Protesta e Unionit, Çipa: KQZ të zhbëjë vendimin për kasetat

acipa2Unioni i Gazetarëve protestoi dje para selive të KQZ-së, PS-së dhe PD-së ndaj vendimit për transmetimin e aktiviteteve të fushatës së partive nëpërmjet kasetave të gatshme. Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, apeloi për anulimin e këtij vendimi dhe të ndalimit të kësaj praktike në emër të raportimit të ndershëm e të pavarur. “Në emër të solidaritetit për një raportim të paanshëm dhe të pavarur dhe të drejtpërdrejtë nga mjedisi dhe terreni zgjedhor, Unioni i Gazetarëve proteston para KQZ, për ta anuluar këtë lloj vendimi. Për të krijuar një negocim midis editorëve shqiptarë dhe përfaqësuesve institucionalë të KQZ që kjo praktikë të ndërpritet, se është një sjellje e shëmtuar e marrëdhënies që krijohet mes dy pushteteve, midis pushtetit politik dhe atij mediatik për llogari dhe interes të elektoratit shqiptar. Ne kërkojmë si Union që ky vendim të zhbëhet, të griset për të mos pasur forcë vepruese dhe për më tepër që të mos kthehet në një praktikë të përditshme të operimit midis selive partiake dhe enteve mediatike në Shqipëri”, tha kreu i Unionit, Çipa. Protesta u zhvillua nën moton “Kasetat e partive janë censurë”. Pas kësaj proteste ka reaguar dhe zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, e cila ka theksuar se ky institucion ka nxjerrë vendimin mbi bazën e Kodit Zgjedhor. “Partive politike, të drejtën të përgatisin materiale për pasqyrimin e fushatës zgjedhore dhe këto materiale t’ia vënë në dispozicion radio-televizioneve private ua jep Kodi Zgjedhor dhe jo KQZ. KQZ me këtë vendim, në zbatim të Kodit Zgjedhor vendos vetëm disa udhëzime që garantojnë identifikimin e qartë të subjektit zgjedhor që ka përgatitur materialin për pasqyrimin e fushatës zgjedhore, si dhe garanton paanshmërinë nga ana e operatorëve radiotelevizivë privatë në pasqyrimin e fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, tha Hoxhaj.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s