Kasetat e partive, Lleshi: Është vendim i partive, jo i KQZ

kqz3Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Lleshi, deklaroi dje se vendimi i marrë pak ditë më parë që detyron televizionet private të pranojnë kasetat e përgatitura në selitë e partive, është i zbatuar në Kodin Zgjedhor. Lleshi tha dje se KQZ ka zbatuar në çdo pikë nenin 84 të Kodit Zgjedhor, që është miratuar me konsensus nga PD dhe PS. Kryetarja e KQZ-së shtoi se vetë partitë politike kanë vendosur në Kod që mediat të detyrohen të pasqyrojnë aktivitetet e tyre me materiale të cilat i vihen në dispozicion nga këto parti. “Vendimmarrja e KQZ-së është e bazuar në Kodin Zgjedhor dhe, i cituar nen për nen nga ky Kod, që është një produkt i prodhuar nga partitë politike. Kanë qenë këto parti politike që me konsensus të plotë kanë kaluar ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe, ajo që është relatuar në vendim nga KQZ ka qenë posaçërisht neni 84 dhe konkretisht, që thotë se: “Informacionet mbi aktivitete të fushatës zgjedhore, që përgatiten dhe transmetohen në edicionet informative, bazuar në materiale të vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore”, theksoi Lleshi.
Për vendimin e KQZ-së ka reaguar dje dhe Peter Stano, zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin Stefan Fyle, i cili tha për TCH se Komisioni Europian po shqyrton në detaje vendimin e KQZ-së dhe kujtoi se liria e medias është një prej vlerave dhe parimeve bazë të BE, e cila duhet të garantohet dhe jo të kufizohet. “Aktualisht ne po shqyrtojmë detajet e këtij vendimi, për të parë se a përputhet ai me masat për të garantuar lirinë e medias në vend, si dhe sa përputhet me standardet dhe parimet në këtë fushë”, tha dje Peter Stano. KQZ shqyrtoi dje raportin e parë të Bordit të Monitorimit të Medias, sipas të cilit evidentohet fakti se televizioni më i balancuar gjatë pasqyrimit të fushatës është “News 24”. Ndryshe nga mediat e tjera informative, “News 24” ka ruajtur balancën në dhënin e kohës së barabartë të dy koalicioneve kryesore dhe partitë që garojnë të vetme, për këtë arsye, “News 24” nuk është renditur në listën e mediave që do të detyrohen nga KQZ për të kompensuar kohën televizive në favor të njërit apo tjetrit subjekt.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s