KQZ: Televizionet të pranojnë kasetat e partive ose gjobiten

kqz1Televizionet private dhe radiot do të jenë të detyruara që të transmetojnë gjatë fushatës zgjedhore materialet filmike apo audio të përgatitura nga partitë politike.  Dje, KQZ miratoi me katër vota pro vendimin që detyron operatorët radiotelevizivë të pranojnë kasetat e përgatitura nga forcat politike, ose në të kundërt do të gjobiten. Në Kodin Zgjedhor, i miratuar me konsensus nga PD dhe PS, thuhet se operatorët radiotelevizivë, në rast se nuk respektojnë minutazhin politik gjatë edicioneve informative, mund të gjobiten nga KQZ deri në 3 milionë lekë të rinj për operatorët kombëtare dhe 1.5 milionë lekë për operatorët vendorë. Këto gjoba që vendosen nga KQZ kthehen në tituj ekzekutivë dhe zbatohen nga Përmbarimi. “Ankimi ndaj vendimit nuk pezullon ekzekutimin e tij. Në rast përsëritjeje të shkeljes, KQZ-ja urdhëron KKRT-në të bëjë bllokimin e transmetimit të operatorit radioteleviziv për 48 orë. Bllokimi vendoset jo më vonë se ora 18:00 e ditës pasardhëse”, thuhet në Kodin Elektoral. Në vendimin e miratuar dje nga KQZ caktohet si kriter që materialet filmike të montuara nga subjektet politike që do t’u jepen televizioneve dhe si kriter kërkohet që të evidentohet qartë logoja e partisë. “Materialet që përgatiten nga subjektet zgjedhore dhe i dorëzohet operatorit për transmetim, duhet të jenë në përputhje me Kodin Zgjedhor”, thuhet në vendimin e miratuar nga KQZ.

Debati

Miratimi i këtij vendimi me shumicë të thjeshtë votash ngjalli debate në mbledhjen e KQZ-së. Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj, tha se KQZ duhet të miratonte një akt normativ për ta rregulluar punën e operatorëve televizivë, që kërkon 5 vota.  Gjonçaj tha se televizionet nuk duhet të detyrohen të pranojnë kasetat e partive. “Ligji detyron KQZ-në që të hartojë një udhëzim dhe ta miratojë, dhe që ta miratojë atë i duhen 5 vota dhe KQZ është në pamundësinë e saj, e këtë ju duhet ta thoni”, tha juristi i PS-së. Ndërsa juristi i PD-së, Niazi Kosovrasti, tha se edhe socialistët kanë dhënë dakordësi që operatorëve t’u shërbehen materialet e gatshme nga partitë politike. “Subjekti ia çon operatorit dhe ai në edicionin informativ është i detyruar të transmetojë atë që i çon subjekti. Kështu e kanë thënë të dyja partitë në Parlament dhe kështu e kanë vendosur”, tha Kosovrasti, i cili shtoi më tej se “jo çdo udhëzim duhet të miratohet me 5 vota”. Ndërkaq, anëtari i KQZ Osman Hysenaj tha se PS duhet të sjellë anëtarët e larguar dhe mos t’i bëjë presion KQZ-së për mungesën e numrave. Nga ana tjetër, juristi i PS-së tha se KQZ nëse është në pamundësi, t’i drejtohet Kuvendit me shkresë, në mënyrë që të merren masa për riformatimin e këtij institucioni. Ndërsa kryetarja e KQZ-së tha se “Ne jemi në ushtrimin e detyrës dhe po miratojmë aktet. Dhe në qoftë se juve ju intereson, çoni propozimet pranë partisë që ju intereson e ata të propozojnë pranë Kuvendit anëtarët e tjerë dhe t’i sjellin”.

Miratohet fondi për partitë politike, PS merr më shumë se PD.

Debati në KQZ, Shtjefni Salianjit: Mbylle gojën, mistrec!

KQZ miratoi dje me katër vota pro shpërndarjen e fondeve paradhënie për subjektet zgjedhore që do të garojnë më 23 qershor. Vendimi i KQZ-së i jep Partisë Socialiste 1 milion lekë më shumë se PD-së. Sipas tabelës së shpërndarjes së fondeve, PS do të marrë në total rreth 26 milionë lekë të rinj fonde për fushatën, ndërsa Partia Demokratike do të përfitojë nga buxheti i shtetit 25 milionë lekë të rinj. Partia e tretë renditet LSI-ja, që do të përfitojë rreth 3 milionë lekë të rinj. Ndërsa pas saj vjen PR-ja që do të marrë 1.3 milionë lekë. Mbledhja e KQZ-së shënoi dje dhe një përplasje midis anëtares Vera Shtjefni dhe përfaqësuesit të PS-së, Eridjan Salianji, për dekretin e Presidentit. Shtjefni tha se dekreti i Presidentit nuk duhet të diskutohet nga askush, kurse juristi i PS-së ka ironizuar me faktin se bashkëshorti i saj është anëtar i KLD-së, duke thënë se nuk ishte në mbledhjen e KLD-së. Kjo deklaratë ngjallin reagimin e anëtares, e cila i tha juristit të PS-së: “Mbylle gojën, ore mistrec”.

FATION BINJAKU

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s