Kasetat e montuara, Totozani mbështet Unionin e Gazetarëve

i-totozaniTIRANË – Avokati i Popullit, Igli totozani u dha mbështetjen Unionit të Gazetarëve Shqiptarë lidhur me protestën e bërë dy ditë më parë për vendimin e KQZ që mediat private mund të pranojnë nga partitë politike kasetat e tyre të montuara nga aktivitetet elektorale.

Kryetari i Unionit Aleksandër Çipa dhe drejtorja e “Shqiptarja.com”, Anila Basha kanë ngritur para Totozanit të gjitha shqetësimet që kanë ardhur nga meiat në vend pas vendimit të KQZ.

Çipa shprehu shqetësimin se këto vendime jo vetëm që cënojnë pavarësinë e informimit publik, por shkelin dhe Kushtetutën në nenet për të drejtën e informimit.

“Ne e konsiderojmë këtë një precendet të rrezikshëm, i cili rrezikon dhe dhunon drejtpërdrejti pavarësinë e Informimit prej mediave të pavarura në Shqipëri, raportimin prej reporterëve të mediave audiovizive shqiptare dhe që praktikisht që deformon misionin natyral, duke i futur partitë politike si ndërmjetëse në informimin për opinionin publik për fushatën zgjedhore.

Vendimi i KQZ-së për pranimin e kasetave të montuara nga partitë  është një precedent, i cili dhunon pavarësinë e informimit dhe deformon misionin e medias. Protestën e tij në lidhje me vendimin e KQZ, Unioni i Gazetarëve po e paraqit në institucionet shqiptare, të cilat mbrojnë Kushtetutën.

Me këtë vendim shkelen nene të Kushtetutës për të drejtën e informimit. Avokati i Popullit do të jetë një kontribut institucional në mbrojtje të Kushtetutës”, tha ai. Nga ana e tij, Avokati i Popullit, z.Igli Totozani tha se insitucioni që ai drejton do të ngrerë një grup pune për monitorimin e procesit zgjedhor.

“Në parim, ne jemi për moscënueshmërisë në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë të mundshme të lirisë së mediave. Kam ngritur një grup pune, i cili deri ditën e hënë do të përgatisë qëndrimin zyrtar të institucionit të Avokatit të Popullit.

Besoj se do të jetë një rekomandim ndaj KQZ-së, por ndoshta nuk do të jetë i vetmi mjet që do të përdorim”, tha Avokati i Popullit. Ndërkohë që vetëm dy ditë më parë, Unioni i Gazetarëve bënë protestë para dy selive të partive kryesore si dhe përpara KQZ.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s