KE: Liria e medias është e rëndësishme, po shqyrtojmë ligjshmërinë e vendimit të KQZ

ke1Ndaj vendimit të KQZ që mediat të pasqyrojnë fushatën vetëm përmes kasetave të ofruara nga partitë politike ka reaguar edhe Komisioni Europian, përmes zëdhënësit të komisionerit Shtefan Fyle.

Në një intervistë për Top Channel, Peter Stano tha se Komisioni Europian po shqyrton në detaje vendimin e KQZ-së dhe kujtoi se liria e medias është një prej vlerave dhe parimeve bazë të Bashkimit Europian, e cila duhet të garantohet dhe jo të kufizohet.

TCH: Cili është qëndrimi juaj mbi vendimin e KQZ për të detyruar mediat që të transmetojnë kasetat e gatshme të partive politike për fushatë zgjedhore?

Peter Stano: “Ne jemi në dijeni të këtij vendimi të KQZ-së dhe gjithashtu për reagimin nga shoqata e gazetarëve në Shqipëri. Aktualisht ne po shqyrtojmë detajet e këtij vendimi, për të parë se a përputhet ai me masat për të garantuar lirinë e medias në vend, si dhe sa përputhet me standartet dhe parimet në këtë fushë”.

TCH: A është ky vendim në përputhje me standartet e medias dhe mbi të gjitha me vetë rolin e KQZ-së dhe pritshmëritë e BE-së për mirëfuksionimin e institucioneve demokratike, një prej kushteve për statusin kandidat?

Peter Stano: “Ne e kuptojmë mirë ndjeshmërinë e situatës, veçanërisht në këto momente të fushatës zgjedhore. Kur flasim për lirinë e medias, ajo që është e rëndësishme për ne është që të garantohet se në çdo kohë dhe posaçërisht para zgjedhjeve, mediat të mund të veprojnë të lira, pa asnjë lloj ndërhyrjeje. Por siç e thash, ne po e shqyrtojmë vendimin e KQZ-së në detaje, për të parë a përputhet apo jo me rregullat standard”.

TCH: A duhet të paguajë media “çmimin” e pavarësisë nëpërmjet gjobave të një institucioni të ashtuquajtur të pavarur?

Peter Stano: “Nga pikëpamja e Bashkimit Europian në përgjithësi, është e rëndësishme që media të mund të veprojë e lirë. Liria e medias është një prej vlerave dhe një prej parimeve të Bashkimit Europian dhe është edhe pjesë e procesit të integrimit që pasqyrohet ç‘do vit në raportet e progresit, për të gjitha vendet e këtij procesi. Vetëm pas pak ditësh do të ketë një konferencë të posaçme kushtuar lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes në vendet e Ballkanit dhe në Turqi, e këto çështje do të diskutohen gjithashtu edhe aty. Mendoj se po i kushtojmë mjaft vëmendje dhe po përpiqemi të ngulisim tek partnerët tanë mesazhin se sa e rëndësishme është që të sigurojnë se media po vepron në një klimë lirie, dhe që liria e medias dhe liria e shprehjes të garantohet, dhe jo të kufizohet”. (Përgatiti: Arta Tozaj)

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s