Gazetarët, në protestë kundër vendimit të KQZ për kasetat e montuara

Unioni i Gazetarëve ka protestuar dje para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kundër vendimit të këtij institucioni për pranimin e kasetave të montuara nga partitë politike. Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, apeloi të anulohet ky vendim e të ndalohet kjo praktikë në emër të raportimit të ndershëm e të pavarur.“Në emër të solidaritetit për një raportim të paanshëm dhe të pavarur dhe të drejtpërdrejtë nga mjedisi dhe terreni zgjedhor Unioni i Gazetarëve proteston para KQZ, për ta anuluar këtë lloj vendimi. Për të krijuar një negocim midis editorëve shqiptarë dhe përfaqësuesve institucionalë të KQZ që kjo praktikë të ndërpritet, se është një sjellje e shëmtuar e marrëdhënies që krijohet mes dy pushteteve, midis pushtetit politik dhe atij mediatik për llogari dhe interes të elektoratit shqiptar. Në emër të gazetarëve Çipa kërkoi që vendimi të mos hyj në fuqi. “Ne kërkojmë si Union që ky vendim të zhbëhet, të griset për të mos pasur forcë vepruese dhe për më tepër që të mos kthehet në një praktikë të përditshme të operimit midis selive partiake dhe enteve mediatike në Shqipëri”, tha kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa. Pak ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi me 4 vota pro që operatorët televiziv gjatë fushatës elektorale të përdornin materialet e montuara nga selitë e partive. “Në rast se operatori refuzon të transmetojë materialet e përgatitura nga vetë subjekti zgjedhor, operatori njofton menjëherë dhe ia vë në dispozicion menjëherë Bordit të Monitorimit të Medias këto materiale për t’i verifikuar. Bordi i monitorimit të Medias vlerëson materialin dhe i propozon raportin përkatës për miratim KQZ-së brenda 12 orëve. BMM nëse vlerëson se materiali plotëson kriteret teknike i propozon KQZ-së transmetimin e materialit nga operatori, në përputhje me rregullat e Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Sot

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s