Padi 75 mijë gazetarit Bollino

Topi: Berisha po godet kurajozët

TIRANE – Drejtësia shqiptare godet me vendime skandaloze shtypin e lirë, pak ditë para votimeve. Gjykatësi Bledar Abdullai i Gjykatës së Tiranës ka dënuar drejtorin e gazetës italiane “La Gazzetta del Mezzogiorno”, Carlo Bollino, që t’i paguajë një dëmshpërblim, për dëm jopasuror, ministrit Sokol Olldashi, në shifrën 75.000 euro. Faji? Asnjë.

Në fakt, dënimi i referohet një artikulli të publikuar në 24 mars 2011 nga e përditshmja “Gazeta Shqiptare”. Artikulli ishte shkruar nga gazetarë të tjerë dhe drejtor i gazetës (që thirret në gjykatë për raste të tilla) ishte gazetarja Anila Basha. Gjykata ka proceduar edhe ndaj Anila Bashës dhe kryeredaktorit të “Gazetës Shqiptare”, Erl Muratit, por, për fat, për ta nuk ka dhënë asnjë dënim për faj: I ka detyruar vetëm të publikojnë një përgënjeshtrim të shkrimit. Dëmet i janë kërkuar Carlo Bollino-s. Vazhdoni leximin

Advertisements

Bledar Abdullai, Gjyqtari i PD që vuri gjobën edhe ndaj TCH

b-abdullaiGjyqtari që ka dhënë vendimin për pagesën e 75 mijë eurove ministrit Olldashi sapo ka mbaruar një gjyq tjetër, duke gjobitur deputetin e PS Taulant Balla për shpifje ndaj ministrit Genc Pollo.

Po kështu, ai po gjykon kërkesën për dëmshpërblim për burgim të padrejtë më 1998 nga ish-bodigardi i Azem Hajdarit, sikurse ka qenë edhe një ndër ata që i dhanë të drejtë Ylli Pangos që i kërkoi gjobë Top Channel-it.

Abdullai disa vjet më parë është hetuar nga ministria e Drejtësisë për përfshirje në lirimin e një të burgosuri, të dënuar për marrëdhënie seksuale më dhunë me të mitur dhe rrëmbim personi. Po kështu, ai ka hyrë edhe në një konflikt pronësie me një nga komunitetet fetare në vend. Vazhdoni leximin

Çfarë çmimi ka shtypi i lirë?

Brendan O’Neill

Janë kohëra thellësisht shqetësuese për lirinë e shtypit. Më 7 korrik, News of the World, një gazetë 168-vjeçare, që mund të krenohej me 7.5 milionë lexues të dielave, pushoi së foluri. U mbyll prej pronarit të saj, Rupert Murdoch, por nën presionin e një hetimi të paepur nga Guardian për përgjimet e telefonave dhe një fushatë në Twitter për t’i bindur korporatat e mëdha që të hiqnin reklamat nga tabloidi kryesor i Murdoch.

Një ditë më pas, Kryeministri David Cameron premtoi ta pastronte shtypin. Në dukje, duke harruar që është media që supozohet të hetojë qeverinë, dhe jo e kundërta, deklaroi që do ngrinte një hetim për të shqyrtuar standardet, etikën dhe sjelljen e shtypit. Do shohë edhe ngritjen e një organi rregullator me “më shumë dhëmbë” – që do të thotë të kafshojë më shumë – sesa Komisioni për Ankesat për Shtypin. Vazhdoni leximin