitingjeve që kanë zhvilluar forcat politike për periudhën 23 maj-10 qershor. Për këtë pjesë lëvizja “Mjaft” bën të ditur se “nuk ka shifra të përllogaritura për shkak të volumit të madh të produkteve elektorale si dhe kohës që nevojitet për kalkulimin e tyre”. Sipas kalkulimeve të kësaj lëvizjeje rezulton se për 17 ditë fushatë PD-ja ka zhvilluar gjithsej 92 aktivitete elektorale, ku 44 janë koncerte, 15 takime dhe 33 përurime. Në vend të dytë renditet Partia Socialiste me 68 aktivitete, ku 27 janë koncerte dhe 41 takime. Më pas vijnë LSI dhe PR me 17 aktivitete, FRD 9, PDIU 8 dhe AK e PBDNJ nga 1 aktivitet.
Adi Shkembi/PANORAMA

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s