Fushata, monitorimi i RTV: Më mirë në Tiranë, më keq lokalet

kqz4TIRANË – Raporti i Bordit të Monitorimit të Medias, i cili u lexua në mbledhjen e KQZ-së nga përfaqësuesi i Bordit të Monitorimit të Medias, theksoi se nga data 24 maj, kur ka filluar fushata e deri më 30 maj, rezulton se puna e bordit përgjithësisht ka qenë efektive, por nga analizat e përditshme ditore të bordit, rezultoi se disa operatorë duhet të bëjnë plotësimet e nevojshme sipas Kodit Zgjedhor.

Bordi vërejti se përgjithësisht janë respektuar minutazhet e vëna në dispozicion, por ka minuta për t’u plotësuar nga thuajse gjithë televizionet e mëdha në vend. Më shumë probleme janë vënë re te operatorët radio-televizivë të rretheve.

Edicionet informative

Duke parë edicionin informativ, spotet televizive dhe minutazhin e debateve, Bordi vendosi që, Televizioni Publik Shqiptar të kompensojë Aleancën e Shqipërisë Europiane me 25 min, Top Channel të kompensojë APMI me 15 minuta, TV Klan të kompensojë në favor të ASHE  58 minuta, Vizion Plus në favor të AShE 20 minuta, Oras News të kompensojë në favor të APMI 41 minuta, Top Albania Radio në favor të APMI 19 minuta, etj.

Televizioni “A1 Report” nuk u përmend si një televizion “i detyruar të kompensojë minutat”, kështu që kjo nënkupton balancimin e kohës në edicionin informativ të këtij televizioni ndaj aleancave dhe partive të ndryshme politike në këtë fushatë zgjedhore.

KQZ nuk ka marrë në konsideratë rastet kur mungesat kanë qenë nën 5 minuta.

Bordi konstaton se të gjitha mediat audio-vizive nuk kanër respektuar nenin 81 pika 1 dhe nenin 84 pika 2 lidhur me kohën, që duhet të përfitojnë partitë parlamentare, të cilat kanë marrë deri në 20% të vendeve në Kuvend krahasuar me partitë parlamentare, që kanë marrë më shumë se 20 për qind të vendeve në Kuvend. BMM propozon që televizionet të kompensojnë kohën televizive për partitë me deri në 20% të vendeve në Kuvend.

Specialet dhe debatet

Bordi i Monitorimit të Mediave shqyrtoi pasqyrimin emisioneve speciale të transmetuara nga mediat audio-vizive po nga data 24.05.2013 deri më 30.05.2013. Nga shkeljet e para, BMM i propozon KQZ t’u kërkojë operatorëve këto balancime.

TVSH të kompensojë ASHE me 33 minuta.

UTV të kompensojë ASHE me 488 minuta.
Top Channel të kompensojë ASHE me 105 minuta
Top News të kompensojë APMI me 8 minuta.

“Ora News” të kompensojë ASHE me 75 mninuta.

“ABC News” të kompensojë ASHE me 195 minuta.

“A1 Report” të komepensojë APMI me 177 minuta.

“Vizion Plus” të kompensojë APMI me 113 minuta.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s