Bumerangu mediatik i analistëve

Dr. Etleva Smaçi

-Në  Fjalorin e Shqipes së Sotme, (fq 153), për fjalën bumerang gjenden dy shpjegime. Shpjegimi i parë lidhet me origjinën e fjalës, përdorimin e saj për një vegël druri në fiset australiane, që ka cilësinë e përdredhjes në ajër dhe kthimin përsëri në vendin ku është hedhur.Por prej kohësh fjala ka marrë një tjetër kuptim, që lidhet përgjithësisht me aktin e komunikimit dhe veprimit dhe lidh goditjen me fjalën  apo veprën e një personi të caktuar dhe kthimi përsëri te ai (mund të jetë më tepër se një i tillë). Pikërisht një nga perceptimet e para që kam pasur pas përfundimit të  procesit zgjedhor, rezultateve të tij dhe komentimit të tyre ishte pikërisht ky: Pushteti mediatik i analistëve dhe opinionistëve ndodhet përpara një bumerangu. Të përqëndruar masivisht, në idetë e tyre jo thjesht individualiste, se këtu s’do të kishte asgjë të keqe, por në idetë e fabrikuara në selitë e partive pjesëmarrëse në garë, shumë kohë përpara se populli të jepte verdiktin, ata pothuajse kishin arritur të ndanin mandatet, ndoshta edhe kishin projektuar qeverinë e ardhshme, kishin ndërtuar edhe skaletën e programit për datën 24 Qershor. Vazhdoni leximin

Advertisements

Gazetarët, këta “injorantë” të gjithëditur

skica1Adriano Amati

Gazetarët flasin për gjithçka. Por për gazetarët kush flet? Ngaqë për vite ma radhë kam qenë një prej tyre, më bie barra të vë kësisoj në dukje disa prej tipareve të sotme të atyre që merren me këtë profesion të nderuar, nderi i të cilit është nëpërkëmbur dhe përbaltur shpesh prej vetë gazetarëve.

E di, tanimë edhe kritika është e pamjaftueshme.

Por nëse është ende e vërtetë se autokritika, qoftë dhe forma më ironike e saj, mbetet një nga elementet e rëndësishëm të unit shoqëror të një individi, mendoj se më shumë arsye për ta bërë këtë duhet të ketë autokritikë në kohën tonë është vetë gazetari.  Vazhdoni leximin

RTCG diskriminon shqiptarët

Albinot Maloku

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në një intervistë të para disa kohe tek “Bugajski Hour” pati thënë se “Harmonia multietnike dhe stabiliteti në Mal të Zi nuk u vunë asnjëherë në dyshim”, për të vazhduar se me kujdes “jemi duke shikuar në zgjidhjen e problemeve që mund të kenë pakicat, edhe ajo shqiptare”. Ajo çfarë foli KM Gjukanoviq në atë emision tek Janusz Bugajski ishte tentim për të fshehur problemet e thella që kanë shqiptarët në Mal të Zi, por edhe komunitetet e tjera etnike.

Ballafaqimet e shqiptarëve në Mal të Zi përfshijnë shumë segmente të jetës së tyre atje, e që këto ballafaqime vinë sa si produkt i dobësisë për të vepruar të klasës politike shqiptare atje, e sa nga politikat e shpërfaqura diskriminuese ndaj shqiptarëve nga ana e Podgoricës zyrtare. Vazhdoni leximin

Vrima në ekran ose fundi i “Berishës mediatik”

Ardian Vehbiu

Ca kohë më parë, kryeministri i atëhershëm Berisha vendosi t’i bënte mbledhjet e qeverisë të hapura për publikun, kinse në emër të transparencës.

Pishaku pat shkruar atëherë për këtë dukuri, duke vënë në dukje si një nismë e marrë për të shtuar transparencën, në fakt e shndërronte veprimtarinë e qeverisë në teatër.

Ministrat nuk komunikonin mes tyre dhe me shefin e tyre, por luanin për kamerat; dhe kryeaktori ishte Berisha vetë, i cili e kish zëvendësuar ushtrimin e detyrës së përditshme të kryeministrit me një performance act. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Dita

Një ftesë për Tarifën: Analyse This

a-lelaAlfred Lela

Republika e Katërt, e cila pritet të konturohet në Shqipëri në fillim të shtatorit, kur të mblidhet Kuvendi i ri, të formohet qeveria etj, duket se po paraprihet nga një revansh i cili mund të jetë frustrim ideologjik, politik, kulturor ose personal. Një shtjellë e kësaj shihet në ditët pas 24 qershorit, kur fitorja e së majtës filloi të formësohej, te reagimet e forta, përçmuese, tëhuajëzuese, zhbërëse ndaj atyre që ashtuquhen, vetëquhen apo janë analistë politikë.

Në shumicë, ky zemërim është derdhur nga psika e tekste anonimësh të internetit, të cilët me sa duket pjesëmarrjen e të tjerëve e përbuzin pikërisht prej paguximit të vet për të marrë pjesë. I gjen këta dallkaukë të virtualitetit sajt më sajt e degë më degë, duke e mbjellë verbërinë e zemërimit të tyre, sikur duan të shartojnë shejtanin që kanë brenda me botën jashtë tyre. Vazhdoni leximin