Fushata: E majta “blen” televizionet e djathta, qeveria shpenzon për koncerte

fushatapd1Nga Lindita Çela

Që fushatat elektorale gjithnjë e më shumë po bëhen të kushtueshme, mjafton të shohësh “luftën” me flamuj dhe spotet  televizive për ta besuar.

E ndërsa financimi i fushatave është pjesa më e errët e subjekteve politike, deri më tani vetëm për reklama dhe koncerte subjektet kryesore politike kanë shpenzuar më shumë se 20 milion lekë mbi shumën që akordohet nga buxheti i shtetit për subjektet në financimin e fushatës elektorale.

Vetëm për spotet televizive dhe tubimet janë shpenzuar afërsisht 87 milionë lekë të reja, nga të cilat PD ka shpenzuar në total gati 37 milionë lekë, PS afërsisht 35 milionë lekë dhe LSI afërsisht 12 milionë lekë.

Shifrat janë thuajse alarmante, pasi bëhet fjalë për shpenzime të bëra vetëm për 10 ditë të fushatës elektorale, ndërkohë që dihet se në fundin e saj rritet intensiteti, jo vetëm në tubime, por dhe në prezantime televizive.

Shifrat janë raportuar nga organizata “MJAFT”, si pjesë e projektit për Monitorimin e Shpenzimeve të Partive Politike gjatë fushatës elektorale 2013, që mbështetet nga Ambasada Holandeze në Tiranë dhe Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së ShBA-ve po në Tiranë.

 

Spotet televizive

Sipas studimit të paraqitur sot, duket se opozita është përpjekur të “blejë” mediat e ashtuquajtura të “djathta”, pasi vihet re një numër i madh i spoteve televizive të koalicionit të majtë të transmetuara tek këto televizione.

Ndoshta një gjetje kjo e së majtës për të shkuar tek elektorati i djathtë, por që në fund të fundit, i ka kushtuar para. Gjë që nuk ndodh me partinë në pushtet.

Në analizën studimore të fushatës, janë marrë dy komponentë, spotet që shfaqen në televizione dhe organizimet politike.

Sa i përket spoteve elektorale të partive, periudha e monitoruar dhe e kalkuluar në shifra financiare është 23 maj-31 maj, ndërsa për aktivitetet e terrenit të partive është përmbledhur vetëm në numra aktivitetesh periudha 23 maj-10 qershor. Sipas monitorimit të bërë nga “MJAFT”, qeveria vazhdon të transmetojë spotet dhe  aktivitet e saj elektorale tek TV Klan dhe ABC.

Por edhe Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë çuar spotet e tyre kryesisht tek televizione si ABC News dhe TV Klan.

Nga ana tjetër, sipas raportit, Partia Demokratike ka dyfishin e spoteve të PS, 12 të tilla, por PS ka transmetim më të shpeshtë, 746 herë, krahasuar me 664 herë të PD.

Ndërkohë që një numër të pakët spotesh televizive deri tani ka   LSI, vetëm 2 spote.

Sa i përket aktiviteteve argëtuese, për kohën e monitoruar, Partia Demokratike ka organizuar 44 koncerte festive, 15 takime dhe 33 inaugurime.

Ndërsa Partia Socialiste ka zhvilluar 27 koncerte dhe 41 takime. Kurse 16 të tilla ka organizuar Lëvizja Socialiste për Integrim.

 

PARATË E SHPENZUARA PËR SPOTET

PD ka shpenzuar në total gati 37 milionë lekë

PS afërsisht 35 milionë lekë.

LSI afërsisht 12 milionë lekë.

Në total, për spote nga të gjitha partitë dhe koalicionet

janë shpenzuar 87.131.396 lekë.

 

TOTALI I SPOTEVE PD-PS-LSI

PD ka gjithsej 12 spote televizive

PS – 6 spote

LSI – 2 spote

 

TOTALI I SPOTEVE TË TRANSMETUARA

PD ka 12 spote që janë transmetuar 664 herë

PS ka 6 spote dhe janë transmetuar 746 herë

LSI ka 2 spote dhe janë transmetuar 175 herë.

TOTALI I SPOTEVE NË ORË PD-PS-LSI

PD – 8.4 orë spote televizive,

PS – 7.57 orë spote televizive,

LSI – 3.37 orë spote televizive,

 

LEKË PËR SPOTET NE TV NGA PARTIA DEMOKRATIKE

TV KLAN – 11 milionë lekë

Vizion Plus – 8 milionë lekë

News 24 – 6 milionë lekë

Top Channel – 4.5 milionë lekë

Ora News – 3.5 milionë lekë

ABC News – 2.5 milionë lekë.

 

LEKË PËR SPOTET NE TV NGA PARTIA SOCIALISTE

TV KLAN – 9 milionë lekë

TOP CHANNEL – 8 milionë lekë

VIZION PLUS – 6 milionë lekë

NEWS 24 – 3 milionë lekë

ABC News, A1 Report, Vizion Plus dhe Ora News- 2 milionë lekë

LEKË PËR SPOTET NE TV NGA LSI

TV KLAN – 5 milionë lekë

TOP CHANEL – 1.5 milionë lekë

NEWS 24 – 1.5 milionë lekë

ABC NEWS – 1.5 milionë lekë

A1 REPORT – 1.5 milionë lekë

ORA NEWS – 1.5 milionë lekë

PS, MË SHUMË SPOTE TEK ABC NEWS

PS ka transmetuar rreth 170 spote tek ABC News, mbi 100 spote tek “A1 Report” dhe News 24, 100 spote tek TV Klan dhe nën 100 spote tek Vizion plus, Ora News etj.

LSI, MË SHUMË KOHË TEK ABC NEWS

Mbi 1 orë spote televizive tek ABC News, mbi 0.6 orë te “A1 Report”, 0.6 orë te Klan TV, nga 0.5 orë tek News 24 dhe Ora News, si dhe më pak se 0.1 orë tek Top Channel.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s