KQZ urdhëron operatorët radiotelevizivë: Korrigjoni spotin e Ramës, gabim me shifrat për taksat

kqz6Florenc Drizari

Bordi i Monitorimit të Medias për reklamat në fushatë elektorale

Lleshi: Operatorët Top Channel, Tv Klan, News 24, Top news të identifikojnë qartë sasinë e lekëve për të cilat flet spoti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të urdhëronte disa operatorë radiotelevizivë kombëtarë dhe privatë që të ndërhyjnë në korrigjime shifrash, lidhur me spotin elektoral të Partisë Socialiste për uljen e taksave. Vendimi i KQZ-së edhi pas rekomandimit të anëtarëve të Bordit të Monitorimit të Medias gjatë shqyrtimit të raportit të parë të tyre.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefteri Luzi (Lleshi), tha se spoti elektoral duhet të identifikojnë qartë sasinë e lekëve për të cilat përmend duke shfaqur me titra gjatë gjithë kohës së shfaqjes së spotit, shumën e saktë zyrtare të lekut që i korrespondon. Për këtë KQZ miratoi me katër vota pro projektvendimin “Për shqyrtimin e raportit të Bordit të Monitorimit të Medias për datën 24.05.2013 deri në datën 30.5.2013”. KQZ vendosi të urdhërojë operatorët Top Channel, Tv Klan, News 24, Top news të cilët transmetojnë spotin e subjektit Partia Socialiste e Shqipërisë që ka të bëjë me uljen e taksave, të identifikojnë qartë sasinë e lekëve për të cilat spoti përmend, duke i shfaqur me titra gjatë gjithë kohës së shfaqjes së spotit shumën e saktë zyrtare të lekut që i korrespondon.

Sipas kryetares Lleshi, KQZ vendosi që të urdhërojë pesë operatorët radioteleviziv që të sqarojnë me titra shumën e saktë të spotit elektoral dhe jo bllokimin apo heqjen e tij nga transmetimi. Në spotin elektoral të PS-së thuhet se:

“Taksa e sheshte ka rrënuar shqiptarët. Një mësues paguan çdo muaj 42 mijë lekë më shumë prej taksës së sheshtë. Një polic paguan 34 mijë lekë më shumë çdo muaj po prej kësaj takse. Rama: Jo më taksë e sheshtë, por taksim i ndershëm. Ne do të ulim taksat për 95 për qind të shqiptarëve. Çdo shqiptar, i punësuar në shtet apo tek privati, do të kursejë mesatarisht 40 mijë lekë në muaj, dhe do të përfitojë një rrogë më shumë, qysh në vitin e parë të mandatit tonë falë taksimit të ndershëm”.

Ndërkaq, debatet në KQZ vazhduam mes një pjese të anëtarëve të Bordit të Monitorimit të Medias të cilët kishin mendimin se edhe spoti i Postës Shqiptare duhet të hiqet nga transmetimi i televizioneve deri në përfundim të fushatës elektorale për faktin se sipas tyre, institucionet publike nuk mund të bëjnë fushatë gjatë periudhës zgjedhore. Por një qëndrim ndryshe mbajti pjesa e shumicës së BMM-së dhe anëtarët e KQZ-së, të cilët vlerësuan se spoti i Postës Shqiptare nuk është pjesë e fushatës elektorale dhe se për transmetimin e tij, institucioni i Postës Shqiptare ka lidhur kontrata para fillimit të fushatës. Gjatë debateve mbi këtë çështje prevaloi edhe rëndësia që ka informimi i qytetarëve për shërbimet e Postës Shqiptare.

Gjithashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u përfshi në debate edhe për çështjen e pasqyrimit të fushatës elektorale nga Televizioni Publik Shqiptar. Përfaqësuesit e majtë në KQZ si dhe një pjesë e anëtarëve të Bordit të Monitorimit të Medias, akuzuan drejtuesit dhe editorët e TVSH-së se në kronikat televizive, edhe kur transmetohet pasqyrimi i fushatës elektorale i PS-së, në kronika ka një qëndrim për ti pasqyruar negativisht këto aktivitete, ndërsa e kundërta ndodh sipas tyre me pasqyrimin e fushatës së demokratëve.

Kronikat e montuara, KQZ: Nuk i detyrojmë ne operatorët, por Kodi Zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me anë të një deklarate për mediat sqaroi dje në lidhje me “keqkuptimet” për transmetimin e materialeve të përgatitura nga subjektet politike. Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, tha se KQZ ka zbatuar Kodin Zgjedhor dhe nuk detyron asnjë operator radioteleviziv të transmetojë materiale të përgatitura nga vetë partitë. “KQZ, referuar nga keqinterpretimet e bëra për vendimin e së nr. 503 të datës 3.6.2013, sqaron opinionin publik se vendimin “Për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në radio/televizionet private, bazuar në materialet e vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 23 qQershor 2013” e ka marrë në përputhje me Kodin Zgjedhor. KQZ në mënyrë eksplicite ka cituar pikën 1 të nenit 84 të Kodit Zgjedhor. Neni 84, pika 1, parashikon se informacionet mbi aktivitetin e fushatës zgjedhore, që përgatiten dhe transmetohen në edicionet informative, bazuar në materialet e vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore duhet te identifikohen qartë në përputhje me disa udhëzime të KQZ-së.

KQZ me vendimin nr. 503, datë 3.6.2013, ka zbatuar detyrimin qe kodi zgjedhor i ngarkon për të nxjerr udhëzime në lidhje me mënyrën se si subjektet zgjedhore duhet të përgatisin materialet për informacionin e fushatës zgjedhor, të cilat ja vënë në dispozicion operatorëve radiotelevizive private.

Partive politike të drejtën të përgatisin materiale për pasqyrimin e fushatës zgjedhore dhe këto materiale t’ia vënë në dispozicion radiotelevizioneve private ua jep Kodi Zgjedhor dhe jo KQZ”, – thuhet në njoftim.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s