Bledar Abdullai, Gjyqtari i PD që vuri gjobën edhe ndaj TCH

b-abdullaiGjyqtari që ka dhënë vendimin për pagesën e 75 mijë eurove ministrit Olldashi sapo ka mbaruar një gjyq tjetër, duke gjobitur deputetin e PS Taulant Balla për shpifje ndaj ministrit Genc Pollo.

Po kështu, ai po gjykon kërkesën për dëmshpërblim për burgim të padrejtë më 1998 nga ish-bodigardi i Azem Hajdarit, sikurse ka qenë edhe një ndër ata që i dhanë të drejtë Ylli Pangos që i kërkoi gjobë Top Channel-it.

Abdullai disa vjet më parë është hetuar nga ministria e Drejtësisë për përfshirje në lirimin e një të burgosuri, të dënuar për marrëdhënie seksuale më dhunë me të mitur dhe rrëmbim personi. Po kështu, ai ka hyrë edhe në një konflikt pronësie me një nga komunitetet fetare në vend.

Premtimi, Berisha: Asnjë padi gazetarëve!

Sa të jem unë në qeveri, asnjë gazetar nuk do të paraqitet në gjyq, as i akuzuar për faje civile, as për faje penale. Ka deklaruar kështu kryeministri Sali Berisha me të ardhur në pushtet, në vitin 2005. Në takimin e parë të zhvilluar me gazetarët në Kryeministri, ai ka theksuar se “qeveria do të mbajë në nivelet më të larta të mundshme standardet e respektimit të medias së lirë. Përsa kohë do të jem unë në krye të qeverisë, nuk do të ketë asnjë gazetar të paditur dhe të gjykuar”. Berisha shtoi se ky është një standard i vendosur nga kjo mazhorancë që në fillim dhe nuk do të ndryshojë.

Madje, edhe pas ngjarjeve të 21 janarit 2011, kur u bë një kërkesë nga komisioni hetimor parlamentar për marrjen e tabulateve të katër gazetarëve, të dyshuar si “puçistë”, Berisha theksoi se kjo është një kërkesë që nuk lidhet direkt me profesionin e tyre. “Nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë kufizim në ushtrimin e këtyre lirive. Nuk ka pasur dhe s’do ketë asnjë proces ndaj medias së lirë dhe të pavarur. Dua të theksoj atë që theksoi komisioni parlamentar, që një hetim parlamentar për 3-4 gazetarë nuk ka lidhje me gazetarinë e tyre. Por ka lidhje me implikimin e tyre në urdhra direke të dhunës dhe të puçit dhe veprime të tjera që do t’i bëhen të ditura publikut. Sa të jemi në pushtet nuk do të ketë asnjë padi dhe gjykim ndaj gazetarëve”, përsëriti Berisha më 2 shkurt 2011.

E njejta deklaratë është bërë edhe në fillim të vitit 2012, në takimin me përfaqësues të medias. “Kjo administratë, nën drejtimin e kësaj qeverie, nuk do të ngrejë asnjë proces të vetëm penal apo civil ndaj fjalës së lirë”, u shpreh Berisha në një pritje koktej për gazetarët, botuesit e drejtuesit e medias në vend, për t’u uruar fillimin e vitit 2012.

“Në këtë kontekst, roli juaj si kalorës të fjalës së lirë, roli i medias në këtë vend, që, me gjithë vështirësitë që njohin, kanë nxjerrë Shqipërinë nga censura, – uroj një herë e përgjithmonë – është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Duke ju garantuar se do të bëjmë gjithçka, në mënyrë që fjala juaj, me peshën e saj e në interesin publik, të dëgjohet gjithnjë e më shumë nga autoritetet e këtij vendi, do të bëjmë gjithçka që liria e fjalës të mund të konsolidohet si liri e pacenueshme në këtë vend”, u shpreh Berisha.

Ndërkohë që ai përsëriste kaq herë një premtim të tillë, procesi gjyqësor ndaj Bollinos, Bashës e Muratit kishte filluar dhe vijonte normalisht dhe tashmë ky proces ka përfunduar me një gjobë marramendëse. Mos do të thotë kjo se Sokol Olldashi nuk respekton një angazhim publik e solemn të kreut të qeverisë, ku bën pjesë? Apo do të thotë që ato çka shqipton Berisha thuhen vetëm si slogane, për të mos u respektuar?

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s