Greqi, qeveria mbyll RTV publik. 2656 punonjës pa punë

Qeveria greke vendos mbylljen e Radio-Televizionit publik, ERT.

Mbyllja e ERT nxjerr pa punë menjëherë 2656 punonjës.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë greke, Simo Kedikoglu, sipas të cilit duke filluar që sonte në mesnatë radio-televizioni publik grek nuk do të transmetojë. Shkak sipas qeverisë, janë kostot e mëdha për një audiencë të vogël, shpërdorimet dhe organika e fryrë. Mbyllja e ERT nxjerr pa punë menjëherë 2656 punonjës.

Zëdhënësi i qeverisë deklaroi se mbyllja e ERT synon ristrukturimin e radios dhe televizionit publik. Sipas njoftimit, ERT do të rifillojë pas verës me një regjim të ri, që do të thotë shumë më pak punonjës.

Deri në rihapjen e tij qytetarët nuk do paguajnë taksën për RTV publik, e cila paguhej përmes faturës së energjisë elektrike. Kedikoglou tha se populli grek paguan për ERT rreth 300 milionë euro në vit.

Vendimi për mbylljen e ERT ka shkaktuar reagimin e ashpër të PASOK dhe DIMAR, të cilët kërcënojnë me largim nga qeveria. PASOK ka deklaruar se “Në një bashkëpunim trepalësh nuk mund të operohet me veprime të njëanshme”, ndërsa “E Majta Demokratike” deklaron se është pro racionalizimit, por jo për mbylljen e ERT. Nga ana tjetër SYRIZA shprehet se “ERT nuk është në pronësi të qeverisë”.

Vendimi për mbylljen e RTV publik merret teksa Trojka ka kërkuar nga qeveria greke, të plotësojë një sërë kushtesh në këmbim të këstit të ndihmës për muajin qershor. Qeveria duhet të pushojë nga puna 2000 nëpunës këtë muaj dhe 12 500 të kalojnë në rezervë deri në fund te vitit 2014.

Menjëherë pas publikimit të vendimit, punonjësit e ERT dolën në rrugë për të protestuar. “Transmetimet e televizionit publik të mbeten të hapura”, thonë punonjësit, të cilët gjithashtu paralajmërojnë protesta të vazhdueshme.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Ballkan

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s